Home » Lajme, Opinione, Politikë » Mazllum Baraliu: Koalicionet aktuale nuk do të mund ta bëjnë shumicën

Mazllum Baraliu: Koalicionet aktuale nuk do të mund ta bëjnë shumicën

Tash e pesë ditë partitë politike kanë filluar zyrtarisht fushatën zgjedhore me takime e tubime elektorale me qytetarë të vendit. Megjithatë, garuesit politikë këtë fushatë e kanë nisur muaj më parë, për çka po thuhet se do të duhej të ndëshkoheshin nga KQZ e PZAP. Kështu thotë profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Derisa flet për referendumin, Baraliu konsideron se bashkësia ndërkombëtare dhe klasa politike nuk e kanë dashur atë. Ndërsa për Gjykatën Speciale thotë se është një padrejtësi e madhe për Kosovën.

Baraliu për KosovaPress, deklaron se partitë politike janë shumë aktive dhe se kanë interesim të jashtëzakonshëm për të arritur rezultate në këto zgjedhje, për çka sipas tij, edhe epilogu do të jetë interesant.

Baraliu thekson se  partitë politike e kanë filluar fushatën qysh nga dorëheqja e Ramush Haradinajt, ai mendon se është një aktrim i partive politike hapja e fushatës zgjedhore me datën 25.

Krahas kësaj, ai konsideron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe PZAP do të duhej të ndëshkonte partitë politike garuese në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Baraliu thekson se ashtu si në zgjedhjet e kaluara, qytetarëve po u premtohen gjëra boshe, derisa shton se gjatë tubimeve po përmenden shifra jo të sakta.

Profesor Baraliu konsideron se mos formimi i institucioneve të reja e godet drejtpërdrejtë qytetarin. Mes tjerash ai thotë se do të ketë mundësi të ngërçit politik.

Sa i përket kërkesës së Ramush Haradinajt drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dorëheqjes, Baraliu thotë se kryeministri në detyrë  nuk kishte bazë juridike-kushtetuese për këtë kërkesë.

Në raste të tilla, Baraliu thotë se duhet të kthehet përgjigje më e shpejtë nga Gjykata Kushtetuese.

Baraliu konsideron se do të duhej të ndryshonte Kushtetuta në disa pika, kur vije fjala për çështjen e zonave zgjedhore, për zgjedhjet e përgjithshme lokale e qendrore, por edhe për referendum.

Sipas tij, të gjitha shtetet serioze edhe për çështjet më të parëndësishme, ua mundëson qytetarëve zgjedhjen me referendum. Por që sipas tij ligji për referendumin është pamundësuar nga vetë klasa politike.

Derisa flet për formimin e Gjykatës Speciale, Baraliu thotë se është një padrejtësi e madhe që i është bërë Kosovës, për çka konsideron se qeverisja e ardhshme do të duhej  ta rishikoj këtë çështje. Sa i përket marrëveshjes finale me Serbinë, Baraliu nuk shprehet optimist se do të ketë njohje nga ky vend për Kosovën.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch