Home » Opinione » Mbyetja e personalitetit

Mbyetja e personalitetit

Deshta që përveq fytyrës dhe imazhit të saj të tregoj diçka më tepër nga vetja  e jonë.Kushjemi? Një personalitet i krijuar me dekada , që sot nuk është më tepër se për një ulëse në kafeterinë , në cepin e rrugës se qytetit që dikur rrezatonte e sot edhe ai edhe na jemi vetëm se për një kafe të cilën me dy-tri gllënjka  dhe mund ta zbrazësh shtambën e vogël të ëmbëlsirës së mundshme për  mundësitë tona.

Ne i njohnim pikat tona të forta po edhe ato të dobëta, ne ishim ata ata që ishim në vetëdijen tonë e ne përpiqeshim që ta formojmë personalitetin tonë: “Personaliteti nuk është vetëm ndikimi që ushtrohet nga një individ e i cili të le të kuptosh për një personalitet shumë të fortë. Personaliteti është ndërtimi kompleks, i vetëm i shkakut në përbërësit e tij të ndryshëm. Personaliteti nuk është ndonjë ideal që individi i jep vetes këtë apo atë imazh që do të thotë që kërkojmë të kultivojmë personalitetin.”

Tani në kafën e ëmbël të përqendruar e me plot shije e mbysim personalitetin tonë të ndërtuar në një vazhdimësi disa dhjeta vjeqare.” “Personaliteti është një strukturë shumë komplekse. Për të thjeshtësuar e kuptuar, ajo është si një kokë qepe që është e përbërë nga shumë shtresa njëra pas tjetrës. Shtresa e parë është ajo e unit social. Identiteti personal nuk është dhënë si një e bëme, si një etiketë, të cilën duhet vetëm ta lexosh. Ajo e ka një dinamikë. Ajo merr pjesë në vetëdijen tonë personale. Jeta është një evolucion shpirtëror konstant e cila na sjell një pjekuri”

Jo nga mosha por nga ndryshimi i botëkuptimeve ,nga përplasjet shoqërore ,nga mosgjetja e vehtes në rrethin e ri të krijuar  në kohën e re ,nga dhunimet  e pamëshirëshme  të unit dhe më tej të personalitetit ,mbetesh  i vetëm pranë kafës së zezë plot shije: ”Jeta është një evolucion shpirtëror konstant e cila na sjell një pjekuri. Vetëdija mund të rritet dhe të zgjerohet dhe duhet lënë unin e vjetër. Koha prodhon ndryshime në mënyrë të vazhdueshme.”

Me prodhimet e vazhdueshme të kohës ,të cilat ndryshojnë njëra nga tjetra , pranë kafës së ëmbël e shef vdekjen e personalitetit si imponim të kohës. Sajimin e Personalitetit e bënim për të njohur të ardhmen tonë, që ndryshon në funksion të pasurive që i kemi në vetvete. Formimi i personalitetit tonë na e thoshte  ta njohim dhe dominojmë të ardhmen tonë, por ja që  evolucioni shpirtëror i cili e ka mbërri stadin e dhunimit të unit , ia përgatitë heshtas në mënyrë të qetë vrasjen e personalitetit.( Qe trembëdhjetë vite, pos një shkatërrimi masive të asaj që me mund e sakrifica është ndërtuar, nuk shef njeriu diçka qe të ofron mirëqenje e siguri. Një gjendje sociale shumë e rënduar, një frike pse jetojnë në Kosovë dhe një ambicie e madhe për ikje, hetohet çdo kund. Një krizë sociale, poashtu vërehet gjithkund*.Begzad Gashi)

Në cilat përmasa, personaliteti është stabil gjatë jetës? A ka personalitete “të forta” dhe “të dobëta”?   Po , personaliteti  e ka stabiltitetin gjatë jetës por që personalitetet e ”forta” e bëjnë që vdekja e personalitetit të mbet vetëm për të thënë që vetëm se jam. Cili është roli i trashëgimisë në personalitetin tonë? I madh. Kush jemi? Çka mësuam? Çka po mësojmë? këto ishin pyetjet që na drejtonin në zemrën e fortë të krijimit të personalitetit me dëshirë që të bëhesh dikushi dhe të mos rrosh vetëm për veten tënde. (Qytetarët nuk i kanë as për së afërmi ato. Janë të pa punë, janë të izoluar, janë të varfër, s’kanë asnjë lloj sigurie:as shëndetësore e as fizike. Varfëria ka kapur të gjitha shtresat B.Gashi.)

Si po e ndërtojmë personalitetin  e atyre që kanë për të na përfaqësuar në shekujt që vijnë? Çka përgjigjemi në pyetjen se kush do të jenë ata? Po e krijomë zingjirin me hallka shumë, të cilat në mesin e tyre i kanë edhe disa të dobëta. Në shikim të parë ,zingjir i fortë por kur vjen deri te tërhjekja do  të shofim se do të jemi aq të fortë sa hallkat e dobëta në vargun e tij.

Sa janë të nevojshme nevojat personale? Sa janë të nevojshme nevojat personale për ndërtimin e personalitetit? Aq sa  ” i forti” të bënë të paftë për tu ballafaquar me vdekjen e personalitetit. E vdekja e personalitetit është e pa shmmangëshme ,përkundër asaj që aparati vazhdimisht e bënë kafën ne cepin e rrugës .

 

 

 

Fahri Xharra

10.11.12

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch