Home » Lajme, Vendore » Maturantët e viti 1971 /72 shënuan 40 vjetorin e maturës

Maturantët e viti 1971 /72 shënuan 40 vjetorin e maturës

E kishin kryer gjimnazin që në vitin 1972 dhe  pas 40 viteve janë takuar përsëri por jo të gjithë sa ishin atë kohë.

IV 2 dhe IV 3 e gjimnazit Skënderbeu këtë të shtunë kanë shënuar 40 vjetorin e maturës. Ata fillimisht janë takuar në oborrin e shkollës . ku çdo përshëndetje ishte me emocione , pasi kur u ndan ishin vetëm 19 vjeç e sot afro 60 –ve. Takimi i tyre ka nisur në sallën e profesorëve ku bashkë me ta ishin dy kujdestarët Sulejman Ahmeti i IV3 dhe Abedin Selimi i IV 2 si dhe drejtori i atëhershëm Zeqirja Fazliu.

Gjatë prezantimit atë kanë rikujtuar shumë momente , duke nisur nga mësimet, shakat por dhe sugjerimet e profesorëve.

Por dy kujdestarët dhe drejtori gjatë fjalimit të tyre janë ndjerë krenar që nxënësit e tyre sot janë kuadro të profileve të ndryshme.

 

Në këtë orë kujdestari me një minutë heshtje u rikujtuan edhe ata nxënës dhe profesorë që më nuk janë në mesin tonë.

Kjo gjeneratë e VIII e gjimnazit Skënderbeu sot janë kuadro nga të gjitha lëmit , dhe shumë prej tyre janë doktorë shkence , magjistra por dhe kuadro të lëmimeve  të ndryshme . Ata në këtë takim kanë shkëmbyer mendime të ndryshme kanë evokuar momente të hareshme , kanë recituar poezi të cilat sipas pasojë e kriteriumit sot e kësaj dite nuk i kanë harruar.

E për këtë 40 vjetorë të maturës është përkujdesur këshilli organizativ të cilët me këtë akt kanë bashkuar shoqërinë e dikurshme.

 

Ndrëkaq drejtori i tanishëm Abdurrhaman Zulfiu ka foluar për historikun e gjimnazit dhe sukseset e deritanishme.

 

Mbrëmja e maturës më pas ka vazhduar në restorantin Picola ku edhe  aty përderisa ka vazhduar disponimi herë pas herë janë rikujtuar momente gjimnazi të asaj kohe.

Janë regjistruar 1968 /69 – Gjenerata e VIII –të 1971 /72 matura

Pas 40 viteshe sot shuem ng aketa nxenes  jane doktoro , magjistra dhe figura

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch