Home » Lajme » Mbi: Basketbolli ndërshqiptar – T: Liga e përbashkët në basketboll ëndërr apo realitet?

Mbi: Basketbolli ndërshqiptar – T: Liga e përbashkët në basketboll ëndërr apo realitet?

Ne vet duhet të ndihemi fajtor, sepse ne nuk po dëshirojmë që të bashkpunojmë, apo të kemi një organizim të ndeshjeve reviale në mes të skuadrave të basketbollit, apo edhe të zhvillimit të ndeshjeve të një turneut mbarkombtar. Ndoshta më së miri të e organizojmë një ligë të përbashkët mbarkombëtare në basketboll. Ky bashkëveprim e organizim mund të arrihet, duhet të ndodh e të rrjedh, apo si dhe çka duhet të bëjmë që të kemi një ligë të përbashket mbarkombëtare të basketbollit. Mund të e themi edhe këtë: Hedhja e idesë rreth ligës së përbashkët deri tani ka mbetur vetëm fjalë në tubime e konferenca të ndryshme që janë mbajtur apo edhe në koloare të ndryshme të vetë dashamirët e  basketbollit. Kjo vetëm është një pikësynim i yni për të dhënë një kontribut edhe në këtë formë për të arritur bashkimin kombit për mes sportit e në veqanti përmes basketbollit. Se pari është mirë të fillojm tek rinia shkollore, ku do të kemi suksese sepse nga basketbolli ndër shqiptar mund të dalin lojtar të nivelit me cilësi të lartë.

 

Mst: Turne semestral

 

Tashmë, gjatë vitit të kaluar, më saktesisht në fund të ediconit 2009/2010, mbrenda territorit shqiptar ka filluar të zbatohet projekti “Basketbolli në shkolla” i organizuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Me këtë organizim në gjithë territorin shqiptar janë organizaruar gara, gjatë peridhes së pushimeve në shkolla të ndryshme. Pasi që ky organizim ka të bëjë me basketbollin, si dhe me edukimin e rinisë shkollore përmesë lojës së basketbollit, vie pyetja që ka përgjegjen e vet. Pastaj, pse ne nivel të klubeve apo të shkollave të basketbollit këtu në Republiken e Kosovës, as një grup të nxënsve apo trajner nuk ndërmori ndonjë aktiviteti sikurse që e ka të organizuar FSHB tash dy vite me radhë. Është e nevojshme dhe e mirëpritur te të gjithë adhuruesit e lojës së basketbollit, që të organizohemi, të bëjmë disa ekipe që të zhvillojn gara me qëllim të ballafaqimit në mes vete, ndërmjet shkollarëve të Kosovës dhe të Shqiprisë. Pra është shumë e arsyeshme dhe shumë lehtë që nga rinia shkollore të nisin të realizohen iniciativat për të bërë gara në mes të ekipeve të dy shteteve. Edhe kjo do të jetë një frymëzym kombëtar, shoqërorizimi i tyre, me këtë ngritet vetëdia se duhet të kemi domosdoshmërisht një ligë të përbashkët të basketbollit.

 

Mst: Jemi një

 

Parullën jemi një e përdorim shpesh, të gjithë e në vende e në nivele të ndryshme. Mirëpo si duket është vetëm një parullë vetëm që për disa është një rutinë e shprehjes verbale. Ne nuk duhet të themi që jemi një vetëm me anë të fjalëve. Mos të themi këtë vetëm sa për të thënë, sepse të gjithë e dimë se jemi një. Mirëpo si ka mundësi që në aspektin sportiv me të vertetë të jemi një. Pasi që në praktikë si duket ka disa pengesa të paqarta, kur kjo lehtë mund  të realizohet, të fillojm nga të gjëra të vogla e të thjeshta. Po të kishim një ligë të përbashkëtë mbarkombëtare do të fitojmë shumë, sepse sporti bashkonë gjithë çka, bashkon edhe popujë të ndryshëm e mos të thuhet bashkon kombin kur kjo dihet, me të cilin ne kemi shumë nevojë dhe arsye. Vlen të potencojm edhe këtë se lojtarët Aleksander Damo, Bletar Gjegjaj, Afrim Bilali, Sokol Jahollari, Sokol Kasmi, Erkan Karaj, Gerti Shima, e shumë e shumë basketbollistë të tjerë të Republikës së Shqipërisë ishin pjesë e shumë skuadrave në Kosovës të cilët i djersitën parketet e Kosovës. Gjithashtu në Republikën e Kosovës për disa vite ishte i angazhuar strategu i basketbollit shqiptar profesor Bujar Shehu, i cili kontriboi shumë në evolimin e basketbollit në Kosovë. Ishte “timonier”i shumë skuadrave të Kosovës. Do te ishte mirë që eksperti i njohur i basketbollit, profesor Masar Nixha të ofroj këshilla profesionale në basketbollin shqiptar. Edhe nga ana e Kosovës kishte basketbollistë që na përfaqësuan, janë angazhuar në reprezentacionin e Shqiprisë. Me ketë mund të themi se ishtë një bashkimi i shkurtër e i vogël ndërmjet basketbollit. Po të vazhdohej trendi i kombinimeve dhe angazhimeve në mesë të lojtarëve e ekspetëve, do të shtohej edhe më shumë madhështia e bashkëveprimit. Shtrohet pyetja? Pse mos të kemi edhe ballafaqime reviale në mes të skuadrave që më së paku t`i tubojnë nga 500 deri 1000 shikues, në palestratt sportive aty ku zhvillohen ndeshjet. Pra, në pallatin e sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë, në mënyrë të organizuar të shkojnë shikuesit nga Kosova dhe në palestren e sporteve “Bashkim Selishta- PETRITI” të Gjilanit të shkojnë shikuesit nga Shqipëria. Ky organizim shumë ndikon në evolimin e basketbollit ndërshqiptar. Këto aktivitete mund të bëhen traditë, të organizohen turnire në sporte e katergori të ndryshme, të formohen liga të përbashkëta mbarkombëtare të basketbollit si dhe në sporte të tjera.

 

Mst: “Liria” dhe suksesi i saj

 

Këtë viti basketbolli ndër shqiptar pati një sukses të cilin nuk e kishte deri më tani. Ekipi i vetëm shqiptar “Liria” nga qyteti i Tetovws arriti sukses të respektueshëm me të cilin mund të krenohemi të gjithë, pasi që kjo skuadër arriti që për herë të parë të jetë në elitën e basketbollit të Maqedonisë, e që është treguar e sukseshme dhe stabile ku zgjoi ndjenja e dëshirë që më shumë të investohet në basketboll. Basketbollisti i dekades së fundit Edmon Azemi ishte pjesë e Lirisë, ku është angazhuar gjatë ballafaqimeve në “Play-Off”. Me ketë është deshmuar se dijmë se në kohë me të volitshme të ndihmohen klubet shqiptare. Në të ardhmen presim diçka me shumë rreth angazhimeve e bashkëpunimit në mes të klubeve edhe  në forma të ndryshme, me qëllim që kjo skuadër apo ndonjë tjetër të jenë pretende edhe për titull, me të cilen do të arrihen një “zenzacion” sportiv tek ne.

 

Mst: Mediat sportive një kontribues i madh

 

Është edhe një siariq në sport, është një hap i madh i arritjeve në bashkimin e sportit shqiptar. Tani dy muaj gazeta e përditshme sportive “Sporti Shqiptar” ka pushtuar tregun e Kosovës që për lexuesit e saj gjendet në shumë pikat e shitjes së gazetave. Me ketë mund të themi se është një sukses shumë i madh që është arritur që në Prishtinë të lexohet kaq shumë një medium të shkruar nga Tirana. Po të hyjmë me një kënveshtrim tjetër është mirë që të këmbehen mediat e ndryshme që sa më shumë të lajme e informacione sportive. Besoj se kjo mund të arrihet dhe të kumunikojmë shumë mirë se deri tani sepse jemi në kohën e shekullit tonë, të ndihmes dhe të zhvillimeve të basketbollit ndërshqiptar. Këto aktivitete do të jenë një hapë i madh, si rreth bashkimit të basketbollit në veçanti dhe të sportit në përgjithësi. Në këtë drejtim, është mirë që të fillohet me projektin për formimin e një ligë të përbashkët të basketbollit e të vazhdohet edhe në sportet e tjera, të cilën tashtë sa kohë që të gjithë e ëndrrojmë, por edhe të na mbetet e realizueshme.

Shkruan: Artan KRYEZIU

(Autori është pedagog i shkencave sportive, si dhe njohës i çeshtjeve të basketbollit)

Zaption is a fantastic video tool created examine by former educator chris walsh

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch