Home » Lajme » Marrëveshje për Koalicion Parazgjedhor mes Partisë Socialiste dhe Aleancës Popullore

Marrëveshje për Koalicion Parazgjedhor mes Partisë Socialiste dhe Aleancës Popullore

Me vullnetin dhe dëshirën për një ndryshim thelbësor në qeverisjen e vendit dhe të mbrojtjes së promovimit të interesave të popullit shqiptar e të grupimeve të ndryshme të tij, në vështrim të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit 2013, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Aleanca Popullore bien dakort për përmbylljen e një koalicioni parazgjedhor.

Si bazë e këtij koalicioni për Aleancën Popullore janë angazhimi programor i Partisë Socialiste për zgjidhjen e cështjes çame në bazë të akteve ndërkombëtare dhe të zhvillimit pozitiv e pa hije të marrëdhënieve me shtetin fqinj grek.

Në mënyrë të veçantë, në bazë të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes Partisë Socialiste të Shqipërisë  dhe Aleancës Popullore:

  1. PS angazhohet për ta kthyer çështjen e pazgjidhur të popullsisë shqiptare me origjinë çame në një çështje kombëtare e politike që do të jetë në vëmendjen e vazhdueshme të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
  2. PS angazhohet gjithashtu që qeveria e koalicionit fitues do të raportojë rregullisht përpara Kuvendit të Shqipërisë për hapat politike dhe diplomatike të ndërmarra në funksion të zgjidhjes progresive te problemit Çam.
  3. Me anë të kësaj marrëveshjeje PS angazhohet të materializojë projekt-rezolutën e propozuar dhe publikuar së fundmi prej saj mbi çështjen çame, duke e përcjellë për miratim në Kuvend brenda vitit të parë të qeverisjes.
  4. Të dy palët bien dakort që qeveria e ardhëshme do të angazhohet në gjetjen e një zgjidhje me shtetin Grek  për të eliminuar pengesat që hasin qytetarët shqiptarë me origjinë çame për të qarkulluar lirisht në territorin grek, bazuar në rregullat dhe parimet e qarkullimit të lirë të vendosura nga BE.
  5. Të dy palët ranë dakort të çojnë përpara çështjen çame mbështetur në parimet e të drejtës ndërkombetare dhe vlerat e fqinjësisë së mirë, duke ndarë qartë e me dinjitet kombëtar objektivin e zgjidhjes së çështjes çame nga konsumi banal dhe shumë i dëmshem i saj për interesat dritëshkurtra korruptive të politikës së ditës.
  6. Aleanca Popullore, si përfaqësuese e komunitetit çam, angazhohet të koordinojë veprimet e saj me Partinë Socialiste në funksion të arritjes së një rezultati maksimal gjatë zgjedhjeve dhe në qeverisjen e ardhshme në interes të popullit shqiptar dhe të integrimit europian.

 

 

Partia Socialiste e Shqipërisë                                                

Edi RAMA

 

Aleanca Popullore

Artur DOJAKA

 

Tiranë, më …. Prill 2013

————————————————–

Deklarata e Kryetarit te Aleances Popullore, z. Artur Dojaka gjate nenshkrimit te marreveshjes me PS

 

Jemi këtu pas konsultimesh të njëpasnjëshme me Komunitetin Cam dhe mbarë shqiptarët e kudondodhur që e mbështesin Kauzën Came.

Jemi këtu sepse gëzojmë mbështetjen e faktorit ndërkombetar për ta zgjidhur drejt Cështjen Came, ashtu si e kërkon e drejta ndërkombëtare e lirive të njeriut.

Jemi këtu si përfaqësues të Komunitetit Cam, për të shprehur qartë distancimin tonë nga uzurpatorët e PDIU me në krye Shpetim Idrizin të cilët e kembyen Kauzen tonë me drejtori matrapazesh dhe për tendera te korruptuar.

Në emër të Aleancës Popullore të drejtuar nga Lëvizja Came falenderojmë Partine Socialiste dhe Kryetarin e saj Z. Edi Rama për vleresimin që po i ben Cështjes Came duke ftuar në Koalicionin fitues të zgjedhjeve të 23Qershorit, Aleancën Popullore si një parti pa ngjyrim politik, por si një parti gjithëperfshirëse mbare popullore.

Me pjesëmarrjen tonë në Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe daljen fitues në zgjedhjet e Qershorit, garantojmë jo vetëm Komunitetin Cam por mbarë opinionin publik brenda dhe jashteë vendit se pas Qershorit i vjen fundi korrupsionit varfërues të ushtruar nga Shpëtim Idrizi me shokë.

Cameria ka nevojë për ne dhe ne i duhemi sot.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch