Home » Lajme » Mbrëmja e maturës për nxënësit e klasës së tetë nuk do të festohet më në bare dhe restorante

Mbrëmja e maturës për nxënësit e klasës së tetë nuk do të festohet më në bare dhe restorante

Mbrëmja e maturës për nxënësit e klasës së tetë nuk do të festohet më në bare dhe restorante, por vetëm në objektet shkollore, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Serbisë. Nëse miratohet ligji për arsimin fillor, mbrëmja e maturës për nxënësit e klasës së tetë nuk do mundë të organizohet festimi nëpër restorante por në shkolla. Kjo do të vlejë edhe për festimin e vitit të ri dhe festat shtetërore. Këtij ligji të ri do ti gëzohen profesorët dhe prindërit por jo edhe fëmijët. Kostumet dhe veshjet magjepse që shoqërojnë festimin e maturës nëpër restorante, nxënësit fillor nuk janë prapa atyre të mesëm. Ligji i ri do të bëjë ndryshime thonë autoritetet. Ata janë fëmijët 15 vjeçar dhe duhet të kujdesemi për sigurinë e tyre, thotë Zhelimir Popov nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar Titulli. “Kur i shohim ata fëmijë ngjasojnë në kukulla, përdorin shumë kozmetikë, veshin take të larta dhe njëkohësisht pinë birra. Kjo nuk është e përshtatshme për moshën e tyre dhe ne duhet kushtuar vëmendje, tha Popov. Festimi nëpër objekte shkollore zhgënjen nxënësit, ata thonë se gjeneratat e mëparshme kanë festuar nëpër restorante e pse ata tani nuk mundë të bëjnë një gjë të tillë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch