Home » Lajme, Vendore » Mbahet protesta në Preshevë

Mbahet protesta në Preshevë

Sot shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës protestuan ku me  pankartat që mbanin në duar me mbishkrimet si: Duam reciprocitet me serbët e veriut të Kosovës, lironi djemt tanë se janë të pafajshëm, kthene Lapidarin e dëshmorëve tanë, jashtë xhandarmërisë, stop diskriminimt, qarkullim të lire, Kosovë mos e harro Luginën, Shqipëri edhe këtu ka shqiptarë, mesazh që iu dërgua edhe dy qeverive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, që të përkushtohen më shumë për Luginën e Preshevës. Kryetari Preshevës Ragmi Mustafa, edhe njëherë kërkoi lirimin e shqiptarëve të burgosur në burgjet serbe, duke mos harruar kthimin e lapidarit të UÇPMB-së në qendër të Preshevës. “kërkojmë nga faktori ndërkombëtarë dhe ai vendorë që sa më parë ti lirojnë bijtë tanë nga burgjet serbe dhe shqiptarët ti gëzojnë të drejtat njëlloj siq u garantohen serbëve të veriut; ne jemi në vendin tonë dhe këtu duhet ti gëzojmë të drejtat tona” u shpreh kryetari i komunës së Bujanocit Dr.Nagip Arifi. Lirimin e shqiptarëve nga burgjet serbe dhe zgjidhjen e rpoblemeve të shqiptarëve e kërkuan, edhe liderët tjerë, Jonuz Musliu, LPD, Skender Destani BDL dhe Ramiz latifi RD. Këtë protestë në emër të shqiptarëve të Medvegjës e përkrahu edhe Rexhep Abazi.

Protestën e sotme nuk e kanë parë të udhës ta përkrahin përfaqësues të PVD-së, UDSH-së si dhe deputeti në parlamentin serb, Riza Halimi, të cilët nuk ishin prezent në protestë për ti shprehur kërkesat e tyre për lirimin e shqiptarëve nga burgjet serbe dhe as për ta shprehë paknaqësinë ndaj të drejtave të popullit shqiptarë. Kjo protestë u mbajt në prag të shënimit të manifestimeve që vazhdimisht realizohen në muajin e majit kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, kundër vendimit të gjykatës për krime të luftës për dënimin e shqiptarëve dhe me kërkesa për realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Në këtë protestë kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Dr. Ramiz Latifi e lexoi edhe një letër proteste e dale nga seanca e jashtëzakonshme që dje kishte mbajtë Kuvendi Komunal i Preshevës kushtuar gjykimit që pritet të mbahet të hënën në gjykatën e apelit në Beograd.

———————————

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Preshevës të mbajtur më 10.Maj 2013, ku u debatua rreth procesit të rigjykimit të 9 shqiptarëve të ashtuquajturit “grupi i Gjilanit” ku me këtë rast u morë qëndrim që Kuvendi Komunal I Preshevës, institucioneve më të larta shtetërore dhe faktorit ndërkombëtar ti dërgoj këtë:

Letër protestuese

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës janë të indinjuar thellë me zvarritjen e procesit të montuar politik ndaj 9 të rinjëve shqiptarë, të cilët padrejtsisht janë arrestuar dhe ende po mbahen në burg, periudhë kjo që tregon qartë se ky proces është një proces i montuar politik dhe i orkestruar nga ministri i brendshëm serb Ivica Daçiq, i drejtuar kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ku brenda 5 viteve të mbajtur padrejtsisht në burgjet serbe nuk kanë arritur të sjellin asnjë dëshmi mbi fajësin e tyre.

Kuvendi Komunal i komunës së Preshevës kërkon nga institucionet më të larta shtëtërore dhe nga faktori relevant ndërkombëtar të ushtroj ndikimin e vet për gjykim të drejtë dhe me këtë rast të vërtetohet pafajësia e tyre.

Ne këshilltarët e Kuvendit Komunal vlerësojmë se çdo vendim tjetër përpos lirimit të tyre të pakusht do të thellojë edhe më tepër mos besimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ndaj institucioneve shtetërore serbe dhe se do t’i imponohet që së shpejti të ulen dhe të rishqyrtojnë veprimet e veta politike në kuadër të këtij shteti.

Preshevë, 10. Maj 2013                                                                             Kuvendi Komunal i Preshevë                                                          Dr. Ramiz Latifi, Kryetar

——————————————————————

At the extraordinary session of the Presevo Municipal Assembly held on May 10, 2013, in which was debated about the retrial process of 9 Albanians of the so-called “Gnjilane Group” in which case was decided that the Presevo Municipal Assembly, to the highest state institutions and to the international community, sends this:

Letter of Protest

Councilors of the Presevo Municipal Assembly are deeply distressed by the delaying of the rigged political process against 9 young Albanians, who unjustly were arrested and are being held in jail, a period that clearly shows that this process is a rigged political process and orchestrated by the Serbian Interior Minister Ivica Dacic, directed against the Presevo Valley Albanians, where within 5 years held unjustly in Serbian prisons have failed to bring any evidence of their guilt.

The Presevo Municipal Assembly demands from the highest state institutions and relevant international factor to exert its influence for a fair trial, and in this case to prove their innocence.

We, the councilors of the Municipal Assembly, evaluate that any decision other than their unconditional release will further deepen the disbelief of the Presevo Valley Albanians towards the Serbian state institutions and that they will be imposed soon to sit down and revise their political activities within the frame of this state.

Presheva, May 10, 2013                                                                                                                                   Presevo Municipal Assembly

_____________________

Dr. Ramiz Latifi, Chairman

—————————————————————————————–

Na vanrednoj sednici Skupštine opštine Preševo, održanoj 10.maja 2013 godine, gde je raspravljeno o ponovljenom procesu suđenja protiv devetorice (9) Albanaca takozvane “Gnjilanska grupe”, gde je ovom prilikom zauzet stav da Skupština Opštine Preševo, najvišim institucijama Republike Srbije i međunarodnom faktoru, uputi ovo:

Protestno Pismo

Odbornici Skupštine Opštine Preševo su duboko ogorčeni sa odlaganjem montiranog političkog procesa protiv devetorice (9) mladih Albanaca koji su nepravedno uhapšeni, a i dalje se drže u pritvoru, period koji jasno pokazuje da je ovaj proces politički montiran proces i orkestriran od strane ministra Unutrašnjih Poslova Ivice Dačića, usmeren protiv Albanaca Preševske doline, gde tokom 5 godina nepravednog zadržavanja u srpskim zatvorima, nisu uspeli da donesu ni jedan dokaz o njihovoj krivici.

Skupština Opštine Preševo zahteva od najviših državnih institucija i međunarodnog relevantnog faktora da vrši svoj uticaj za pravedno suđenje i ovom prilikom da se utvrdi njihova nevinost.

Mi, odbornici Skupštine Opštine Preševo, smatrama da svaka druga odluka osim njihovog bezuslovnog oslobađanja produbljivaće još više nepoverenje Albanaca Preševske doline prema državnim institucijama Republike Srbije, i  da će biti prinuđeni da uskoro sednu i razmatraju svoje njihovo dalje političko delovanje u okviru ove države.

 

Preševo                                                           Skupština Opštine Prševo

10. maja 2013 godine                                  _______________________

Dr. Ramiz Latifi, Predsednik

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch