Home » Opinione » MBI EKSTREMIZMIN FETAR NË KOSOVË

MBI EKSTREMIZMIN FETAR NË KOSOVË

Nehat Hyseni-2Shkruan: Nehat Hyseni

Kohëve të fundit ka marrë hov debati lidhur me rrezikun nga ekstremizmi fetar në Kosovë. Alarmin nga ky rrezik e dhanë sidomos luftëtarët shqiptarë në Siri. Flitet se aktualisht janë reth 600 shqiptarë duke luftuar atje.

Posaçërisht e shqetësoi shoqërinë kosovare paraqitja në internet dhe në medie e aktit makabër të shqiptarit nga rethina e Kaçanikut, Lavdrim Muhaxherit, duke e ekzekutuar para kamerave një person 19 vjeçar, me prerje të fytit me thikë. Ky akt monstruoz i ka shqetësuar jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Presidentja e Kosovës u detyrua ta thirrë kreun politik të Kosovës, duke kërkuar që të shtohet syçeltësia dhe kujdesi ndaj rrezikut të paraqitjes së dhunës fetare në Kosovë, meqë edhe këtu kanë filluar aty-këtu të paraqiten kërcnime ndaj hoxhallarëve dhe personave të tjerë, që marrin guximin të flasin publikisht dhe t’i kritikojnë e dënojnë publikisht aktet e tilla makabre.

Prandaj, nevoitet një studim kompetent shkencorë, në rend të pare sociologjik i këtij fenomeni. Natyrisht, duhet përfshirë shkaqet shoqërore që e ndihmojnë këtë dukuri të dëmshme dhe të rrezikëshme në shoqërinë tonë.

Në këtë drejtim, mendoj se Organizatat e ndryshmne joqeveritare, që janë të shumta në Kosovë, meqë janë shtuar si “këpurdhat pas shiut” në periudhën pesëmbëdhjetë vjeçare nga lufta e vitit 1999, duhet ta japin kontributin e tyre.

Gjithashtu edhe Universiteti “Hasan Prishtina”, si dhe universitetet private, katedrat e sociologjisë, duhet të merret seriozisht me këtë problem dhe të japin kontributin e vet shkencorë në studimin shkencorë dhe analitik të këtij fenomeni të rrezikshëm shoqërorë, që ka filluar të merrë përmasa brengosëse në Kosovë.

Qasja e paanëshme, studioze e analitike e fenomenit të ekstremizmit fetar në Kosovë duhet të përfshijë të gjitha konfesionet fetare, dmth. Atë të ekstremizmit islam dhe të krishterë: ortodoks e katolik.

Ekstremizmi islam

Dukuria e ekstremizmit islam në Kosovë ka marrë hov sidomos pas vitit 1999 dhe mendoj se është importuar nga bota arabe e Lindjes së Afërt dhe nga disa vende të Lindjes së mesme, së bashku me ndihmat që na vinin nga këto vende për mëkëmbjen e Kosovës nga lufta e vitit 1999.

Ndikimi i këtyre vendeve islamike në shoqërinë kosovare ishte i shumëfishtë. Së pari, meqë ishin shkatërruar një numër i madh io monumenteve kulturore dhe xhamive, vendet islamike ishin më të interesuara dhe më të vullnetëshme për të investuar në rindërtimin e xhamive të rrënuara e të djegura, si dhe për ndërtimin e xhamive të reja.

Por, këto investime impononin edhe arkitekturën  arabe të xhamive, duke e sfiduar dhe ndryshuar arkitekturën tradicionale osmane në këto troje. Kështu, në vend të minareve tradicionale të rrumbullakëta, filluan të paraqiten minaret me pamje tjetër, disa në formë rakete (në Sllatinë), pastaj me lartësi shumë të madhe dhe me kupolë të veçantë, sidomos në Maqedoni. Madje, u paraqitën edhe minare të cilat shumë pak dallohen nga pamja e kishave, sidomos nga stili i tyre i ndërtimit në Vojvodinë e gjetiu.

Por, ndryshimet e “importuara” nga bota islamike në Kosovë, nuk ishin vetëm të natyrës arkitektonike, dmth. të stilit arkitektonik dhe pamjes së xhamive.

Përkundrazi, ato ndryshime u shtrinë edhe në vet praktikimin e islamit në Kosovë, në mënyrën e të falurit, veshjes, etj. Kështu, në xhamia u paraqit mënyra e re e faljes së namazit, duke e sfiduar mënyrën e deritanishme të faljes tradicionale, duke e prishur rehatinë e mëparëshme dhe mënyrën unike të të falurit.

Këto dallime imponoheshin me agresivitet të paparë, kudo nëpër xhami, duke i hapur këmbët në mënyrë ekstreme gjatë namazit, pasta lidhjen e duarëve në namaz e bënin më lartë, ngjajshëm me atë të grave, rënien në ruku e bëjnë tekbirë, sikur tekbiri i lidhjes në namaz, etj. Sidomos paraqiste pengesë “risia” që imponohej me agresivitet gjithandej nëpër xhami rrëmuja e krijuar me mosfaljen e synetëve, por vetëm të farzëve, duke i penguar pjesën e xhematit në faljen e synetëve.

Këto sjellje të tyre, pjesa më e madhe e të cilëve dalloheshin me mjekrrat e stilit arab, të cilët fare  nuk çanin kohën se i pengonin të tjerët në faljen e namazit, duke i frustruar skajshmërisht, sa që shpeshë përfundonin edhe me konflikt verbal, madje edhe me konflikt fizik, me ndërrimin e grushtave.

Gjithashtu edhe veshja tradicionale tek ne filloi të ndryshoj. Vajzat e reja filluan të paraqiten me fytyra plotësisht të mbuluara, me shami dhe shalle, të furnizuar nga shiotoret e specializuara për veshje islamike. Mbulesa fetaree vajzave dhe grave fitoi një hov të paparë.

Kurse, djemtë dhe burrat filluan të lëshojnë mjekrra tipike arabe dhe të veshin pantollona të shkurtuara dhe të gjëra, si shallvaret e dikurëshme që i mbanin pleqtë e shtyer në mkoshë dhe hoxhallarët.Pra, ndryshime pësoi edhe kultura e veshëmbathjes tek ne.

Ndryshime filluan të pësojnë edhe ligjëratat e hoxhallarëve nëpër xhamia. Ndikimi i “stilit të ri” të Islamit, duke i radikalizuar ligjëratat skajshmërisht, madje me prirje për të na imponuar edhe islamin politik tek ne, paraqitet gjithënjë e më tepër. Predikimet e disa hoxhallarëve u radikalizuan aq tmerrshëm, sa që ata filluan ta ngatërrojnë besimin fetar dhe përkatësinë fetare, me atë kombëtare, duke deklaruar me agresivitet dhe qortim të xhematit se vëllazër i kemi të gjithë muslimanët, e jo të tjerët.

Nuk mungonin as thirrjet për t’i ndihmuar vëllezërit muslimanë në Siri dhe në konfliktet e luftërat e tjera në vendet arabe.

Ligjëruesit nëpër xhamia, si duket, nuk kontrollohen nga askush në Kosovë, e as nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), duke iu lënë në vullnetin dhe dëshirën e secilit imam që të ligjëroj çka të dojë. Madje, disa prej tyre, haptas sugjeronin se cilën parti politike duhet votuar në Kosovë, duke lobuar haptas për parti të caktuara politike,etj.

Prandaj, mendoj se është koha që të merremi si shoqëri me shkaqet, por edhe me shkaktarët e ekstremizmit, radikalizmit dhe dukurive të tjera negative, e jo vetëm me pasojat. Njëri ndër shkaktarët e tillë janë hoxhallarët e tillë, kurse pasojat janë shkuarja e djemëve të rinjë në luftën e Sirisë, si dhe paraqitja e ekstremizmit fetarë brenda Kosovës.

Ekstremizmi i krishterë

Duke u nisur nga fakti se në Kosovë myslimanët përbëjnë shumicën prej mbi 90%, është e natyrëshme që më tepër merremi me ekstremizmin islamik, duke e injoruar ekstremizmin e krishterë, qoftë atë ortodoks, apo katolik.

Duhet përkujtuart se Kisha ortodokse serbe në Kosovë me shekuj ka mbjellur urrejtje kombëtare ndaj shqiptarve, duke i masakruar e terrorizuar ata me ndihmën e pushtetit antishqiptar të Serbisë. E veçanta e kësaj kishe qëndron në faktin se ajo gjithëmonë është përzier në punët e shtetit dhe në politik, madje duke mbjellur dhe nxitur urrejtje ndërfetare dhe kombëtare. Nuk ka manifestim fetar ku priftërinjtë ortodoksë nuk theksojnë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, etj.

Ekstremizmi i kishës ortodokse serbe erdhi në shprehje sidomos gjatë regjimit fashist të Millosheviqit, ku ajo jo vet‡m që nuk e frenonte makinerinë vrastare të shtetit dhe paramilatarve serbë, por edhe më tepër I nxiste për të bërë krime e masakra edhe më të mëdha mbi shqiptarët. Ndërkaq, ndërtimi i Kishës ortodokse serbe mu në zemër të kampusit universitar të Kosovës, paraqet kulmin e terrorit mbi arsimin shqip dhe mbi shqiptarët në përgjithësi.

Nga ana tjetër, katolicizmi në Kosovë, si degë e krishterizmit, dallon shumë nga “simotra” e saj, ortodoksizmi, meqë në Kosovë katolikë janë kryesisht shqiptarët. Prandaj edhe gjatë historisë tonë kombëtare, kisha katolike shqiptare ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kultures shqiptare dhe arsimit shqip. Prandaj edhe Presidenti historik i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova ndikoi me autoritetin e tij për dhënien e truallit prej reth 6800 m2, në qendër të Prishtinës, për ndërtimin e Kishës Katolike, me përmasa gjigante.

Kështu, qendra e Prishtinës, me mbi 95% myslimanë, u uzurpua nga kishat, duke e dhënë një pamje të gabuar, sidomos për turistët, se në Prishtinë popullatë shumicë janë të krishterët. Madje, për të qenë e keqja edhe më e madhe, Kisha Katolike në Prishtinë kohëve të fundit ka filluar të krijoj zhurmë të padurueshme të këmbanës, duke e terrorizuar popullatën e saj që nga mëngjezi në orën shtatë, e deri në mesnatë, duke i lëshuar këmbanat çdo gjysmë ore. Kjo vërtetë është e padurueshme dhe paraqet dëshmi eklatante të ekstremizmit fetar katolik në Kosovë.

Pa dyshim se një situatë e tillë sjellë frustrime tek popullata shumicë, duke mbjellur dyshimin e pabarazisë fetare në Kosovë. Kjo aq më parë kur dihet fakti se myslimanët në Prishtinë nuk kanë hapsirë të mjaftueshme nëpër xhamia, prandaj pothuajse 2/3 e tyre janë të detyruar të falen jashtë objekteve fetare, nën qiellin e hapur, në bore, shi, akuill e nën diellin përcëllues veror, në kushte jodinjitoze e jonjerëzore.

Ky fakt i pabarazisë fetare, sa i përket ndërtimit të objekteve të nevojëshme fetare edhe për myslimanët, ashtu si për të krishterët sjellë frustrime dhe mund të paraqitet si element I rrezikshëm I ekstremizmit fetar në Kosovë. Prandaj, duhet përtmirësuar sa më pare këtë padrejtësi ndaj myslimanëve në Prishtinë, me ndërtimin e  objekteve të nevojëshme fetare për ata.

Pra, mund të përfundojmë se në Kosovë nuk ka vend pë panik dhe për alarm nga rreziku i ekstremizmit fetar. Por, megjithatë nuk duhet nënçmuar aspak këtë dukuri negative, aq më parë kur jemi dëshmitarë për numrin e madh të shqiptarve në luftën e Sirisë, si dhe për forma të ndryshme të ekstremizmave fetarë brenda Kosovës.

Me këtë rast, nuk duhet harruar se vtëm trajtimi adekuat i kësaj dukurie negative është trajtimi objektiv dhe i paanshëm i të gjitha ekstremizmave fetare, pa e veçuar rrezikun real për shoqërinë kosovare nga asnjëri prej tyre.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress