Home » Lajme, Vendore » Më 22 korrik 2012 në fshatin Priboc do të mbahet takimi i katërt tradicional “Takimet e Vendlindjes Priboci 2012”

Më 22 korrik 2012 në fshatin Priboc do të mbahet takimi i katërt tradicional “Takimet e Vendlindjes Priboci 2012”

Këshilli Organizues i  Takimeve të Vendlindjes Priboci 2012

 

 

Më 22 korrik 2012 në fshatin Priboc do të mbahet takimi i katërt tradicional “Takimet e Vendlindjes Priboci 2012”

 

 

Këshilli Organizues i fshatit Priboc, komuna e Bujanocit, organizon Manifestimin “Takimet e Vendlindjes -Priboci 2012” i cili do të mbahet në fshatin Priboc te vendi i quajtur “Te Kisha” afër shtëpisë së Hafiz Musliut.  Takimi fillon në ora  11. 30. Takimi i sivjetmë është i katërti, dhe është takim tradicional që bashkon në vendin e të parëve të tyre qytetarë  të shumtë të shpërngulur nga fshati Priboc në periudha të ndryshme kohore dhe të shpërndarë nëpër shumë shtete e kryesisht  në Kosovë.

Në këtë manifestim, takohen  farefisi, shokët dhe miqtë për të shuar mallin e vendlindjes, për të kujtuar vitet e largëta ku kanë jetuar ata, baballarët dhe stërgjyshërit e tyre, e posaçërisht për t’u njohur në mes veti  gjeneratat e reja.

Manifestimi “Takimet e Vendlindjes- Priboci 2012” për banorët e Pribocit  ka një domethënie mjaftë të madhe dhe mbahet në frymën e njohjes së të rinjve në mes vete, thellimin e dashurisë ndaj njëri tjetrit, zhvillimin e  aktiviteteve kulturore e sportive, vizita  shtëpive ku janë rritur  dhe kanë lozur  e që sot gati kanë mbetur rrënoja.

Krahas udhëtimit me automjete individuale për udhëtimin e qytetarëve pribocas është siguruar një autobus pa pagesë. Autobusi niset  në ora 8.00 nga stacioni i autobusëve në Gjilan.

 

16. 7.  2012

Këshilli Organizues                                                                                      

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch