Home » Lajme » Mbahet seanca konstituive – Dr.Ramiz Latifi zgjidhet kryetari i KK të Preshevës

Mbahet seanca konstituive – Dr.Ramiz Latifi zgjidhet kryetari i KK të Preshevës

Është mbajtur seanca konstituive e KK të Preshevës. Për seancë kanë qenë të parapara 8 pika për rend të ditës, ku që të gjitha kaluan.

Që në fillim mbledhja ka filluar me një atmosferë jo të mirë nga këshilltarët e opozitës, të cilët kritikuan partitë politike që kanë fituar zgjedhjet lokale, sidomos PDSH. Pas shumë debateve u votua pika e parë e rendit të ditës Raporti i Komisionit Komunal Zgjedhor.

Pas verifikimit të mandateve të këshilltarëve të rinj dhe dhënies së deklaratave solemne nga ana e tyre, është bërë edhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës, ku u propozua Dr.Ramiz Latifi nga Grupi Qytetar Rilindja Demokratike. Ai u përkrah nga votat e 22 këshilltarëve që morën pjesë në votim nga gjithsejtë 36 këshilltarë prezent gjatë votimit.

E kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit Ramiz Latifi, në fjalimin e tij tha se do të jetë kryetar i të gjithë këshilltarëve, pa dallim përkatësisë partiake.
Në pikën e 6 të rendit të ditës ishte zgjedhja e dy zv/kryetarëve të Kuvendit. Ndërsa pikat 7 dhe 8 kishin të bënin me zgjedhjen e sekretarit dhe zv/sekretarit të Kuvendit Komunal. Me arsyetimin se po bëhet shkelja e statutit të komunës së Preshevës gjatë diskutimit për zgjedhjen e zv/kryetarëve të kuvendit opozita e lëshoi seancën. Sipas tyre statuti parasheh që kuvendi të ketë 1 zv/kryetar e jo dy. Ndërsa për rrjedhën e seancës kryetari i kuvendit pas përfundimit e quajti si mjaftë normale dhe me diskutime, kurse rregullorja sipas Latifit nuk precizon se sa zv/kryetar të Kuvendit duhet të jenë.
Në seancën e radhës e cila ende nuk është caktuar se kur do të mbahet do të bëhet edhe zgjedhja e Kryetarit të Komunës, zv/kryetarit të komunës dhe anëtarëve të këshillit komunal.

Kuvendin Komunal të Preshevës në 4 vitet e ardhshme në bazë të marrëveshjes së koalicionit do ta udhëheqin PDSH, GQ RD dhe BDL, të cilët së bashku kanë 22 këshilltarë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch