Home » Lajme, Vendore » Mbjellen 200 fidane, aksionit i bashkangjiten edhe kryetari Komunës dhe i Kuvendit, Arifi e Salihu

Mbjellen 200 fidane, aksionit i bashkangjiten edhe kryetari Komunës dhe i Kuvendit, Arifi e Salihu

Për nder të ditës ndërkombëtare të Tokës, Zyra për të rinj ka organizuar mbjelljen e 200 fidaneve në rrugën që të shpie në hyrje të qytetit të Preshevës nga autoudha, nga hyrja e fshatit Çukark deri tek Stacioni Hekurudhor.

Përveç të rinjëve që ishin pjesmarrës në këtë aktivitet, aty prezantuan edhe Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi si dhe ai i Kuvendit Sami Salihu të cilët edhe ju bashkangjitën aksionit të mbjelljes së fidaneve.

Në lidhje me këtë aksion Kryetari Arifi deklaroi se “Komuna e Preshevës, për herë të parë, duke treguar seriozitetin e mbrojtjes së ambientit por edhe duke u bazuar në zotimet elektorale mbi mbrojtjen e ambientit sot në ditën ndërkombëtare të planetit Tokë – 22 Prillin, filloi mbjelljen 200 fidaneve në rrugën që të shpie në hyrje të qytetit të Preshevës nga autoudha, nga hyrja e fshatit Çukark deri tek Stacioni Hekurudhor”, raporton RTV Presheva.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch