Home » Lajme » Martohen me gra të shëmtuara vetëm për letra

Martohen me gra të shëmtuara vetëm për letra

Dhjetëra të rinj po përfundojnë jashtë me martesa të “zorit” vetëm e vetëm për të siguruar qëndrimin në vendet e BE-së. Armendi, 25 vjeçar nga Shkupi, një djalë mesatar me një pamje sportisti ka zgjedhur për “grua” për letra, francezen Irene, e cila krahas tij peshon rreth 120 kilogram

Janë shumë të rinj që vazhdojnë të kërkojnë fatin e tyre për të ngelur në vendet e BE-së, pas liberalizimit të vizave dhe për të siguruar një punë dhe vendqëndrim më të sigurt.

Alternativa e vetme për të krijuar këtë siguri janë martesat me një shtetase të huaj, pavarësisht se a është gjetur femra apo gruaja ideale.

Qëllimi është vetëm për të mbërritur te letrat. Armendi, 25 vjeç nga Shkupi, një djalë mesatar me pamje sportisti ka zgjedhur për grua për letra, francezen Irene, e cila krahas tij peshon rreth 120 kilogram. Armendi nuk ka arritur që të sigurojë lejeqëndrimin dhe statusin e azilit në Francë, andaj ai ka përfunduar tek vajza parisiene, Irene. I strehuar në shtëpinë e saj në një lagje të Parisit, i riu shqiptar po provon fatin e tij në një nga vendet e BEsë, pas heqjes së vizave.

Armendi ka shpjeguar për agjencinë e lajmeve INA se s`ka pasur alternativë tjetër, por të përfundojë në këtë mënyrë.

“Nuk kisha zgjidhje tjetër. Shkova fillimisht në Bruksel për azil, më pas përfundova në Paris, dhe në të dyvendet dështova për azilin dhe më në fund s`kisha çare dhe përfundova kështu. U martova me Irene, e gjeta në një bar nate rastësisht dhe vendosa të martohemi, sepse vetëm kështu mund të ngelem këtu”, thekson Armendi, i cili nuk fshehë të vërtetën se pse e përdor për qëllimet e tij vajzën parisiene.

Me heqjen e vizave janë shtuar rastet e tilla të martesave, sepse vetëm në këtë mënyrë, të gjithë ata që shkuan drejt vendeve evroperëndimore, u zhgënjyen me kushtet e mbetjes atje dhe pamundësitë e tjera për t`u stacionuar me punë në vendet e BE-së.

Në një hulumtim të kryer nga agjencia e lajmeve INA janë hasur raste të njëjta të martesave edhe në Gjenevë, Bern, por ka zëra edhe për në Gjermani e vende të tjera evropiane, mirëpo në disa shtete të BE-së është vështirë të krijohet lidhja dhe kurorëzimi, sidomos nga autoritetet shtetërore dhe policore, për shkak të keqpërdorimeve që janë regjistruar kohë më parë.

Por, ka edhe nga ato martesa që realizohen me para. Një martesë e zakonshme për një periudhë deri në nxjerrjen e letrave kushton 20 mijë franka zvicerane në Zvicër. Një fat të tillë e ka sigruar me para edhe Imer.B nga Kumanova, i cili ka arritur që paratë ti sigurojë nga vëllai i tij që jeton në Zvicër dhe të krijojë martesën me para, vetëm e vetëm për të siguruar vizën e qëndrimit në këtë vend.

There are over maths homework year 6 three million active linkedin users who are primary and secondary educators, and this number continues to grow

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch