Home » Lajme » Marrëveshja “xhentëlmene” mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë ka bërë që Beogradi t`i njoftojë grupet radikale në Serbi

Marrëveshja “xhentëlmene” mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë ka bërë që Beogradi t`i njoftojë grupet radikale në Serbi

Mes të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë është arritur një marrëveshje, e cila konsiston moslejimin e konfliktit në Veri, gjatë procesit të zgjedhjeve në Serbi. Marrëveshja, sipas burimeve ndërkombëtare, por të konfirmuara edhe nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës, ka ardhur pas njoftimeve se strukturat ilegale në Veri, që janë linja të partive radikale serbe, kanë planifikuar ndezjen e një konflikti ndëretnik, që do të çonte tek avancimi i pozitës së tyre në dialogun për Veriun, që është paralajmëruar të nisë në vjeshtë. “Nëse marsi i vitit 2004 ka shpejtuar adresimin e statusit të Kosovës, por edhe ka krijuar në një farë forme Ahtisaarin, trazirat në Veri do të shpejtonin një statut për Veriun që do të nënkuptonte shumë koncesione për Kosovën”, ka thënë në kushte anonimati një zyrtar i lartë institucioneve të Kosovës. Sipas këtij zyrtari, konflikti ndëretnik do të avanconte strukturat paralele dhe do të çonte edhe deri te ndarja. Respektimi i marrëveshjes “xhentëlmene”, ka bërë që Beogradi t`i njoftojë grupet radikale në Serbi se nëse udhëtojnë për në Kosovë do të arrestohen nga xhandarmëria, ndërkaq që institucionet e Kosovës nuk kanë dërguar njësitë speciale të policisë edhe pas incidenteve të fundit.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch