Home » Lajme, Vendore » Marsh protestues në përkrahje të Luginës së Preshevës në Prishtinë

Marsh protestues në përkrahje të Luginës së Preshevës në Prishtinë

Prishtinë, 16 janar – Studentët e Universiteti të Prishtinës mbajtën sot një marsh protestues në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndaj të cilëve po ushtrohet një trysni e shtetit serb për të larguar nga qendra e qytetit të Preshevës lapidarin kushtuar luftëtarëve të UÇPMB-së, të rënë për të drejta e liri gjatë luftës me forcat ushtarake e policore të Beogradit.

Protestuesit qëndruan para institucioneve të shtetit të Kosovës me kërkesë për të ndihmuar e përkrahur  institucionalisht banorët shqiptarë të Luginës.

Në marsh pati parulla e u brohorit: “Luginë, Kosova është  me ty”, “UÇPMB”, “Shqipëri etnike”… Dëgjohej edhe kënga: “Besa besë, besën ta kem dhanë, për Preshevë jetën domë me dhanë”.

Protesta kaloi e qetë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch