Home » Lajme, Vendore » Mbi 6000 mijë fidane u ndahen bujqve të komunës së Preshevës

Mbi 6000 mijë fidane u ndahen bujqve të komunës së Preshevës

Shtatë bujq nga Komuna e Preshevës janë përfitues të projektit Përparimi I prodhimtarisë pemëtarë në rrethin e Pçinjës. Nga ky projekt  janë ndarë 6080 fidane  të llojit të ndryshëm të pemëve.Kryetari Ragmi Mustafa, uron që ky  proces të vazhdojë edhe më tej,në mënyrë që të ketë zhvillim të pemëtarisë në komunën e Preshevës. 

Janë shpërndarë  fidane për bujqit të cilët kanë qenë aplikues të  Projektit “Përparimi i prodhimtarisë pemëtarë në Rrethin e Pçinjës” i financuar nga Programi “EU-PROGRES” i Bashkimit Evropian, i përkrahur nga Qeveria Zvicerane, ku nga komuna e Preshevës shtatë  bujq kanë qenë përfitues të këtij projekti. Nga ky projekt   gjithsejtë  janë ndarë 6080 fidane të llojeve   ndryshme të pemëve. Kryetari Ragmi Mustafa, uron që ky  proces të vazhdojë edhe më tej,në mënyrë që të ketë zhvillim të pemëtarisë.,

 Inxhinieri I bujqësisë Memet Halimi ka thënë për Radio televizionin Presheva se  këta bujq të cilët kanë fituar këtë donacion,duhet të kenë përkujdesje dhe kushte të mira,në mënyrë që të kenë prodhimtari të mire në pemëtari.

 Përfituesit e këtij donacioni ,u shprehen të kënaqur dhe falënderues për dhurimin e këtyre fidanëve.

Komuna e Preshevës në bashkëpunim me programin delegacionit evropian Progres ka realizuar disa projekte,që kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të  bujqësisë.

Rtv Presheva

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch