Home » Lajme, Sport, Vendore » MAX BET Miratoca fitues I turnirit Musa Musahu

MAX BET Miratoca fitues I turnirit Musa Musahu

Ekipi I MAX BET Miratoca është shpallur fitues I turnirit Musa Musahu , pasi në finale kanë mposhtu ekipin Gipa nga Rahovica me rezultat 3 me 2.Kjo finale e madhe është ndjekur nga afro 2 mijë shikues , ndërsa RTP sonte nga ora 21 do ta transmetoj në tërësi këtë supersfidë.

Në stadiumin e qytetit në Preshevë finalja e madhe e turnirit Musa Musahu ka tubuar afro 2 mijë shikues. Në këtë finale në fushëbetejë kanë zbritur ekipi MAX BET Miratoca dhe Gipa Rahovicë.

Ndeshja nisi me emocione , por dyja ekipet janë treguan të qeta , përderisa një dalje e portierit Lulzim Jusufi ka befasuar tërë ekipin e Gipës , pasi gjuajtja e tij përfundoi në rrjetë duke e zhbllokuar kështu rezultati në minutën e 14 –të. Por gëzimi ishte i shkurtër pasi u deshën vetëm 3 minuta lojë që Jeton Rexhepi të çojë shifrat në 1 me 1. E ky gol shokoi ekipin e Miratocës të cilët pas 2 minutave u goditën përsëri nga lojtari Erdin Krashinca i cili me këtë gol edhe mbylli pjesën e parë të takimit.

Ndërkaq pjesa e dytë nisi me tensione dhe presion nga skuadra e Miratocës të cilët kërkonin barazimin e rezultatit . Ndeshja ndryshoi kur portieri I Gipës Bekim Rexhepi në minutën e 3 –të nga një pakujdesi ndërhyri ndaj lojtarit të MAX BET Miratoca duke penguar që të barazoj rezultatin , dhe kësaj here gjyqtarët atë nxorën me 2 minuta jashtë loje.

Pas këtij momenti favori numerik ndikoi që në minutën e 25 Urim Aliu të barazojë shifrat në 2 me 2. E kur u mendua se sfida do të shkonte në penalti , kjo nuk vlejti për lojtarin Jasemin Latifi  i cili në minutat e fundit të takimit pas një devijimi shënoi golin e tretë për MAX BET Miratoca.

Dhe kështu pas një sfide dramatike MAX BET Miratoca rrëmbeu trofeun e turnirit Musa Musahu 2013. Ndërkaq OKF-ë në ceremoninë festive ka ndarë mirënjohje për gjyqtarët , mediat e shkruara dhe elektronike , pastaj për personat dhe institucionet që kanë dhënë kontribut në këtë garë. Gjithashtu mirënjohje u ndanë edhe për ekipet nga Maqedonia si Intermedika e Vllaznia Sllupçan si dhe Liria Çerkez të cilët morën edhe çmimin si ekipi më FEr Pllej. E portieri më i mirë u zgjodhe Bekim Rexhepi ndërsa çmimi i lojtarit i takoi  Malush Qekimi . Në këtë finale ka qenë prezent edhe kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe ai i kuvendit Ramiz Latifi të cilët ka ndarë edhe medaljet për ekipin e parë dhe të dytë. Ndërsa për trajnerin e Lirisë nga Çerkezi kjo  është njëra ndër garat më atraktive dhe ai është  zotuar se edhe vitin e ardhshëm do të jenë prezent në Preshevë.E për lojtarët e MAY BET Miratoca ky trofe ka një rëndësi të veçant pasi ky është njëri ndër turnirët me mëdha kur dihet se 37 ekipe kanë luftuar për këtë trofe.E në këtë garë punën  më të vështirë e kanë patur gjyqtarët të cilët shpesh janë përballur me presione e aty këtu edhe me nga një fyerja në distancë nga publiku.

Edhe sekretari i OKF-së Nderim Ajvazi është ndarë i kënaqur me përfundimin e këtij turniri por ai shpreson që vitin e ardhshëm të përmirësoj edhe infrastrukturën dhe të krijoj kushte më të mira edhe për lojtarët por dhe publikun.Në turnirin Musahu Musahu kanë marrë pjesë 37 ekipe duek përfshirë edhe Maqedoni dhe Kosovën. Futbolli në Preshevë dalëngadalë por rikthen imazhin e saj dhe tashmë nuk ka dyshim se atraktiviteti dhe pjesëmarrja e publikut na rikujton kohën e para  shumë viteve kur te ne vinin ekipe dhe lojtarë më të spikatur nga Kosova e rajoni.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch