Home » Lajme, Politikë » Mbahet takimi, Kurti -Mustafa e Osmani

Mbahet takimi, Kurti -Mustafa e Osmani

Në një nga hotelet në kryeqytet u takuan kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e pjesë e këtij takimi ishte edhe kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani.

Me këtë rast Kurti ka deklaruar se “ky është fillimi i qeverisë së re. Po punojmë për koalicionin qeveritar që do ta çkapë shtetin nga e keqja”.

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit të votave të panumëruara.

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel të parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimet, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. U mbetet partive të diskutojnë për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave, do të udhëheqë Qeverinë.

Sipas rezultatit preliminarë të KQZ-së, Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit me 203.052 vota, nërsa LDK me 197.702 vota.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch