Home » Sport » Mavraj synon të bëhet mbrojtësi më i mirë në Bundesligë

Mavraj synon të bëhet mbrojtësi më i mirë në Bundesligë

Mërgim Mavraj e përfundoi me sukses edicionin e kaluar. Me skuadrën e tij, Greuther Furth, mbrojtësi kosovar arriti që nga Bundesliga 2 të ngjitet në Bundesliga 1 të Gjermanisë. 

Por kjo nuk ishte e tëra që arriti Mavraj. Ai në fund të edicionit fitoi epitetin e mbrojtësit më të mirë në kategorinë e dytë gjermane. Tani 26-vjeçari i ka vënë synim vetes që edhe në Bundesligë të shpallet mbrojtësi më i mirë.

“Në Bundesliga 2 jam shpallur mbrojtësi më i mirë dhe qëllimi im është të tregoja veten sa më mirë dhe të përsërisja paraqitjet e mira që pata edicionin e kaluar. E di se ka edhe mbrojtës tjerë të mirë në Bundesligë, por unë do të mundohem të jem më i miri”, ka thënë Mavraj të martën për gazetën “Koha Ditore”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch