Home » Lajme, Vendore » Më 12 shtator Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës do ta themelojë Bashkësinë (Asociacionin) e Komunave Shqiptare të Luginës

Më 12 shtator Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës do ta themelojë Bashkësinë (Asociacionin) e Komunave Shqiptare të Luginës

Presheva nga larte

Përfaqësuesit politikë shqiptarë në Luginë të Preshevës kanë paralajmëruar se këtë të shtunë do ta shpallin themelimin e Bashkësisë respektivisht Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë, si kundërpërgjigje ndaj krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë duke vendosur për bazë masën e reciprocitetit mes shqiptarëve të Luginës ne serbët në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa, i cili ka thënë se janë bërë të gjitha parapërgatitjet rreth seancës se tre Kuvendeve komunale  duke theksuar se për këtë do të vendosë Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të shtunën  më datë 12 të këtij muaji.

Mustafa ka thënë se këtë ua garanton dhe rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës në maj të 2013-ës.

“Ne do ta kemi mbështetjen e Kosovës dhe të Shqipërisë, pasi këtë na e garanton rezoluta për Luginën e miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në Preshevë pati deklaruar se shqiptarët e Luginës duhet t’i gëzojnë të drejtat sikur serbët në Kosovë”, ka thënë kryetari i Preshevës, duke shtuar se është e drejtë e shqiptarëve në këtë pjesë që të vendosin për vete në këtë rastë kryesisht duke e përdorë parimin e reciprocitetit.

“Ne presim mbështetjen dhe njohjen e Asociacionit të shqiptarëve të Luginës nga autoritetet e Kosovës dhe të Shqiptarisë si dhe jemi të bindur së më pas edhe të bashkësisë ndërkombëtare, sidomos shtetet me vlera të larta të demokracisë të cilat dhe kanë qenë bartëse të bisedimeve mes palëve dhe iniciatorë të krijimit të këtij asociacioni për serbët në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Mediat në Serbi e kanë cilësuar si plan të ferrit mundësinë që shqiptarët të krijojnë Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch