Home » Opinione » Mashtrimi i ri turko-serb : “ Ma mirë turki se shkau” !

Mashtrimi i ri turko-serb : “ Ma mirë turki se shkau” !

I ashtuquajturi rrezik sllav për shuarje të kombit shqiptar, s’ka qenë veç një shpikje osmanistësh e neoosmanistësh, shqiptarë e turq bashkë, e cila, nga njëra anë përligjte sundimin osman, e nga tjetra ledhatonte krekosjen sllave për kinse fuqinë tërheqëse të sllavizmit…”. (I.Kadare )

Pse u mashtruam? Si po vepron bashkëpunimi turko- serb ndaj çështjes shqiptare?

 

Se si po i ndihmon Turqia Serbisë  që ajo të ketë primatin në këto anë ,po shihet qartazi . Ndihma e Turqisë  që  i ipet Serbisë ,në kudër të bashkëpunimit të tyre të ndësjelltë ,për shuarjen e një kombi është e mënyrave të ndryshme.Më e reja por në kuadër të së vjetrës dhe e cila kishte dhënë rezultate shumë të mira  në projektin  e tmerrshëm në shuarjen tonë , ishte dhe është përçarja fetare e shqiptarëve. ”.Ato (agjitatoret musliman)..duhet të ndezin fanatizmin fetar të masave dhe të zgjojnë krenarinë për shtetin turk.”( Çubriloviq).

Ishte Çubriloviqi që thoshte kështu dhe ashtu u veprua gjithëmonë. Por sot?
” Duke pasur këtë që u tha në konsideratë, në pah na del edhe një e vërtet tjetër se me gjithë përpjekjet e mëdha të disa ‘patriotëve’ për ta zbehur vizitën e Erdoganit në Kosovë dhe për të irrituar shqiptarët nga personaliteti i tij, megjithatë ai vazhdon të gëzojë një autoritet shumë të madh në mesin e popullit tonë, saqë kam bindjen se po të kandidonte për president të Kosovës do të fitonte më shumë vota se shumë vendas kosovarë. ( Shefqet Krasniqi ). A nuk është kjo vazhdimësi e ”zgjimit të krenarisë” për shtetin turk?

Nëse s’do të duam të përsëritet historia, duhen marrë masa ndaj këtij lloji të propagandës  që është akoma e brishtë( e vjetër në kohëra t’ reja,,) përndryshe na pret një periudhë e errët historike. Historia jonë është e mbushur me raste të tilla fatkeqe, por mjaft më me hedhjen e fajit tjetërkujt. Në fund të fundit duhet ta ndihmosh vetë fatin dhe të mos rrish duarkryq e të përqyrresh se nuk të ndihmonn fati. Është koha për të dalë nga plogështia dhe t’i vihet dryri këtyre dordolecëve  të propagandës çubriloviqiane që çojnë në realizimin e planeve turko-serbe.

 

Çka parashifshin planet dikur dhe a i ngjajnë ato këtyre të sotmës që po shihen ” ashiqare”:

”.. Turqia ofron pafundësi kolonizimi. Është e ditur që masat e myslymanëve janë në përgjithësi lehtësisht të influencuara nga feja. …Prandaj ne duhet të bëjmë për vete në rradhë të parë klerikët (hoxhë, imam , myftij)) dhe njerëz me influencë, nepërmjet parave  dhe kërcënimeve…..(Çubriloviq)  Në planet e përbashkëta qëndron edhe kjo:”Gjithashtu duhet te gjinden  sa më parë që të jetë e mundur agjitatorë sidomos nga Turqia, për të promovuar dashurinë ndaj Turqisë , duke u bazuar në të kaluarën  ” e përbashkët historike ” dhe në zhvillimin ekonomik  të saj.

“Me kalimin e shekujve, jo veç të huajt, por shqiptarët vetë, gati-gati po besonin se Shqipëria nuk rrethohej më nga vise europiane, siç ishte në të vërtetë, por ishte zhvendosur drejt daljes së kontinentit të vet, në kufi me Azinë. Si e tillë, si hapësirë ndërprerëse a urë kalimi aziatiko-europiane, përftohej ajo që e kishte Azinë rreth një mijë kilometra larg. Ky status gjysmak, ky as-as (as Europë, as Azi), nuk do t’i ndahej Shqipërisë edhe pas shembjes së Perandorisë Osmane. Nuk ishte metaforë, por gërmadha e projektit makabër për shuarjen e një kombi”(Kadare)

 

“Ka popuj në kufijtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjerësisht, bazuar në fatet, të bëmat dhe cilësitë që shfaqin. “ thuhej për ne .Pokufijtë e botës së qytetruar ku qenkan.? A qenkemi ne ata që po e ndajmë  qytetrërimin nga jo qytetrimi.?Po.

Sipas planeve turko-serbe ashtu duhet të mbetet. Derisa  Erdogani çirret se Kosova është Turqi , të nesërmen dalin serbët se Kosova është Serbi , atëherë automatikisht arrihet të përfundimi : ” Ja një popull që e dëshiron  errësirën, na leni neve se vetëm ne dijmë të menaxhojmë me këto bisha të  historikisht të papërmirësuara”  Deris turku  çirret për të kaluaren e përbashkët , ne e pranojmë si të tillë , Kur serbi thot se Kosova është Serbi ne reagojmë vrullshëm( e që duhet) ,atëherë është kulmi i suksesit  në strategjinë: “ Më mirë turki se serbi”.

Teoria “ më mirëturkuse sa serbi “ është bipolare : ” sa më afër turkut , aq më largë Europës ” dhe kjo i shkon përshtati Serbisë në arsyetimet e saja në botë. Europa nuk duron Azi në mbrendinë e saj.. Jo ore , Jo. as Serbi e as Turqi !

 

Është e ditur që masat e  shqiptarëve muslimanë janë në përgjithësi lehtësisht të influencuara nga feja.Dhe sot a po e kryejnë agjitatorët  e fesë muslimane  këtë influencim , duke na e përzier fenë muslimane me  kombin turk.? Të jesh musliman nuk do të thot të jesh turk.

 

“Në këtë luftë maskash, kombi shqiptar humbte çdo stinë e çdo vit. Shfaqeshin çdo stinë shqiptarë me famë dhe pasuri, por, ashtu si në përrallat me kapërcim të ylberit, fill pas kapërcimit, pra matanë ylberit, ata s’ishin më shqiptarë. Rrallëherë në histori kishte qëlluar që fama dhe lavdia vetjake e personazheve, në vend që t’i vinte në ndihmë kombit që i përkisnin, ktheheshin kundër tij. Do të mjaftonte vetëm shembulli i postit të kryeministrit perandorak, që iu dha shqiptarëve, prej të njëjtit shtet që ndalonte me dekret shkrimin e gjuhës shqipe, për të kuptuar se në ç’nyjë tragjike kishte hyrë fati shqiptar (Kadare) .Posot , e njejta .-

Populli turk dhe ai i Kosovës ekantë njejtën histori,thot Erdogani duke shtuar se

“ gjuha ,feja ,pupulli mund të jenë të ndryshëm “ por “ që të gjithë jemi fëmijtë e të njetit vend “ i raportonte Tanjug-u botës. Edhe kjo është nga plani i përbashkët turko-serb.

 

“Pastaj a më mirë t’i ndjesh njerëzit si të afërm, miq e vëllezër apo si armiq e kundërshtarë? Sa më shumë miq e vëllezër që ka njeriu aq më i fortë do të jetë, kjo nuk do koment. Por unë mendoj se ky frustrim dhe reagim i pakontrolluar emocional që po u bëhet “vëllezërve” është i qëllimtë dhe tendencioz, pra çështja lidhet kryekëput me atë se vëllai në këtë rast ështëturku, ‘ish-pushtuesi’.(Dr.Shefqeti)”……” Prandaj ne duhet të bëjmë për vete në rradhë të parë klerikët (hoxhë, imam , myftij)) dhe njerëz me influencë, nepërmjet parave  dhe kërcënimeve QË ATO TË NA MBËSHTESIN …..(Çubriloviq).

 

 

Fahri Xharra, 25.10.13

Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch