Home » Lajme, PDSH, Vendore » Mbyllen me sukses zgjedhjet në të gjitha nivelet e PDSH-së, zgjidhen 14 anëtarët e Kryesisë së re – 50% e tyre të rinjë

Mbyllen me sukses zgjedhjet në të gjitha nivelet e PDSH-së, zgjidhen 14 anëtarët e Kryesisë së re – 50% e tyre të rinjë

Janë përmbyllur zgjedhjet në të gjitha nivelet në PDSH. Mbrëmë janë zgjedhur nga Këshilli Qendror anëtarët e Kryesisë së partisë. Është interesante fakti se 50% e kryesisë së PDSH-së janë emra të rinjë, të cilët në mandatin e kaluar skan qenë pjesë e kryesisë.

 

Këshilli Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, mbrëmë ka zgjedhur anëtarët e kryesisë së re të PDSH, me çka janë përmbyllur zgjedhjet në të gjitha nivelet e kësaj partie. Nga 14 anëtarët e kryesisë 50% e tyre janë emra të rinjë që janë zgjedhur. Të drejtë vote dhe për tu votuar kishin 48 anëtarë të Këshillit Qendror që kanë dalur si rezultatet i Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor që u mbajtë më 18 Nëntor. Lista e anëtarëve të rinjë të kryesisë së dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike brenda PDSH-së është mjaftë kualitative, dhe me pregaditje profesionale të të gjitha niveleve. Pas votimit i cili në bazë të statutit është bërë në mënyrë të fshehtë kanë dalur edhe rezultatet. Anëtarët e Kryesisë së PDSH-së janë këta:

Shukri Ymeri 32 vota, Avni Nuhiu 31, Xhelal Arifi 30, Llukman Salihu 28, Mitat Saqipi 28, Agim Dalipi 27, Telat Arifi 27, Islam Isufi 26, Reshat Neziri 24, Mitat Sahiti 22, Hafize Shaqiri 21, Ilir Sadriu 21, Albiona Ibrahimi Rexhepi 20 dhe Bekim Latifi 19 vota.

 

Për shkak se dy kandidatë kishin vota të njejta, atëherë Bekim Latifi dhe Sami Saliu në bazë të statutit u desh që shkohet në balotazh. E pas saj ishte Bekim Latifi që mori më shumë vota. Ky i fundit falenderoi për besimin e dhënë, ndërsa Sami Saliu i uroi anëtarët e kryesisë për punë në të ardhmen.

 

E për herë të parë në kryesi vend kanë zënë edhe dy femra Albiona Ibrahimi rexhepi dhe Hafize Shaqiri. Kryetari Mustafa i uroi ato, ndërsa që të dyja falenderuan Këshillin Qendror për besimin e dhënë dhe kështu funksionimin sa më të mirë të demokracisë.

 

Ndërkaq në fund falenderime patën edhe anëtarët e rinjë të zgjedhur në kryesinë e PDSH-së, e edhe ata të rizgjedhurit. Vlen të theksohet se PDSH ka rizgjedhur më 18 Nëntor kryetarin e saj Ragmi Mustafa në Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor, i cili është kryetari me radhë i këtij subjekti politikë e cila është bartëse e politikës në Komunën e Preshevës./H.R/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch