Home » Kulturë, Lajme, Vendore » Mbrëmë rreth orës 19h në moshën 62 vjeçare, ka ndërruar jetë papritmas poetesha Sadete Presheva

Mbrëmë rreth orës 19h në moshën 62 vjeçare, ka ndërruar jetë papritmas poetesha Sadete Presheva

Në spitalin e Durrësit mbrëmë rreth orës 19h në moshën 62 vjeçare, ka ndërruar jetë papritmas poetesha e parë në ish Jugosllavi dhe profesoresha e Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe nga Presheva, Sadete Presheva.

 

Lajmi i hidhur për vdekjen e profesoreshës  Sadete Presheva ka tronditur tërë Luginën e Preshevës e më gjerë. Informacioni  i kumtuar mbrëmë ka qenë shokues edhe për kolegët e gjimnazit Skëndebeu të cilët prisnin që 3 shtatori ti bashkonte për fillimin procesit mësimorë.Por sot ata u deshtë të mbanin mbledhje komemorative për të përkujtuar mikeshën , kolegen dhe profesoreshën Sadete Presheva.

Ajo gjatë këtyre viteve la një vepër të çmueshme në arsimin dhe edukimin e nxënësve , ishte shumë e dashur dhe e respektuar nga ana e nxënësve dhe kolegëve tha ndër të tjera drejtori i gjimnazit Skënderbeu Abdurrahman Zulfiu.Është moment i vështir ku zëri dhe fjalët janë pak , por edhe heshtja flet për të më shumë , ajo ishte e bindur se i vetmi shpëtim i Kombit ishte zhvillimi i tij arsimor , me plot butësi e shpaloste shpirtin e saj mbi njerëzor se arsimi do na krijoj , e do ta ruajmë këtë tempull të diturisë dhe  ta zhvillojmë me gjithë potencialin që kemi ishin këtë fjalët e nxënësit dhe njiherit sekretarit të gjimnazit Agim Ferati dedikuar tashmë të ndjerës Sadete Presheva.E pas këtyre fjalëve Avni Presheva bëri një faleminderim të veçantë për të gjithë ata që çmuan veprën e bashkëshortes së tij .

Ndërkaq në mes ditë rreth orës 16 e 30 një numër i madh i qytetarëve ti dhanë lamtumirën  e fundit për në botën tjetër.

Pas ceremonisë së varrimit u lexua edhe biografia e profesoreshës Sadete Presheva.Sadete Presheva ishte lindur më 26 qershor të vitit 1950 në fshatin Rahovic . Shkollën fillore e kreu në vendlindje , pastaj  Gjimnazin në Preshevë dhe fakultetin filologjik , dega e letërsisë dhe gjithës shqipe në Prishtinë ku ishte punësuar në gjimnazin Skënderbeu më 1 shtator të vitit 1973 ku dhe vazhdoi punën pa ndërprerë deri në vdekje , pra plot 39 vite duke dhënë kontribut të madh. Pas vetes la bashkëshortin prof.dr. Avni Preshevën dhe tre djem.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch