Home » Kulturë, Lajme, Vendore » Mbahet akademi përkujtimore për nderë të të ndjerit Demir Behluli

Mbahet akademi përkujtimore për nderë të të ndjerit Demir Behluli

Dje, në ambientet  e bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi” me fillim prej ora 12:00h është mbajtur akademi përkujtimore për nderë të të ndjerit Demir Behluli.

Akademia përkujtimore është organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve ”Feniks” ku të pranishëm ishin kryetari i kësaj shoqate z.Bilall Maliqi, drejtori i bibliotekës z.Reshat Neziri, familjarë dhe të afërm të të ndjerit si i biri Dashnim Behluli, profesorë dhe shkrimtar si  Junus Fetahu, prof.Rexhep Abazi, poet Demush Berisha si dhe qytetar të tjerë. Demir Behluli ishte shkrimtar dhe piktor i cili me veprat e tij ka lënë pas vetes shkrime, dhe punime të cilat do e mbajnë gjallë gjithmon në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur.

Pikturat e Demir Behlulit, sot gjenden anë e kënd botës. Ato gjenden tek individët dhe institucionet e ndryshme në mbarë botën, si në Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër.

Bilall Maliqi kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Feniks për TV Aldi u shpreh që është obligim për ne që të organizojmë akademi përkujtimore për krijuesit e mëdhenjë siç ishte Demir Behluli.

Demir Behluli lindi më 10 shkurt 1938 në fshatin Ranatoc të Preshevës ndërsa ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare më 4 maj të vitit 2018.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch