Home » Lajme, Opinione » MASHTRIMI I MADH MBULUES I EULEX-IT (1)

MASHTRIMI I MADH MBULUES I EULEX-IT (1)

Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei

Në 2008, Maria Bamieh hyri në EULEX si Prokurore, e sekonduar prej Britanisë së Madhe. Ajo kishte një dosje e shkelqyeshme me rastet e saj dhe punës, të gjitha deri në 2012. Deri kur u emërua një prokuror shef të ri, Jaroslava Novotna, në 2012.

Zonja Bamieh nuk kishte probleme dhe kishte një marrëdhenie e mirë me të gjitha, por pastaj ka vërejtur ndërhyrje në rritje prej z. Novotna në çështjet e saj. Letra, emaile dhe ndërhyrje të tjera duket se ndodheshin. Z. Bamieh kishte qenë prokurore në rastin Bombardimi Clinton 1 në 2009 dhe pastaj, të njëjtat të dyshuarit ishin në gjyq për atë që u quajt Rasti i Trefishtë të Krimit. Ishte i njëjti gjyqtar Z. Francessco Florit në të dyja rastet, deri kur mbrojtja objektoi që ai të drejtojë gjyqin në Krimin e Trefishtë.

E paditur prej Z. Bamieh, rreth shkurtit 2012, Ilir Qeremi, vëllai i një të dyshuari të dënuar në Bombardimin Clinton dhe Krimin e Trefishtë, i shkruajti Prokurorit Shef Z. Kabashi, duke kërkuar hetime në veprimet e marrjes së mitove. Prokurori Shef i Shtetit, Z. Kabashi i kaloi ankesën Zonjes Jaroslava Novotna, që përgjigj në mars 2012 se EULEX nuk mund të hetonte Gjyqtarin Francesco Florit, sepse ai kishte imunitet.

 

 

Zonja Bamieh, në këtë kohë, u lëviz të hetojë Dr. Ilir Tolajn. Z. Tolaj ishte një zyrtar i lartë në Ministrinë e Shendetësisë së Kosovës. Z. Bamieh hetonte rastin e tij prej 2010. Një prokuror i mëparshëm nisi rastin. Z. Tolaj ishte arrestuar në kujdestarinë e Gjykatës, ndërkohë që hetimi vazhdonte. Z. Bamieh u emerua si prokurore për të përgatitur rastin. Z. Bamieh zbuloi se në kundërshtim me rregullat e arrestimit, Z. Tolaj kishte një telefon cellular në zotërim në qelizën e burgut. Njësia Kosovare Anti-Korrupsionit përgonte telefonin e tij. Kopjet e shkruar të përgjimeve I kalonin Z. Bamieh, në administrimin e përshtatshëm të detyrave të saj.

Një kopje të shkruar të bisedave të përgjuara në Maj dhe Qershor 2012 i sugjeruar z. Bamieh se Z. Tolaj arriti që kolegët e tij t’i flisnin Gjyqtarit Florit në emër të tij. Z. Bamieh besonte se kopjen e shkruar të përgjimit sugjeronte se Gjyqtari Florit kërkonte të ndikonte Z. Bamjeh dhe hetimin e EULEX-it në rastin Tolaj dhe, nëse do të ishte e nevojshme, të largonte zonjen Bamieh prej rastit.

Përgjimet e mëtutjeshme i dhanë një shkak në shtim për shqetësim mbi pavarësinë e zonjes Novotna. Në 18 qërshor 2012, zonja Bamieh shprehu këto shqetësime në një email për zonjen Novotna, i kopjuar edhe për manaxherin e saj të linjes dhe Silvio Bonfigli (Shefi i Misionit të EULEX-it):

“Nuk bëj asnjë supozim por emri tënd është në të gjitha përgjimet e mia ndaj të dyshuarve ndërkohë që një person kërkon të më ndryshojë nga rasti dhe të vendosë dikush tjetër në rast për t’i dhënë pafajësinë Tolajt. Jam e shqetësuar mbi përgjimin e fundit të sotëm, kur Ejup Kamberi i thotë të dyshuarit se ti do të takohesh me mua për të diskutuar rastin të martën 19 qershor në oren 10 para ditë, koha kur në kemi planifikuar takimin mbi Bombardimin Clinton. Jam e befasuar si dinin ata se ne do të takoheshim? Kam riplanifikuar ketë takim sot, në 5 pas dite. Besoj se e vetmja bisedë do te jetë në rastin e Bombardimit Clinton? E gjej këtë gjë shumë e dyshimtë dhe do të desha të pyesesh kush në zyrën tende e dinte se ne do të takoheshim nesër në 10 para ditë..

 

Në të vërtetë, ashtu ndodhi: në takim u bisedua mbi përgjimin midis Z. Novotna dhe Z. Bamieh dhe nuk kishte të bëjë me Bombardimet Clinton. Ashtu siç u tregua në kopjen e shkruar të përgjimeve dhe plotësisht në nxitjen drejtuar zonjes Novotna, takimi u fokusua mbi hetimin Tolaj. Më shumë, ndërkohë që Z. Novotna vuri në diskutim subjektin e dyshimeve për korrupsion kundër gjyqtarit Florit, ajo nuk zbuloi zonjes Bamieh se ajo ka pranuar të njëjtat dyshime edhe prej Z. Qeremi që zonja Bamieh i kishte ngritur mbi sjelljen e Gjyqtarit Florit.

Z. Bamieh u programua të takohet me zonjen Novotna më 19 qërshor 2012, por për shkak të përgjimeve që ajo i ka pranuar dhe shqerësimit që ajo iu shkaktoi këto përgjime, zonja Bamieh e takoi zonjen Novotna në mbremjen me zonjen Novotna. Zonja Bamieh i dorëzoi Zonjes Novotna një version në anglisht në Rregulloren për Vizitat në Burg. Ky ishte një dokument kyç i procedurave në procesin e dënimit dhe ishte i njohur prej zonjes Bamieh dhe zonjes Novotna të ishte një dokument sekret që nuk do të duhej të ndahet me mbrojtjen. Zonja Bamieh e ka ndarë vetëm me zonjen Novotna.

Një përgjim pasues regjistroi se Rregullorja u lexua prej ndërmjetësve të zotit Tolaj në ditën pasuese (19 qershor 2012) rreth mesdites. Ishte përkthyer prej anglishtes në shqip. Zonja Bamieh, si rrjedhoje, besonte se ishte I njëjti dokument që ajo i dorëzoi Zonjes Novotna në mbëmjen pasuese. Kur u sfidua mbi këtë, Zonja Novotna shpjegoi se ky dokument ishte në dispozicion prej burimeve të tjera, duke përfshirë gjikatën. Sidoqoftë, zonja Bamieh ishte e ndërgjigjshme se I njëjti dokument prej gjykatës do të ishte në shqip.

Një përgjim i metutjeshëm të 19 qershorit sugjeroi se ky dokoment u nda edhe me Tolaj. Regjistrimi i përgjimit thoshte:

“Desha të takohemi dikund sepse ai ka gjetur disa letra dhe do të të jap ata, ashtu që doktorit t’i lexojë. Ata janë në anglisht… mbaji, merri”.

Zonja Bamieh besonte se “ai” i cituar më parë u referua në dikënd prej zyrës së zonjes Novotna; dhe “Doctori” u referua në Tolaj (që ishte një Doktor, dhe kolegët e tij iu referuan ashtu në shenje respekti dhe/ose përkdhelje. Zonja Bamieh ishte e shqetësuar, si rrjedhoje, sepse kopjet sugjeruan se Gjyqtari Florit i kishte siguruar zonjes Novotna dokumente të ndieshme për t’i përhapur.

Ishin gjithashtu aludime prej përgjimeve se zonjes Novotna iu kërkua prej zotit Florit të zëvendësoje zonjen Bamieh prej rastit.

Ishin gjithashtu kërcënime në këto përgjime se ishte një plan që dikush do të angazhohej të sulmojë fizikisht zonjen Bamieh.

Zonja Bamieh ngriti këto çështje me manaxherin e saj zonjusha Signe Justesen në 25 qershor 2012:

Ekziston një përgjim ku dikush gjoja iu tha se qeveria britanike nuk më punëson mua në EULEX dhe si rrjedhojë është vështirë të shpëtohen nga unë!! Ata kanë gjithashtu detaje përsonale mbi punësimin tim me EULEX!!

Gjithashtu përgjimet përmendin Lojëtarin Italian që punon me Novoyna. Do të pyes Silvio që për qëllime sigurie, do të diskutoi këtë rast vetëm me ty dhe atë.

Gjithashtu, më 25 qërshor 2012, zonja Bamieh përgatiti një raport për Silvio Bonfigli (raporti 2012), pastaj Shefi i Drejtësisë lidhur me Tolaj:

“Ndiej se rrjedhjet janë bërë shumë të dukshme dhe mund të ishin implikuar zyrtarë të lartë, si dhë nëpunës lokalë. Përgjimet përmbajnë kërcënime për të më rrahur dhe gjithashtu për t’i rrahur disa gazetarë… sidoqoftë këto duken në shesh, ndërkohë që prapa skenave punojnë nëpunësit e EULEX. Duket se ishin një numër të takimeve midis ndërmjetësuesve të Tolajt dhe stafit të EULEX-it. Është e qartë se një Rregullore që e dhashë Jaroslava Novotnes më 18 qërshor 2012 në 6:30 PD, iu lexua të dyshuarve më pak se 7 orëve pasi ia dhashë… Si rrjedhojë, në zyrën e saj u lexuan dokumente sekrete të gjykatës në shkelje të Nenit 311 të Kodit Penal të Kosovës dhe shpesoj se kur personat do të jenë kapur nuk do të konsiderohej vetem një shkelje e vogël disiplinore… Gjithashtu duhet të shtoj se gruaja e Tolaj dhe gra të tjera flasin se do të më rrahin dhe gjithashtu flasin se do të thyejnë krahët dhe këmbët e disa gazetarëve. Ata pretendojnë se kanë asgjësuar disa dëshmitarë dhe do të asgjësojnë disa të tjerë.”

“Raportoj në çfarë duket se janë shkelje serioze dhe pyës nëse EULEX heton këtë për sigurinë time, për integritetin e hetimit tim dhe për imazhin public të EULEX-it. Ju lutem mbani në mendje se ne jemi këtu për të dhënë një shembul për policinë, gjyqtarët dhe prokurorët lokalë. Të gjithë oficerët e task forcës anti-korrupcion dinë për këto përgjime. Si rrjedhojë nëse asgjë nuk është parë të jetë bërë prej EULEX-in, kjo do të prezantonte një imazh shumë i keq për EULEX-in… Si mund t’u themi task forcës tonë anti-korrupsion se ne jemi këtu për të shkatërruar korrupsionin kur ata dëgjojnë përgjime të kësaj natyre dhe asnjë hetim nuk është bërë? Çfarë do të mendojnë nëse aktakuza ime nuk është konfirmuar ose Tolaj do të lirohej papritmas prej burgut?… Kjo është një bombë kohe politike dhe EULEX duhet të luftojë kundër kësaj dukurie sa më shpejt është e mundur”.

Gjithashtu, më 25 qershor 2012, zonja Novotna ka përgjigjur në shqetësimet e paditëses në një letër për Zonjen Justesen. Zonja Novotna mori parasysh kufijtë për dënim kriminal të kombëtarëve kosovarë që kishin të bëjnë më shqetësimet e zonjes Bamieh. Zonja Novotna kishte kërkuar “një shpjegim mbi çfarë baza u bënë përdundimet se ekziston një dyshim të arsyeshëm se personat të përmendura më sipër kanë kryer vepra penale të veçanta”.

Zonja Novotna vuri në dyshim nëse EULEX/SPRK kishte jurisdiksion për të marrë në konsideratë çdo ankesë kriminale që doli prej veprimet e personave kosovare të identifikuar në shqetësimet e zonjes Bamieh. Ajo kërkoi informacione të metutjeshme ashtu që ajo të mund të merrte një vendim nëse të kryente një hetim.

 

Më 26 qershor 2012, emaili i dërguar prej zonjes Novotna, që tregoi potencialisht ndërjyrjen me hetimin e zonjes Namieh, u ngrit prej Allen Cansick, një koleg i sekonduar gjithashtu prej Britanisë së Madhe. Ombudsmani Evropian ka bërë të ditur në nëntor 2014 se Raporti Bonfigli u “humb” prej EULEX.

Në një dhunim të mëtutjeshëm të rregullave të burgut, duket se Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi kishte lejuar që Tolaj të vizitohet në burg prej të dyshuarve në një rast tjetër të krimit financiar. Kjo ishte një çështje, në të cilën zonja Bamieh u bazua në një padi kornize kundër oficerëve të burgut që kishin të bëjnë me rastin. Kjo padi u mbështet prej managjerit të saj Z. Justesen.

Sidoqoftë, në një email të 25 qershorit 2012, zonja Novotna kishte instruktuar zonjen Bamieh që të hiqet dorë nga kjo padi mbi bazën e provave të pamjaftueshme mbi qëllimin kriminal.

Më 26 qershor, zonja Bamieh kishte përgjigjur letrës së 25 qershorit 2012 të zonjes Novotna. Zonja Bamieh shprehu befasinë mbi pozitën e zonjes Novotna. Zonja Bamieh tërhoqi vëmendjen se nuk ishte asnjë kërkesë për zonjen Novotna të merr në konsideratë nëse një hetim ishte i domosdoshëm dhe se zonja Bamieh ishte “e befasuar se [zonja Novotna] bëri një vendim mbi këtë gjë”.

Zonja Bamieh vazhdoi:

Ashtu siç e dini, ishin një numër të përgjimeve telefonike në këtë rast të lidhura me këtë në të cilat ju ishit të përmendur. Personalsiht, nuk kam sugjeruar në asnjë fazë se ekziston ndonjë të vërtetë në ta. Sidoqoftë, ka të gjitha shanshet që ndërhyrja juaj në përpjekje në këtë rast do të dukej prej shumë vëzhguesve si shumë të dyshimtë.

Po zgjedh këtë shkelje vetëm për të nisur hetimin, sidoqoftë, do të mund të kasha shtuar padi mbi trafikimin e ndikimit. Është qartë se individë të caktuar kanë përdorur ndikimin për të dhënë të tjerëve një privilegj të cilin nuk kishin të drejtë ta kenë” .

Do të ju rikujtoja se atje ku ndodhet një shkelje, padia është E DETYRUESHME. Kjo nuk është një shkeljë të një domëthënieje të vogel sipas Nenit 7 Kodi Penal i Kosovës dhe gjithashtu nuk ka një përcaktim prokurorial në Kosovë që mund të më ndalonte të hetoj mbi bazën nëse ka ndodhur apo jo një çështje të një thelbi disiplinor. Më rëndësishme, ka konsiderata të rëndësishme mbi Sundimin e Ligjit. Rasti është tregues për ndërhyrjen politike epidemike në Kosovë.

Në dënimin e figurave madhore në administratën e Burgut, kjo tregon se korrupsioni nuk do të pranohej atje. Ne kemi katër zyrtarë të burgut që dinë duke u mbështetur në pozicionin e tyre se një urdhër gjykate është i nevojshëm për një individ për të vizituar një të burgosur dhe që do të duhej të dinin, se pa një të tillë, individi do të duhej të kishte fituar materialisht në mospasjen e asnjë urdhëri të gjykatës.

Ne kemi katër zyrtarë të burgut që dinë duke u mbështetur në pozicionin e tyre se një urdhër gjykate është i nevojshëm për një individ për të vizituar një të burgosur dhe që do të duhej të dinin, se pa një të tillë, individi do të duhej të kishte fituar materialisht në mospasjen e asnjë urdhëri të gjykatës. Në këto rrethana atje (sic.) abuzimi i pozicionit mund të ishte i qëllimshëm për t’u dhënë individëve një fitim të tillë. “

 

Më 30 qershor 2012, Zonja Bamieh dërgoi një dokument të shkruar të përgjimeve me një email shpjegues Shefi i Drejtësisë, Zoti Bonfigli.

“Do të shikoni se në email ata diskutojnë Vizitat në Burgun ROII në oren 1 PD pasii kam dhënë një version në anglisht Jaroslavës dhe është qartë se çfarë janë duke diskutuar dhe se ata e kanë parë atë ndërsa ata flasin për një listë të njërëzve dhe Haraquia.

“Zonja Bamieh ka ngritur shqetësimet e saj edhe me Andy Sparks, Zëdhënësi britanik i Misionit dhe ish ambasadorit britanik. Ajo i ka dhënë të gjithë kopjet e shkruar të përgjimeve dhe e ka informuar mbi shqetësimet e saj. Ai i ka marrë ata port ha se do t’i lejojë tek Shefi i Drejtësisë (Zoti Bonfigjli), që ai të merret me ta. Është e rëndësishme se të gjitha kopjet të Raportit Bonfigli u zbuluan të kishin zhdukur dhe kur një kontroll u krye, vetëm kopjet e shkruar që ajo ia ka dhënë zotit Sparks u gjet në zyrën e tij. Zoti Bonfigli dhe Shefi i Misionit në atë kohë, zoti De Marnac nuk ishin të ndërgjigjshëm se ajo ia dha këto zotit Sparks. Çdo gjurmë të raportit të saj ishte zhdukur, pervëç asaj që ia dha zotit Sparks. Nuk ishin shenime ose emaile të këtyre takimeve ose biseda mbi subjektin mbi çka kishin thënë ose si ata kanë arritur në çdo përfundime ose vendime, ndërsa është disi e befasueshme se si Zoti Jacques ka pranuar pa një copë të evidentimeve dokumentuese të mbështesë pohimet e tij.

Në fillim të korrikut 2012, Zonja Bamieh e thirri Gjykatësin Florit në zyrën e saj për të diskutuar. Gjykatësi Florit ka pranuar në takim se e ka takuar Ejup Kamberin në gjashtë raste të veçanta. Gjykatësi Florit ka pranuar këto takime duke i thenë zonjes Bamieh se qëllimi i këtyre takimeve ishte për të diskutuar mbi tezën e doktoraturës së zotit Kamberi dhe për të marrë pjesë në një konferencë. Në deklaratën e tij, Gjykatësi Florit ka deklaruar se me zotin Kamberi ka diskutuar një rast tjetër – rasti i zotit Fatmir Limaj. Zonja Bamieh beson se ishin përgjime edhe në rastin FL dhe se mitot ishin përmendur në këto përgjime. Gjykatësi Florit ka deklaruar se ka diskutuar edhe raste të tjera me zotin Kamberi, rasti KL.

Më shqetësuese për zonjen Bamieh, Gjykatësi Florit ka pranuar gjithashtu për zonjen Bamieh se dyshimet prej pranimit të pagesave prej të dyshuarve ishin të vërteta sepse ai kishte një depozitë të 300.000 euro në llogarinë e tijrreth kohës së gjyqit të Clinton Bombing 1, për të cilin tha se kishte për të paguar plotësisht një hipotekë në atë. Kohë. Zonja Bamieh nuk ka besuar këtë shpjegim.

 

Ngjarjet prej Dhjetorit 2012 deri në Korrik 2013

 

Zonja Bamieh u mbështet në ngritjen e shqetësimeve të saj prej zonjes Justesen, ndërkohë që zonja Justesen ishte menaxheri i linjes së zonjes Bamieh. Në janar 2013, sidoqoftë, zonja Justesen u largua dhe u zëvendësua me z. Ratel.

Procesi Tolaj filloi në janar 2013. Ky proces vazhdoi deri në qershor 2013. Zoti Tolaj u gjet i fajshëm për shmangie të taksave dhe falsifikim të dokumenteve, por ai u shfajësua prej një numri të akuzave më serioze.

Gjatë vitit 2013, zonjes Bamieh iu dha detyrën për të përgatitur rastet për akuzat e metutjeshme që buronin prej Clinton Bombing (“Clinton Bombing 2”). Këto u lidhën me rastet kundër të dyshuarve të tjerë sesa ata të dënuar në Clinton Bombing 1.

Në ose rreth qershorit 2013, zonja Bamieh u takua me një prej të dyshuarve të dënuar të Clinton Bombing 1, për të siguruar prova për Clinton Bombing 2. Mbrojtësi bëri një seri zbulimesh zonjes Bamieh, që i dhanë asaj shkak për shqetësim. Ai ka deklaruar se ekzistonte implikim të gjerë të krimit të organizuar në rastin Clinton Bombing 1 dhe se ata ishin të planifikuar për të porositur dikush për të bombarduar automjetin e zonjes Bamieh për të përmbysur dënimin përmes shkaktimit të vdekjes për zonjen Bamieh. Ai tha se një shifër të 20.000 euro u ofrua për dikënd për të realizuar këtë bombardim.

Në shtim, ai deklaroi se i ka paguar para Gjykatësit Florit gjatë procesit të Clinton Bombing 1 në një përpjekje për të fituar një shfajësim. Ai deklaroi se e ka financuar atë gjatë shitjes së tokës. Kuptimi i zonjes Bamieh të asaj që iu tha ishte se kjo mito ishte e pasuksesshme dhe individi u dënua sepse Gjykatësi Florit ka kërkuar një pagesë të 300.000 eurove prej çdo prej tre mbrojtësve. Ata i kanë dhënë 300.000 euro në tërësi. Si rrjedhojë, vetëm njëri (individi që ishte i përgjigjshëm për dhënien e parave Gjykatësit Florit) u shfajsua dhe mbetën dy prej individëve, prej të cilave Gjykatësi Florit nuk besoi se do të japin pjesën e tyre të 300.000 eurove, u dënuan me 25 vjet burg.

Edhe pse zonja Bamieh nuk dinte nëse ky raport është korrekt, ishin faktorë që e çuan të bësojë se raporti ishte së paku i besueshëm. Në opinionin e saj, mbrojtësi nuk kishte asgjë për të fituar prej këtij zbulimi në atë se nuk ishte mohuar implikimin në Clinton Bombing dhe nuk kërkonte që dënimi i tij për Clinton Bombing 1 të përmbysej. Ai pranoi dënimin. Ai gjithashtu i tregoi asaj dokumentet.

Një kategori të provave që mbrojtësi i kishte treguar zonjes Bamieh dukej të evidentonin shitjen e tokës në të cilën ai u referua. Sidoqoftë, nuk kishte evidenca për të treguar se veprimet prej kësaj shitjeje u realizuan prej Gjykatësit Florit. Zonja Bamieh mori në konsideratë faktin që zor se provat prej këtij tranzaksioni do të ishin në fispozicion dhe do të ishin përmes natyrës së tyre ilegale .

Një dokument tjetër që Mbrojtësi i kishte dhënë zonjes Bamieh pas një kohë, në ose rreth korrikut 2013 ishte një letër prej zonjes Novotna për një prokuror shteti kosovar, që kishte datën shkurt 2012. Zonja Bamieh nuk e kishte parë atë deri atëherë. Qëllimi i letrës ishte të përgjigj një kërkese e bërë nga prokurori për zonjen Novotna për të hetuar dyshimet se gjykatësi Florit ishte i fajshëm për veprime korruptive gjatë procesit të Clinton Bombings 1. Në letrën e treguar zonjes Bamieh, zonja Novotna mohoi të hetonte ndonjë dyshim të tillë në bazën se nuk kishte prova për to dhe, në çdo rast, Gjykatësi Florit gëzonte imunitet të plotë prej arsyes së statusit të tij si gjykatës i EULEX-it.

Zonja Bamieh ishte thellësisht e shqetësuar për këtë letre prej tri arsye kryesore:

Nuk ishte e qartë për zonjen Bamieh pse zonja Novotna ishte kompetente të pranonte apo të mohonte të hetojë një dyshim aq serioz, Zonja Bamieh kishte ia ngritur shqetësimet e saj mbi Gjykatësin Florit direkt zonjes Novotna në disa raste midis marsit 2012 (data e letrës) dhe qershorit/korrikut 2013 (data kur zonja Bamieh u bë e ndërgjegjshme për letrën), por zonja Novotna nuk ka bërë kurrë asnjë referim zonjes Bamieh per këtë kërkese prej dëshmitarit, sipas asaj mbi të cilën zonja Bamieh ishte e ndërgjegjshme, zonja Novotna nuk ka bërë këtë kërkese ose vendim të ditur asnjë individi që kishte për të bërë më shqetësimet e zonjes Bamieh që i kishte ngritur me zonjen Novotna. Ishte e qartë për zonjen Bamieh se ishte material për çdo bisedë lidhur me Gjykatësin Florit se shqetësimet iu ngritën zonjes Novotna në mars 2012 (tre muaj para që zonja Bamieh të shqetësohet) dhe zonja Bamieh konsideroi se fshehja në dukje të këtij fakti prej zonjes Novotna nuk ishte qartësisht i shpjegueshëm.

Sipas asaj që zonja Bamieh e dinte, nuk kishte një imunitet të tillë i gëzuar prej Gjykatësit Florit dhe, si rrjedhojë, baza e zonjes Novotna për të mohuar për ta hetuar në mars 2012 ishte jokorrekte. Mungesa e këtij imuniteti u konfirmua më pas në hetimin e Rastit Ghost.

Zonja Bamieh fiksoi një takim më ose rreth 20 shtatorit 2013 me zotin Borchardt, atëherë Shefi i Misionit për të diskutuar informacionet që mbrojtësi i kishte thënë. Si pjesë e takimit, zonja Bamieh dorëzoi kopje të dokumenteve dhe informacioneve që mbrojtësi i kishte dhënë asaj dhe, edhe të Raportit Bonfligli (“Zbulimi i Shtatë të Mbrojturve”), kur zonja Bamieh i tregoi zemërimin në gusht 2013 pas hetimit mbi parkimin kundër saj.. Ajo i dha Borchardtit një dosje të provave mbështetëse që i ka përfshirë në raportin e saj, por jo në letrën për Novotna dhe që i pa oficeri i emëruar për të bërë një hetim paraprak. Zonja Bamieh dorëzoi Ankesën dhe dosjen mbeshtetëse zonjes Fearon që firmosi për të. Ajo ka biseduar këtë më zotin Borchardt në takimin e shtator/tetor 2013.

Zoti Borchardt ishte dakord me zonjen Bamieh se dështimi i zonjes Novotna për të diskutuar kërkesën e familjes së të dyshuarit në rastin Clinton për një hetim mbi zotin Florit kërkoi shpjegim të mëtutjeshëm. Zonja Bamieh i kërkoi specifikisht zotit Borchardt të sigurohet se zonja Novotna nuk do të ishte  e aftë për ta ekspozuar zonjen Bamieh në dëm të rezultatin e zonjes Bamieh për të zbuluar këtë informacion. Zoti Borchardt pranoi të sigurojë mbrojtje për zonjen Bamieh.

Më 27 maj 2013 EULEX vendosi se automjeti i zonjes Bamieh kërkonte siguri në shtim. Më 12 qershor 2013 siguria e automjetit iu tërhoq. Emaili komunikues iu dërgua prej Artan Gratolli, që ishte i përgjegjshëm për çështjet e sigurisë. Zonja Bamieh replikoi, duke kopjuar për zotin Ratel:

“Më ishte premtuar se ndërkohë që mbrojtja ime është në një nivel të ulët [duke nënkuptuar se ajo nuk kishte një ekipë mbrojtëse e afërt për ta mbështetur], do të isha një automjet që do të ishte caktuar vetëm për mua për arsye të sigurisë.

Njësisë së Mbrojtjes së Afwrt iu dha një deklaratë e marrë prej Njësisë së Hetimit të Policisë së EULEX mbi Krimin e Organizuar [kjo u lidh më kërcënimet të zbuluara prej dëshmitarit se në rastin Clinton Bombing 2 ishte një kërcënim të jetës me një bombë të automjetit kundër zonjes Bamieh[ duke treguar se kërcënimi kundër meje është real dhe i vazhdueshëm. Është e qartë se Komiteti i EULEX që merr vendime mbi mbrojtjen e stafit mori këtë pikëpamje se kisha nevojë për një makinë të caktuar për mua personalisht”.

Zonja Bamieh beson se ky vendim u mor prej Jonathan Ratel ndoshta në mënyrë të pavarur ose në instruksionin e zonjes Novotna.

Më 23 korrik 2013, zonja Bamieh u informua se EULEX nuk do të hetonte më Gjyqtarin Florit mbi asnjë prej shqetësimeve që ajo i ngriti para një viti më pari.

Zonja Bamieh u nënshtrua në dy hetime disiplinare, që ishin të dyja të mbikëqyrura prej zotit Ratel dhe të aprovuara prej zonjes Novotna.

Më 13 dhe 15 korrik 2013, zonja Bamieh, në vend të parkojë makinën e saj në parkimin e mbyllur, e ka lënë në një rrugë e qetë, të aferm me godinën e NATO-s dhe jo në një parkim të sigurt. Kolegët e zonjes Bamieh në mënyrë të shpeshtë e bënin këtë gjë. Ishte një shkelje të një rregulli, por më e keqja që mund të ndodhej si mënyrë dënimi të shkeljes së këtij rregulli ishte se një email do t’i dërgohej individit në fjalë duke i thënë të mos bëjë më këtë gjë sërish. Më 23 korrik 2013, sidoqoftë, zonja Bamieh u informua se kjo ishte subjekt të procedurës formale disiplinore kundër zonjes Bamieh (“Hetimi mbi Parkimin”).

 

Prej disa viteve, e bija e zonjes Bamieh dhe një mik kishin vizituar Kosovën. Miku i së bijes së saj kishte shoqëruar zonjen Bamieh gjatë këtyre udhëtimeve për disa vite më radhë si mënyrë të pervojes joformale të punës. Kjo ishte e ditur prej të gjithë manaxherët e linjes së zonjes Bamieh (z. Arnal, z. Geurrof dhe z. Justesen), ashtu si kishte konfirmuar zonja Justensen më vonë. Më gusht 2013, zonja Bamieh mori një student lokal të juridikut për përvojë të punës. Më 5 gusht 2013, edhe kjo u bë subjekt të një procesi disiplinor formal (“Hetimi i Përvojes së Punës”).

 

Natyra e Hetimeve Disiplinare ishte obstruksioniste dhe luftuese kundër zonjes Bamieh. Zonjes Bamieh iu refuzua të merrte deklarata prej dëshmitarëve potencialë. Zonja Bamieh e mori këtë si konfirmim se qëllimi real të Hetimeve Disiplinore nuk ishte të hetojë asnjë shkelje prej zonjes Bamieh, por ishte një përpjekje për ta ekspozuar atë në dëm të saj dhe si rrjedhojë të parandalojë hetime të mëtutjeshme mbi subjektin e zbulimeve të saj.

 

Një takim në fund të prillit/fillim të majit 2013 kur kishte për të larguar në Britaninë e Madhe, zonja Bamieh informoi qeverinë e saj mbi shqetësimet mbi trajtimin që i ishte dhënë asaj.

 

Pastaj zonja Bamieh pyeti EULEX-in Pse ajo ishte subjekti i një hetimi për parkim kur Florit dhe Novotna nuk ishin hetuar per korrupsion në një letër të gjatë për shefin e misionit. Gjatë kursit të hetimit, hetuesi e ka informuar atë se çdo gjë e raportuar kundër gjyqtarit ose zonjes Novotna do të duhej të ishte zbuluar atyre.

 

Të gjitha raportet mbi një gjyqtar ndërkombëtar dhe/ose një prokuror ndërkombëtar do të kopijohen Presidentit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it (PAEJ) dhe/ose Shefit të Prokurorëve të EULEX-it respektivisht”.

 

Zonja Bamieh deklaroi:

 

Hetimi është në një trajtim jo të favorshëm, është viktimizimi dhe shpagimi për informim dhe zbulim të korrupsionit. Të dyja janë të ndërlidhura dhe nuk mund të veçohen artificialisht dhe për të bërë këtë si një hetues do të thotë të mos shikosh në prova si një të tërë dhe si rrjedhorë, hetimi tënd të kriset prej fillimit”.

. . .

Lexoni me vëmendje cilat janë përgjegjësitë e Shefit të Misionit dhe cilat janë përgjigjesitë e EULEX-it nën Standardet të Përgjithshme të Sjelljes, nën Direktivën e Kornizës së Këshillit 1729/2010 dhe neni 12 mbi rregullimet e stafit, komunikimin e vendimit të Këshillit Evropian, i datuar më 6 qershor 2012. Kjo është vec për të emëruar disa prej dhunimeve të bëra kundër meje.

Më 23 gushtit 2013, EULEX-i ritheksoi se qëllimi i hetimit mbi dyshimet të zonjes Bamieh për korrupsion do të kufizonin në Gjyqtarin Florit dhe nuk do të përfshinin zonjen Novotna. Ky ishte vendimi i Shefit të Misionit, z. Borchardt. Kjo do të thotë se shqetësimet e zonjes Bamieh mbi rolin e zonjes Novotna për nënshtim në dëm rtë saj nuk do të hetonin ose në asnjë mënyrë nuk do t’i jepej pritje. Zonja Bamieh beson se kjo është shkelje direkte në Planin e Operacioneve të EULEX-it, që thekson se duhet t’i jepet përgjigje çdo ankese. Zonja Bamieh asnjeherë nuk ka pranuar një përgjigje për ankesën e saj.

Në përgjigje të këtyre hetimeve dhe shqetësimeve më të gjera, zonja Bamieh ka prezantuar një ankesë më 26 gusht 2013.

 

Zonja Bamieh besonte se qëllimi i Hetimeve Disiplinare ishte që ta bëjë jetën e saj prej punës të patolerueshme dhe ta bëjë të jep dorëheqje, dhe si rrjedhojë të sjëllë një fund për çdo hetim tjetër të do të buronte prej zbulimeve të saj.

Ankesa e 26 gushtit 2013 u referua në cështjet e mëparshme në lidhje me Gjykatësin Florit dhe përgjime dhe ajo dyshoi se ka pranuar mbrojtje të pamjaftueshme prej atyre ndaj të cilave ajo ka ngritur dyshime. Ajo deklaroi, inter alia, lidhur me Rregulloren e Fillimit, i referuar më pas si paragrafi 0:

 

“Jaroslava mohoi çdo implikim dhe pretendoi se ajo ka mbajtur rregulloren në një vend të sigurt ku asnjëri nuk mund të kishte pasur akses. Kjo ra përballë përgjimeve ku të dyshuarit dinin detaje mbi përmbajtjen e rregullores sime”.

 

 

Zonja Bamieh vazhdoi:

“EULEX ka përdorur imunitetin si mbulesë për vendime politike të qarta”.

“Më herët në të njëjtën mëngjes në orën 10 PD të 23 korrikut, Sean Early më njoftoi për hetimin e parë kundër meje. Orari i këtyre vendimeve më dha shkak të rëndë për shqetësim. Sugjeron një lidhje të qartë midis vendimit për të më hetuar dhe vendimin për të mos hetuar Gjyqtarin Florit… Linja kohore është gjithashtu domëthenëse për një gjuajtje shtrigash/viktimizim brenda dyshimeve për korrupsion dhe vendimit për të më hetuar që u bënë në të njëjtën kohë:/

“Sapo u informova se ata vazhdojnë të hetojnë rastin GHOST për të cilin u informova më 23 gushtit 2013. Kjo është pasi të tjitha emailed mbi hetimin tim; besoj se ky ishte vendimi që u bë pasi avokatët e mi ngritën çështjen me EU dhe iDOC. Sidoqoftë hetimi është vetëm në lidhje më Gjyqtarin Francesco Florit dhe nuk mbulon zonjen Novotna”.

“Në vend për të trajtuar këto çështje në zyrë, duket se çështjet lidhur me mua janë kaluar direkt ILU për t’i hetuar”.

 

Në një email për Jonathan Wellford – Carroll dhe të tjerë më 15 gusht 2013, zonja Bamieh deklaroi:

 

“Besoj në mënyrë të vendosur se jam seleksionuar për trajtim diferencial, më pak të favorshëm, në dëmin tim prej faktit të thjesht se jam hetuar. Kur asnjë hetim nuk u ndërmor kundër individëve [sic] për shkelje më serioze”

 

Deklaratat disiplinore u dëgjuan së bashku më 27 gusht 2013. U hoq dorë nga Hetimi mbi Përvojën e Punës, sepse u gjet së nuk ishte asnjë bazë për një shkelje. Hetimi mbi Parkimin rezultoi në një paralajmërim të drejtuar zonjes Bamieh.

 

Më 3 tetor 2013, zonja Bamieh ka apeluar paralajmërimin dhe gjatë kursit të këtij apeli ka bërë qartë të ditur se ajo konsiderohej veten si informator që i nënshtrohet dëmtimit.

 

Bordi disiplinor u takua më 17 shtator 2013 dhe përcaktoi një paralajmërim si dënim. Shqetësimi kryesor i zonjes Bamieh ishte viktimizimi dhe jo parkimi. Si rrjedhojë, pas këtij takimi me zotin Borchardt dhe Shefi i Drejtësisë, ajo pranoi të merr paralajmërimin, nëse Ratel dhe Novotna do ta mbronin atë prej viktimizimit të mëtutjeshëm.

 

Ajo tha se do te flet me zotin Mattson.

 

Më pas, më 5 gusht 2014, një shënim u postua në intranetin e EULEX-it duke deklaruar se një sait i lajmeve ka postuar fotografi me automjete të EULEX-it të parkuar ilegalisht. Shënimi deklaroi se kjo nuk “i jep një imazh të mirë EULEX-it”. Bamieh i dërgoi një email Zëvendësshefit të Misionit duke bërë një paralele midis qasjes e marrë në rastin Bamieh – një aksion disiplinar që rezultoi në paralajmërim verbal – dhe qasja e marrë në dukje në rastet e disa njerëzve të tjerë të stafit – që ishte për të pritur deri kur çështjet e parkimit do të bëheshin interes për shtypin dhe pastaj të postohet një kërkesë për të shmangur parkimin ilegal. Zonja Bamieh besonte se ashtu e theksuar, Hetimi i Parkimit ishte një dëm për të cilën ishte nënshtruar për shkak të zbulimeve të saj të mbrojtura.

 

Në shtator 2013, zonja Bamieh ishte e lajmëruar joformalisht prej Matts Mattson, Shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it se ishte në dijëni se zonja Novotna e nënshtronte zonjen Bamieh dëmtimit. Zoti Mattson deklaroi se zonja Bamieh do të pranojë mbrojtje ndaj zonjes Novotna. Ai tha se do të vëzhgonte trajtimin e saj por kjo nuk ishte e thjesht, sepse ai nuk ishte një manaxher direkt të linjes.

 

Paneli origjinal i intervistimit për ristrukturim ishte parashikuar të jetë J. Novotna, M. Matson dhe një gjykatës tjetër. Për arsye që janë të paqarta, z. Mattson u zëvendësa prej Gjykatësit Mikula që ishte një mik dhe gjithashtu kishte të njëjtën kombësi si J.Novotna. Kjo ishte kundër rregullave. Intervista e zonjes Bamieh ndodhi më 4 gusht 2014. Ajo u radhit e 21-ta në mes të aplikantëve dhe ishte aplikanti më gradin më i ulët të Britanisë së madhe. Duke marrë parasysh dosjen e saj të mëparshme dhe ekspertizën, shifra është disi e befasueshme. Zonja Bamieh ngrit këto pika në shtim:

Zonja Bamieh ka objektuar fuqimisht për këtë si rrjedhojë e intervistës. Në një seri të emaileve, zonja Bamieh prezanton në mënyrë të qartë se paneli nuk do të duhej të përbëhej në këtë mënyrë. Në veçanti:

 

Përmes një emaili, i dërguar për Joelle Vachter, Shefi Zëvendësues i Misionit, më 9 gusht 2014 dhe i kopjuar për Nigel Hughes dhe Kenneth Deane në emër të FCO,  ku bëhët një kërkesë që t’i dergohet edhe ambasadorit britanik, zonja Bamieh deklaroi se ishte e papërshtatshme që zonja Novotna të jetë përsoni që kishte detyrë ta intervistojë zonjen Bamieh, duke marrë parasysh shqetësimet që zonja Bamieh I ka ngritur mbi sjelljen profesionale të zonjes Novotna dhe fakti se zonja Bamieh ka deklaruar më parë besimiin se zonja Bamieh e ka dëmtuar aktivisht për shkak të faktit se ishte informatore kundër saj me qëllimin e largimit të zonjes Bamieh prej postit (një qëllim që zonja Novotna do të ishte e aftë ta arrijë me rezultatin e zonjes Bamieh në këtë panel);

 

Përmes një emaili për Sarah Hopwood të Njësisë së Stabilizimit të Qeverisë së Britanisë së Madhe më 11 gusht 2014, zonja Bamieh deklaroi se ajo ka ngritur ankesa të korrupsionit lidhur me Jaroslava Novotnen dhe se zonja Novotna tani e ka intervistuar zonjen Bamieh me një panel me një mik të zonjes Novotna, Gjykatësi Mikula. Zonja Hopwood ka përgjigjur në të njëjtën ditë për të thenë se ajo ka pranuar këtë email dhe se ajo e ka derguar edhe kolegëve të saj,

 

Përmes një emaili më 14 gusht 2014 për Shefin e Misionit të EULEX-it, Berndt Borchardt, kur ajo nuk ka pranuar asnjë përgjigje në emailin e zonjes Vachter më 9 gusht 2014, ku kishte pyetur si janë përputhur parimet e vlerësimit të aplikantëve në “një mënyrë transparente dhe korrekte”, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga zonja Bamieh.

 

Megjithatë, intervista u krye me zonjen Novotna në panel. Paneli nën drejtimin e zonjes Novotna radhiti zonjen Bamieh si e 21-ta në mes të aplikantëve dhe ishte aplikanti me gradin më i ulët të Britanisë së Madhe. Efekti i kësaj, ashtu siç e dinte zonja Novotna shume mirë, ishte se zonja Bamieh do të kalonte radhitjen e EULEX-it, por duke marrë parasysh se kishte rezultatin më i ulët si nëpunëse e sekonduar nga Britania e Madhe, do të tërhiqej prej FCO dhe, si rrjedhojë do të largohej prej Kosovës.

 

Procesi i intervistimit ishte gjithashtu i patejdukshëm dhe i anshëm. Duke marrë parasysh dosjen e mëparshme të zonjes Bamieh në sjelljen e akuzave të suksseshme, ajo ishte një prej kandidatëve të shquar të këtij procesi (nëse jo më të shquar). Ata që u radhitën mbi zonjen Bamieh nuk kishin një dosje të krahasueshme me të.

Ajo ka zbuluar se një numër të prokurorëve as nuk kishin kërkesat bazike për rolin e prokurorit të EULEX-it. Kërkesat ishin të përcaktuara nga s.2 UNMIK Regn 2000/6 dhe ishin qartësisht të vendosura në dokumentacionin për intervistë.

Ata përfshinin një kërkesë se duhej të kishin shërbyer një periudhë 5-vjeçare si prokuror me kohë të plotë.

 

Ata të radhitur mbi zonjen Bamieh nuk kishin dosjen e saj të akuzave të suksesshme;

 

Nuk ekzistonte një lidhje logjike në pyetjet e vënë për kandidatët. Pyetjet e shtruar zonjes Bamieh (‘farë ishte një akuzë” etj. ) ishin aq të thjeshta sa që nuk mundeshin t’i sjellin asaj oportunitetin për të demonstruar shkathtësitë e saj.

 

Më 26 gusht 2014, Ambasadori Cliff e njoftoi zonjen Bamieh dhe të tjerët se negociatat me EULEX për të dakorduar kritere transparente të përzgjedhjes për një proces  të ri kanë dështuar dhe se asnjë i sekonduar britanik nuk do t’i garantohej një zgjerim të një kontrakti të ri. Katër prokurorë të rinj do të përzgjedheshin, sidoqoftë, në thirrjen e re për contribute dhe FCO do të mbështet të gjitha përpjekjet për të riaplikuar. Kjo do të thotë se zonja Bamieh kishte për të riaplikuar në EULEX për të vazhduar mbajtjen e postit.

Zonja Bamjeh deklaroi:

“Për arsye të faktit se bëra demaskime të mbrojtura nuk duhej të isha e intervistuar prej përsonit ndaj të cilit u ankova dhe kam nevojë për një garanci se nuk do të jem intervistuar prej Jonathan Ratel dhe Jaroslava Novotna në një thirrje të ardhshme për aplikim. Ju lutem me konfirmoni se statusi im si informatore do të jetë respektuar në çdo thirrje të ardhshme dhe nëse nuk besoni se kam një status të tillë, ju lutem shpjegoni pse?”

 

Zonja Bamieh ka zgjeruar këto dyshime në një email më 1 shtator 2014

Përzgjedhja e Mikules ishte e qëllimshme dhe pyetjet ishin të qëllimisht të lehta dhe nuk pasqyruan punën ose përvojen. Kam frikë se do të duhej të shkoja tek OLAF ashtu siç do të duhej të kisha bërë me ankesën  Jaroslava/Florit fillimisht. Fakti është se këta prokurorë janë këtu në dhunim të rregullave dhe individë të pakualifikuar janë radhitur më lartë sesa unë”.

Më 5 shtator 2014, zonja Bamieh u ftua të dorëzojë një aplikim të ri për të hyrë në EULEX. Ajo ka ngritur shqetësimet e saj zotit Mattson përmes përgjigjes:

“Ju lutem shpjegoni se si Jonathan Ratel dhe Jaroslava Novotna mund të nominohen të rrinë në këtë panel kur kam bërë ankesa si informatore kundër të dyjave!! Kjo është dizajnuar sepse e dini shumë mirë ju kishit rrjedhur emailed e mia Jonathan Ratelit dhe të gjithë prokurorëve prej ekipit tonë, tani se jamë ankuar kundër ndonjë prej tyre”.

Andreë Hughes, Alexis Hupin dhe Denilio Cecarelli kanë intervistuar zonjen Bamieh në një rast të dytë. Ajo ishte e pasuksesshme në aplikimin e saj për ri-emërim. Zoti Hupin nuk ishte një nëpunës I EULEX-it dhe ai ishte sjellë prej Brukselit për të marrë pjesë në intervistë. Kjo ishte një shkelje të dytë të SOP. Zonja Bamieh beson se prania e zotit Hupin në panelin e intervistimit ishte për të siguruar se ajo ishte e pasuksesshme dhe ishte tregues se BE donte zëvendësimin e saj prej postit. Dhe edhe nëse zonja Novotna nuk ka qendruar në panel, ajo ka dërguar zotit Huges dhe zotit Caceserreli një email. Zoti Hughes kishte punuar në ekipin e zonjes Novotna dhe qëndroi në panelin që i dha zonjes Novotna paralajmërim për çështjen e parkimit dhe zoti Caceserelli – që gjithashtu kishte punuar në ekipin e Novotnes i ishte premtuar pozicionin e zonjes Bamieh si shef i krimit financiar. Të dy kishin konflikt të interesave.

Më 18 tetor 2014, gjë që nuk ishte ditur nga zonja Bamieh, zoti Meucci dërgoi një email Catherines Fearon, Joelles Vachter, Alexisit Hupin, Berndit Thran, Thomasit Hoffman, Thomasit Muehlman dhe Jaroslaves Novotna. Ky email jepte përmbajtjen e një bisede midis zotit Meucci dhe zotit Hupin. Siç është thënë më parë, zoti Hupin kishte intervistuar zonjen Bamieh në intervistën e dytë dhe ishtë më shumë përfaqësues të BE-së sesa të EULEX-it.

 

Në emailin e tij, zoti Meucci deklaroi se:

 

“fola me Alexis mbi mundësinë e djegies së gjyqtarëve dhe prokurorëve… është një detyrim kontraktual të misionit të ushtrojë detyrën e kujdesjes për mirëqenien e shëndetin e personelit të nëpunësuar, nëse është domosodoshmërisht edhe duke liruar nga detyra njësitë të interesuara për kohën e domosdoshme për të ristauruar aftësitë të shëndetit të plotë. Kjo është detyra jonë dhe kjo është në interesin e shëndetit të personelit në fjalë.

Jam i ri në këtë mission por kuptoj se këto raste të djegies mund të ndodhën dhe do të provecedoja përgjatë linjes për çdo prej rasteve indivisuale që do të manifesohen veten në punën e përditshme të misionit.

Ne do të mund t’u shpjegonim këtë qasje gazetarëve. Është një garanci për mirëqenien e personelit që punon me ne.

Është gjithashtu e nënkuptuar se në një organizatë shumë komplekse si tonën, më qindra njerëz të punësuar, disa raste individuale mund të shkonin të pazbuluara deri kur vijnë në dritë [sic], gjë që është pasi personi jep shenja të një djegieje. 

Ky duket të jetë një prej këtyre rasteve.

Zonja Bamieh nuk ka asnjë dyshim se ky email referohet në të dhe se kjo qasje do të ndërmerrej (“do të mund t’u shpjegonim këtë qasje gazetarëve) për të shpjeguar medias ankesat e ngritura nga zonja Bamieh dhe largimin e saj (që do të vazhdonte brenda disa diteve). Në fakt, zonja Bamieh nuk vuante në asnjë mënyrë nga një “djegie” dhe i kishte shkruar zotit Meucci vetëm katër ditë më parë duke kërkuar një vazhdim. Asnjë përpjekje nuk ishte bërë prej askujt nga FCO, EULEX ose BE për të parë nëse zonja Bamieh ishte nën stress apo të merr ndonjë hap për të identifikuar nëse vuan prej djegies. Nuk ishte asnjë bazë të sugjerohet se zonja Bamieh në fakt vuante prej stresit apo “djegies”. Zonja Bamieh beson gjithashtu se çdo pretendim se ky ishte një kurs të veprimit të propozuar në interesin e një nëpunësi është shpartalluar prej përdorimit të frazës:

 

do të mund t’u shpjegonim këtë qasje gazetarëve. Asnjë ushtrim të detyrës së kujdesjes në respektin të një nëpunësi që do të vuantë nga “djegia” do të mund të justifikonte zbulimin e shëndetit të një individi mediav. Ky email ishte në fakt planin për të llogaritur për media shqetësimet për zonjen Bamieh dhe lirimin e saj prej punës dhe qëllimi ishte të bëhet kjo duke e njollosur zonjen Bamieh në media (“Strategjia e Medias së EULEX-it”).

 

Është gjithashtu domëthënëse se palët në Strategjinë e Medias së EULEX-it përfshijnë edhe zonjen Novotna dhe zonjen Fearon, që ishte këshilltarja speciale e zotit Meucci dhe një e punësuar e sekonduar të FCO me linja të raportimit për FCO.

 

Më 20 tetor 2014, Jonathan Ratel dërgoi një email gjithë stafit të SPRK duke deklaruar se zbulimi i paautorizuar të dokumenteve të SPRK ishte një vepër disiplinare dhe potencialisht penale.

 

Më 23 tetor 2014, zonja Bamieh ishte thirrur në zyrën e zotit Ratel. Jonathan Ratel e informoi se ajo u pezullua për shkelje të rregullave disiplinore. Zoti Ratel e shoqëroi me dy zyrtarë të sigurise. Ai dorëzoi një letër me datë 23 tetor, e firmosur prej Shefit të Misionit, duke e informuar atë se ajo u pezullua por pa e informuar pse.  Ajo e pyeti zotin Ratel pse ishte duke u pezulluar dhe për çfarë është krejtësisht tërë fjalën, ai pretendoi se nuk e dinte. Ai i kërkoi pasaportin, dhomën dhe çelësat e makinës, që ajo i dha.

 

Nuk e ka ditur deri kur ajo nuk ka pranuar shënimin disiplinor me datë 7 nëntor 2014, në të cilën asaj iu tha zyrtarisht për çfarë ishte pezullimi, edhe pse ajo kishte zbuluar joformalisht prej disa kolegëve në EULEX. Ajo ishte informuar se ekzistoi një grindje të gjerë midis Shefit të Misionit dhe një gazetar mbi rrjedhjet e informacionit që kishte gati të shpërthente. Ajo kishte degjuar se ata besonin se të gjithë ishin nën hetim dhe ata ishin të befasuar pse zonja Bamieh u pezullua.

 

Pohimi se zonja Bamieh ka rrjedhur këto dokumente ishte tërësisht e pavërtetë dhe zonja Bamieh nuk kishte dhënë asnjë informacion ose dokumente zotit Kajtazi, një gazetar për Koha Ditore. Zonja Bamieh vendosi në atë pikë se ajo do të shkojë publikisht. Mulliri i thashethemeve ishte duke vrapuar dhe disa njerëz thoshin gjera të këqija mbi të dhe pezullimin e saj. Kjo ishte vetëm për të mbrojtur reputacionin e vet.

 

Zoti Kajtazi iu afrua zonjes Bamieh për herë të parë në mbremjen e 27 nëntorit dhe asaj iu tha se çfarë kishte ndodhur dhe se si rezultat të demaskimeve të saja ajo u pezullua. Ajo pyeti cili ishte burimi i saj dhe ai kishte refuzuar t’i tregonte. Ai tregoi se ishte kërcënuar prej Shefit të Misionit dhe se ishte kundër mënyrës në të cilën u trajtua dhe se kishte implikuar Reporterë pa Kufinj. Ai kishte thenë se do të publikojë se ajo nuk ishte burimi, se nuk e ka takuar direkt ose indirekt para kësaj dhe se nuk ka takuar asnjë prej stafit të tij.

Zoti Kajtazi bëri më vonë një deklaratë duke konfirmuar se zonja Bamieh pa dyshim nuk ishte burimin për procesin disiplinar.

 

Më 27 tetor 2014, duke qenë e pezulluar prej punës në atë që ajo konsideronte të jenë pohime fallso plotësisht, zonja Bamieh u kontaktua prej një gazetari dhe iu tha se EULEX jep shtypit komente jo të favorshme mbi zonjen Bamieh. Ajo ishte pyetur nëse don të jep një intervistë në television dhe ajo pranoi. Intervista u transmetua më 30 tetor 2014.

Në mbremjen e intervistës së saj, ajo tha se akuza penale u përgatiteshin kundër saj dhe një mandate arrestimi ishte përgatitur për të.

 

Zonja Bamieh dha intervistë me një numër të gazetarëve britanikë për të ngritur çështjet e korrupsionit dhe dëmtimet që i ka vuajtur për shkak të demaskimeve të saj të mëparshme që nuk rezultuan me asnjë investigim ose përpjekje për të adresuar shqetësimet e saj FCO-së, EULEX-it ose BE-se dhe të gjitha rrugët e tjera u harxhuan plotësisht.

 

Në prill 2015, zonja Bamieh dha një fjalim Studenteve në Media në universitetin Ghent, Belgjikë, lidhur me përvojen e saj mbi korrupsionin dhe trajtimit dëmtues që e ka vuajtur si informatory. Një zyrtar të EULEX-it e ka ndjekur në fjalimin e saj dhe mori shënime, por nuk kishte deklaruar në fletën e aplikimit për të marrë pjesë se ishte prej EULEX-it.

 

Në 6 nëntor 2014, EULEX plotësoi një hetim fillestar mbi pohimet e dhënies së informatave dhe sjelljen e misionit në diskreditim. Zonjes Bamieh iu tha se kjo mund të trajtohej si një çështje kriminale.

 

EULEX provoi të vazhdojë këtë investigim si një pozicion “Catch-22” për zonjen Bamieh.

 

Ajo kuptoi se dëshmitari kryesor për EULEX që u tha se kishte pranuar informacionet e rrjedhura prej zonjes Bamieh, në fakt hodhi poshtë të bëjë këto pohime. Zonjes Bamieh iu ndalua, sidoqoftë, të flet me të.

 

EULEX e njoftoi zonjen Bamieh se donte të zbulonte raportin e hetimit dhe aneksat para saj vetëm në rast se ajo nënshkruan një marrëveshje konfidencialiteti. Rezultati i kësaj qasjeje “Catch 22” ishte se zonja Bamieh do të mund të zbulojë rastin kundër saj nëse ajo do të ndërmerrte hapa të mos mbrohet jashtë EULEX-it (me të cilin ajo nuk ishte më e angazhuar) dhe duke marrë parasysh se ajo ishte e ndërgjegjshme mbi efektin e Strategjisë së Medias së EULEX-it (edhe pse në këtë etapë ajo nuk dinte specifikat e Strategjisë së Medias së EULEX-it).

 

Zonja Bamieh mori qëndrimin se qëllimi i EULEX (duke përfshirë zotin Meucci dhe zonjen Fearon) ishte jo të parandalonte ose të hetonte shpërndarjen jolegjitime të dokumenteve, por në fakt të parandalonte zonjen Bamieh të flet medias mbi shkarkimin e saj, demaskimet e mbrojtura që kanë shkaktuar shkarkimin e saj dhe ta diskreditonte atë në sytë e publikut. Nuk ishte në realitet një procedure disiplinore aspak, por pjesë e Strategjisë së Medias së EULEX-it.

 

Në përgjigje të kësaj, zonja Bamieh instruktoi avokatët e saj në Britaninë e Madhe ku u kthye me instruksionet e FCO. Avokatët e zonjes Bamieh i shkruan EULEX-it dhe pyetën:

 

  1. Në çfarë arsye ata ishin ende duke hetuar zonjen Bamieh, duke marrë paraysh se ajo nuk ishte ende e punësuar prej EULEX-it;
  2. Termat e konfidencialitetit që ajo ishte kërkuar t’i nënshkruante;
  3. Emrat e individëve të tjerë nën hetim të cilave iu kërkuan të nënshkruanin një marrëveshje konfidencialiteti; dhe
  4. Çdo aspekt material në të cilën marrëveshja e konfidencialitetit e kërkuar prej zonjes Bamieh varionte prej marrëveshje të tjera të angazhuara me individë të tjerë.

 

Në përgjigje të letrës së avokatit të zonjes Bamieh në EULEX, EULEX shkruajti se avokatët duhet të deklarojnë se procesi disiplinor u përfundua kundër zonjes Bamieh, por një raport do të lëshohet në bazën e hetimit jo të plotë.

 

Avokatët e zonjes Bamieh kërkuan të shohin raportin dhe iu tha se ishte me FCO. Zonja Bamieh kërkoi raportin në FCO dhe avokatët kishin kërkuar raportin, serish, prej EULEX. Në datën e këtij shkrimi, zonjes Bamieh nuk iu dha raportin, as prej FCO, as prej EULEX.

 

Më 16 shkurt 2015, zoti Meucci doli në televizionin kosovar Klan Kosova për të dhënë një intervistë në studio. Ai ishte i pyetur mbi zonjen Bamieh. Ajo deklaroi:

 

“Ky ish prokuror erdhi me deklarata raciste dhe diskriminuese etnikisht kundër italianëve, rumunëve, grekëve dhe kosovarëve që tha se ata kanë më shumë korrupsion sesa nacionalitete të tjera”

 

Kjo deklaratë është plotësisht fallso. Zonja Bamieh nuk bëri deklarata të tilla “raciste dhe etnikisht diskriminuese”. Zonja Bamieh ishte e martuar me një grek nga Qipro, e bija e saj është greke dhe ajo ka gjithashtu fise italiane. Kjo ishte vetëm pjesë e një fushatë për ta diskredituar ajo dhe është Strategjia e Medias së EULEX-it për ta denigruar atë në sytë të publikut kosovar me mendimin e minimizimit të efektit të demaskimeve të korrupsionit të EULEX-it që ajo i ka ngritur dhe ata kanë refuzuar të përgjigjen.

 

Si rrjedhojë, ankesa e zonjes Bamieh në 2012 nisi një skandal të madh të mbulimeve, genjeshtrave dhe trajtimit jo të mirë kundër zonjes Bamieh.

 

Zonja Bamieh u akuzua jolegalisht se është e çmendur dhe u dogj duke qenë e akuzuar se rrodhi dokumentet. Ajo nuk është as e çmendur dhe as nuk ka rrjedhur informacion konfidencial. Ajo ishte pezulluar arbitrarisht në kapriçon e një Catherine Fearon, që vendosi brenda minutës se zonja Bamieh rrodhi informacionet pa asnjë gjurmë të provave se kështu ndodhi. Tepër shumë për aftësitë forensenike dhe menaxhmentin e këtyre në krye të kësaj organizate….!

 

Zonja Bamieh vuajti situata armiqësore dhe diskriminuese në punë. Një shkelje e vogël të parkimit të automjetit jashtë shtëpisë së saj rezultoi në një hetim të parkimit ilegal. Dokumentet e saj të vitit 2012 u zhdukën në mënyrë të mistershme.  Anëtarët e njësisë së saj vuajtën pasoja shpagimi. Personeli u lëviz në detyra të tjera, një anëtar të njësisë u godit nga mbrapa në një aksident, por ai u konsiderua i fajshëm dhe u nxorr një paralajmërim. Zonja Bamieh u pezullua në rrjedhoja poshtëruese, degraduese. Më shumë, reputacioni i saj u dëmtua prej zyrtarët e EULEX-it që u thanë gazetarëve se ajo ishte e çmendur dhe ka rrjedhur dokumentet shtypit.

 

Zonja Bamieh nuk kishte asnjë opsion sesa të shkojë publikisht dhe të informojë në dështimin e EULEX-it për të hetuar ankesat e mitos. Pasi zonja Bamieh doli publikisht dhe u konfrontua më zotin Florit në TV Kombëtar Kosovar, shefi i Misionit të EULEX-it, zoti Gabriel Meucci mbajti një konferencë shtypi ku u deklaroi të gjithë mediave se pohimet e zonjes Bamieh do të hetohen.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch