Home » Lajme, Vendore » MARRËVESHJA PAQËSORE E BRUKSELIT

MARRËVESHJA PAQËSORE E BRUKSELIT

Lidhur me marrëveshjen historike të arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës  dhe Shqipërisë, me ndërmjetësimin  e bashkësisë  ndërkombëtare, Nexhmedin Saqipi lider i Partisë Demokratike Kombëtare thotë: “Kjo është Marrëveshja më e madhe e cila është arrit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës  në rrugëtimin e Demokracisë për ndërtimin e paqes  në këtë pjesë  të Evropës”.  Në vazhdim, ai, shtoi se “me këtë populli serbë dhe shqiptar kanë marrë një barrë të rëndë, para faktorit ndërkombëtar për ta stabilizuar  rajonin. Në se serbët dhe shqiptarët, nuk e mbajnë premtimin  e marrëveshjes atëherë  përgjegjësia na takon neve. Ne jemi ata që duhet ta implementojmë këtë marrëveshje e  jo  Brukseli, as  Evropa“, theksoi Nexhmedin Saqipi. Ai, gjithashtu  i shpreh mirënjohje baroneshës  Eshton, BE-së dhe gjithë faktorit ndërkombëtare dhe atyre qe kanë kontribuar për këtë që kanë pasur durim mi ulë  në bisedime dhe ne fund  me i bind  së duhet të jetojnë këto popuj në paqe. Në se nuk i besojmë  SHBA-ve, BE-së dhe në NATO-s,  qendrat kryesore të vendosjes së vlerave demokratike, kujt atëherë duhet t’i besohet ?!”, deklaroi Saqipi.

 

Sipas burimeve të Agjencisë së lajmeve “Tërnoci press”,  Nexhmedin Saqipi, më 24  prill, ka vendosur të tërhiqet nga politika. Ky vendim vjen me rastin e përvjetorit të 6-të, të themelimit të partisë, në krye të së cilës qëndroi për kaq vjet, duke marrë pjesë aktive në të gjitha proceset për ngritjen dhe afirmimin e çështjes shqiptare jo vetëm në rajonin e Preshevë Bujanocit dhe Medvegjës,  por edhe më gjerë. Sipas të njëjtave burime, Nexhmedin Saqipi, do t’i kthehet Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe  Medvegjë, nga  e cila  është tërhequr, më 24 prill 2006, me qëllim të pjesëmrrjes së tij  në jetën Politike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch