Home » Lajme » Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal

Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal

Është mbajtur sot mbledhja e radhës e Këshillit Komunal të Preshevës. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin të gjithë anëtarët e Këshillit Komunal, si dhe ndihmsat e kryetarit të Komunës së Preshevës. Për rend të ditës kanë qenë të parapara 5 pika prej të cilave të gjitha kaluan, me vota unanime. Si pika më me rëndësi ishte ajo e shqyrtimit dhe miratimit të raportit të punës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 të drejtoratit për Urbanizëm. Kryetari i Këshillit Komunal, njëherësh edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, mbledhjen e sotme e ka quajtur si mjaftë konstruktive.

Ndërsa edhe tri pikat tjera ishin mjaftë të rëndësishme, ku kishin të bënin me shqyrtimin dhe miratimin e vendimit mbi auto taksitë në Komunën e Preshevës, dhe mbi transportin publikë.

Këshiili Komunal i Preshevës, gjithashtu i ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesat e qytetarëve të Komunës së Preshevës drejtuar këshillit, ku ato që kanë qenë të arsyeshme edhe janë pranuar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch