Home » Lajme » Më 23 dhe 24 qershor 2011, në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Preshevës, janë mbajtur provimet kualifikuese për regjistrim në shkollat e mesme

Më 23 dhe 24 qershor 2011, në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Preshevës, janë mbajtur provimet kualifikuese për regjistrim në shkollat e mesme

Provimet janë mbajtur në gjuhën amtare dhe lëndën e matematikës. Nga gjithësej 285 nxënës që është dashur për tu paraqitur në provim, prej tyre 276 I janë përgjigjur provimit. Ndërkaq, sa i përket provimit të gjuhës shqipe, profesori I kësaj lënde Avni Jusufi për TV Presheva, deklaroi se testi nuk ka qenë I përpiluar mir, dhe pyetjet në test nuk janë bërë nga arsimtarët adekuat. Edhe magjistri I gjuhës shqipe Eroll Sejdiu, testin e kësaj lënde e konsideron si qesharak, pasi që në test përpiluesit kanë futur pyetje nga lënda e fizikës. Rezultatet preliminare të testeve do të dalin më 29 Qershor të këtij muaji, ndërsa po atë ditë do të bëhet edhe pranimi i ankesave. Ankesat nëse refuzohen atëher ato mund të dërgohen edhe në nivel më të lartë më 30 Qershor. Kurse, rezultatet përfundimtare të testeve do të dalin më 3 Korrik.

RTV Presheva

Relationships http://www.besttrackingapps.com during this stage are often a short duration, intense, with the occasional long-term courtship

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch