Home » Lajme » Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica është mbyllur një nga ngjarjet më të rëndësishme kultrore, që gjatë shtatë netëve solli grupet më të mirënjohura teatrale nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica është mbyllur një nga ngjarjet më të rëndësishme kultrore, që gjatë shtatë netëve solli grupet më të mirënjohura teatrale nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Në Festivalin ditët e Komedisë Shqiptare kanë marrë pjesë 7 trupa teatrale dhe ka pasur mjaft shikues. Mbrëmë në natën e fundit të festivalit të komedis ka marrë pjesë Teatri Migjeni nga Shkodra me shfaqjen Big Borther me regji të Bardh Smaja. Në mbrëmjen e natës finale u ndan 6 çmime ku me çmimin kryesor u vlerësua Teatri Bylis nga Fieri me shfaqjen Vëllazëri e interes dhe Zi e më Zi. Çmimi I publikut iu nda teatrit të Tetovës me shfaqjen Për pushtet jap. Dhe çmimi special shkoi për teatrin Metropol Tiranë me shfaqjen Lagja 45. Burhan Hamiti aktori nga Tetova shprehet i kënaqur me çmimin që u është ndarë dhe ndahet jash tëzakonisht i kënaqur nga pritja e publikut preshevar. Ndërkaq Drejtori i Sh.K. Abdulla Krashnica ndahet i kënaqur me tërë punën që kanë bërë rreth festivalit të Komedisë. Festivali Ditët e Komedis Shqiptare Presheva 2011 do të mbetet njëra nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës teatrale e cila ka pasur mjaft interesim jo vetëm nga qytetarët e Preshevës por edhe nga mbarë trojet shqiptare. Sponsor medial I këtij Festivali ka qenë RTP.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch