Home » Lajme » Mbahet sekret hoteli ku do të vendoset Shkëndija në Beograd

Mbahet sekret hoteli ku do të vendoset Shkëndija në Beograd

Futbollistët dhe drejtuesit e KF Shkëndija të hënën do të arrijnë në Beograd, ku të mërkurën zhvillojnë ndeshjen kualifikuese me Partizanin, në kuadër të javës së dytë eliminatore të Ligës së kampionëve.

Për shkak të situatës së sigurisë lokacioni ku do të jenë të vendosur kampionët e Maqedonisë është duke u mbajtur në fshehtësi.

“E dimë se ku do të jenë të vendosur dhe saktë kur do të vijnë, por nuk është në rregull t’ia zbulojmë opinionit më të gjerë, për shkak të frikës nga incidentet eventuale. Më mirë është kështu. Ata, normalisht gjatë gjithë kohës do të jenë nën përkujdesje të policisë, por e përsërisë, është më mirë që sa më pak njerëz ta dinë se ku është i vendosur rivali ynë”, tha sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Darko Grubor, për mediet serbe.

Me futbollistët nga Tetova nuk do të vijnë tifozët e tyre “Ballistët”, në përputhje me vendimin e UEFA-s që dyluftimet mes Partizanit dhe Shkëndijës të luhen pa tifozë mysafirë.

Teens frequently cross the line of what’s private and what’s social, and if they’re going to put it out there, it’s our job to make sure they understand that consequences and think before http://www.topspying.com they hit send

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch