Home » Lajme » Maturantët e gjimnazit “Skënderbeu” gjatë këyre dy ditëve kanë bërë dorëzimin e punimit të diplomës pranë sekratarisë së kësaj shkolle

Maturantët e gjimnazit “Skënderbeu” gjatë këyre dy ditëve kanë bërë dorëzimin e punimit të diplomës pranë sekratarisë së kësaj shkolle

Përzgjedhja e temës për punim diplome ishte lënda që kanë dëshiruar ata, dhe në mënyrë më të rregullt ashtu siç është paraparë po vazhdon dorëzimi i tyre. Sekratari i shkollës, Agim Ferati thotë se për çdo maturant duhet ti ketë gati dokumentacionet e nevojshme për dorëzimin e punimit ashtu siç parashikon ligji. Ndërsa drejtori Abdurrahman Zylfiu vë theksin më tepër tek provimet që do ti nënshtrohen maturantët, mbrëmja e maturës që do të mbahet 7 qershor si dhe eskursionin 6 ditor që kaluan maturantët në Shqipëri. Ndërsa ditën e nesërme maturantët do ti nënshtrohen provimit në gjuhën shqipe dhe më 6 qershor në lëndën e matematikës. Sipas drejtorit të gjimnazit mbrojtja e temës së diplomës nga maturantët do të bëhet prej datës 9 –13 qershor.

RTV Presheva

Build rapport and create a culture of learning gather this

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch