Home » Lajme » Mbrëmë në TOP SHOW – u kërkua dorëheqja e ambasadorit shqiptarë si pasojë e bastardimit të Abetares

Mbrëmë në TOP SHOW – u kërkua dorëheqja e ambasadorit shqiptarë si pasojë e bastardimit të Abetares

Kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe deputeti I Vetëvendosjes Liburn Aliu mbrëmë në emisionin “Lugina e Harruar”në TOP Show kanë kërkuar nga kryeministri Sali Berisha që të shqyrtoj vazhdim e funksionit të ambasadorit shqiptar në Beograd Shpëtim Qaushi. Deputeti i VV Libur Aliu- shfletoi dokumentin ku ambasadori i Shqiprisë në Beograd  Shpëtim Qaushit , ka pranuar  që të  hiqen simbolet kombëtare nga Abetarja. Edhe kryetari i komunës së Preshevës njiherit lider i PDSH-së Ragmi Mustafa kërkoi nga autorët e Abetares që të tërhiqen , për të mos lejuar bastardimin e librit , pasi edhe shqiptarët e Luginës janë si shqiptarët e Shqiprisë dhe nxënësit duhet të mësojnë me ato tekste që mësojnë bashkëmoshatarët e tyre.

E sipas Liburn Aliut për derisa nxënësit e Luginës nuk guxojnë të mësojnë për historin e tyre , në anën tjetër nxënësit serb në Kosovë mësojn për UÇK-në si organizatë teroriste dhe Adem Jasharin si  teroristë.Politologu Adri Nurellari tha se Shqipëria nuk duhet të lejoj aso gabime   , sidomos në rastin kur  Mali i Zi në vitin kur 2006 shpalli pavarsin e saj, Shqipëria kërkoi që shqiptarët të votojnë pa i kushtëzuar Malazezët.Ndërsa sot Mali i Zi i diskriminon ata  pasi edhe atje janë tekste të gatuara, dhe nuk jane të Shqipërisë.

Po ashtu në këtë emision ku prezent ishte edhe deputeti Riza Halimi , kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetari i shoqatës “Vatra” Sadulla Kadriu u fol për diskriminimin që i bëhet shqiptarëve në të gjitha sferat.Ata u ndalën sidomos në shpërnguljet e shqiptarëve ku 15 mijë shqiptarë vetëm nga viti 2001 kanë lëshuar trojet e tyre shekullore si pasojë e represionit serb.

Sipas kryetarit të  shoqatës “Vatra” Sadulla Kadriu vetëm brenda ditës paramilitarët serb kanë shpërngulur 6 fshatra nga malësia e Bujanocit.

Kryetari i komunës Ragmi Mustafa– ka thënë se dikur regjimi Jugosllav shpërnguli  730 fshatra shqiptare me një gjenocid të paparë.Sipas tij Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë qenë pjesë e Vilajetit të  Kosovës por pas luftës së dytë botëore ato u shkëputën.Tani kur kemi Shqipërin anëtare të Natos dhe është në prag të hyrjen në BE, Shqipria nuk duhet që të pres edhe 100 vite që shqiptarët të diskriminohen tha zoti Mustafa. Politologu Adri Nurellari ka potencuar  se  Republika e Shqipërisë ka obligim kushtetues që të kujdeset për shqiptarët, por Shqipria nuk është  treguar e gatshme as për çamët, andaj  nuk duhet që të përsëriten aso  gabime si me çamët kur shqipria heshti gjatë asimilit të tyre, ajo sot duhet të jetë më syçel më shqiptarët e Luginës.Sipas Nurellarit Shqipëria duhet të ketë një konsulatë diplomatike në Luginë, pasi grekët e kanë atë në Korç,italianët  e kanë konsulatin  diplomatik në Shkodër edhe pse nuk ka italian por vetëm që ka një supozim.Ndërsa kur u fol për bashkangjitje me Kosovë e sidomos për bisedimet Prishtinë – Beograd , Liburn Aliu tha se Lugina duhet të jetë pjesë e Kosovës dhe nuk duhet bërë pazar, pasi ato janë troje shekullore , ndërsa Mitrovica nuk duhet përdoret si mënyrë shkëmbimi pasi ajo gjithmonë ka qenë me shqiptarë dhe e shqiptarëve.

Edhe deputeti Riza Halimi tha se duhet te vihet në kosideratë reciprociteti , pasi pako e ahtisarti parasheh ekstra të drejta për serbët , ndërsa qeveria serbe as ato elementare nuk ia jep shqiptarëve në Luginë.Ndërsa deputetit i VV Liburn Aliu tha se negociatat me Beogradin i  kanë bërë shumë dëmë Luginës.Sipas tij ka shumë arsye që Kosova nuk duhet të negocioj  me Serbinë, ajo duhet ti kushtezoj bisedimet , sepse kemi standarte të dyfishta, kur bëhet fjalë për serbët bisedohet për modele si katolonia , ndërsa kur flitet per shqiptarët Piter Fejt thotë se këtu nuk ka ndryshime.Ai përpiqet që të hesht problemin e Luginës duke e larguar nga Agjenda.Qeveria serbe jep miliona eurpo për serbët në Kosovë ndërsa Kosova dhe Shqipria as ni cent nuk e ndajnë për shqiptarët e Luginës  tha mbrënë në TOP SHOV Liburn Aliu.

Kur u fol për bashkangjitjen e Luginës me Kosovën përsëri  u tha se  Shqiptarët e kanë dëshmuar edhe me dokumente  dhe luftra.Në këtë rast u përmend ndarja e vendeve të Bashkimit Sovjetik  si  Çekosllovakia dhe shumë shtetet të tjera  që janë ndarë në paqe,andaj edhe Lugina është  pësr ndarje paqësore  u tha nga të pranishmit në TOP SHOV.

Në fund politologu Adri Nurellari –tha se shqiptarët duhet të jenë vigjilent ,dhe në rast të hapjes së kutisë së Pandorës, qeveria shqiptare duhet te jetë aty për të mos lejuar që më shqiptarët të jenë humbsit e mëdhenj, që teritoret ti shkëputen në kurriz të tyre siq u bë në kongresin e Berlinit.

Instagram instagram is a much more streamlined app, making managing privacy spy sms mobile much easier

One Response

  1. Kamil thotë:

    Tem e qleluar zotri Viktor.Ishalla e lexon edhe ndoj shqiptare qe e ka nxerr koken ne dritare e sheh se cili komb eshte ma i mire se i yni .Populli ilir ishte popull biblik ket duhet ta perserisim gjithe sepse nga iliro-albanet e muren krishterizmin ;dhe sot na majn ,ligjerata,per ket besim..E mos te flasim per artin ilir.Vazhdo me keso artikushe se jan te qleluar.Te lumte.Tung

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch