Home » Lajme » Mblidhen 10 mijë nënshkrime kundër amnistisë, vendos Jahjaga

Mblidhen 10 mijë nënshkrime kundër amnistisë, vendos Jahjaga

Prishtinë, 11 korrik – Shoqëria civile, e cila në fillim të kësaj jave organizoi peticionin kundër miratimit të Projektligjit për amnisti, të propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Kosovës, ka arritur të mbledhë 10 mijë nënshkrime të qytetarëve të cilët janë shprehur kundër miratimit të këtij projektligji.

Lajmin për nënshkrimin e 10 mijë qytetarëve e ka konfirmuar edhe drejtori i KIPRED-it, Ilir Deda.

Si njofton KTV-ja, peticioni me nënshkrimet e nevojshme të mbledhura do t’i dërgohet presidentes Atifete Jahjaga, para se ajo të dekretojë ligjin e miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch