Home » Lajme, Opinione » Më 26 janarë 2000 u shfaq në skenë Ushtria Çlirimtare e Preshevë Bujanocit dhe Medvegjës, UÇPMB-ja

Më 26 janarë 2000 u shfaq në skenë Ushtria Çlirimtare e Preshevë Bujanocit dhe Medvegjës, UÇPMB-ja

Duke i parë rrethanat politike të kohës në të cilën po përballej popullata shqiptare e Kosovës Lindore nën thundrrën pushtuse serbe, nga populli lindi forca mbrojtëse e saj. Edhe pse ishte vetëm një viti nga përfundimi i luftës së Kosovës gjë që edhe popullata e kësaj ane po ashtu njejtë barrën e robëris e kishin vuajtur po aq sa vëllezrit e tyre në Kosovë, por pas çlirimit të Kosovës kjo pjesë e territorit shqiptare  mbeti nën robërin serbe pa vullnetin e saj. Me që barra e robëris po vazhdonte me vrasje, dhunë e diskriminim në çdo sferë të jetës ishte e domosdoshme që të lindë një forcë mbrojtëse siç ishte UÇPMB-ja. Kjo ushtri çlirimtare mund të konsiderohet në aspektin historikë si vazhdimsi e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi që objektiva politike të shqiptarve të mbetur nën pushtimin jugosllav ishin të njejta me atë të bashkimit me shtetin  e tyre mëmë Shqipërin, gjë që i’u kishte mohuar padrejtësishte me shekuj së paku që nga Kongresi i Berlinit e deri te Marrveshja e Rmbujes.

Ushtria Çlirimtare e Preshevë Bujanocit dhe Medvegjës, UÇPMB-ja, kishte afërsisht rreth 1800 ushtarë vullnetar dhe kishte operuar gjatë viti 2000 deri në majë të viti 2001 ku me marrveshjen e Konçuit ishte demobilizuar. Kjo ushtri çlirimtare kishte rreth tridhjet dëshmor dhe qindra  invalid të luftës.  Zotronte një pjesë të konsiderueshme të  hapsirës gjeografike shqiptare në Kosovë Lindore gjegjësisht të malsis së mbi Preshevës dhe Bujanocit e Medvegjes fshatrave shqiptare kryesishte të atyreve që përkufizoheshine me Kosovën. Kjo në aspektin organizativ e ushtarak e material-logjistik siç ishte një ushtri vullnetare dhe  gjithçka ishte mbi bazën e vete popullatës bëri që kjo pjesë të ishte më e përshtatshme për rezistenc dhe mbrojtje duke ditur relievin e  thyeshem malor, dhe duke marrë për bazë aramtimin që posedonte. Këtu duhet cekur faktin se  me marrveshjen e Komanovës që parashihte që së paku një vijë rreth 5 km të mos i ofrohen forcat serbe kufirit me Kosovën me armatime të rëndë, bën që UÇPMB-ja të strukturohet në mënyr më të letë dhe të kishte këto fshatra rreth kufirit nën kontrolline  saj që nga ditët e para.

Duke pasur parasyshë që pushtetin në serbi gjatë kësaj kohe e përbëni focat ekstreme të politikës serbe që kishin bërë disa luftra në ish-jugosllavi atë duke ushtruar edhe gjendoci, bën që mbështetjen ndërkombëtare sado të vogël të kishte në krahunë e saj, UÇPMB-ja, pasi që ishte shumë e vështir të të vihen në livizje gjitha ato mekanizma ndërkombëtar  për një popullatë dhe një territor kaq të vogël siq është Kosova Lindore.

Por prap se prap u vu në lëvizje bashkësia ndërkombëtare ku hapi bisedime në mes të palës shqiptare, UÇPMB-së dhe asaj serbe me ndërmejetsimin e  bashkësis ndërkombëtare dhe u arrit siç njihet Marrveshja e Konçulit që u nënshkruajt në majë të viti 2001. Kjo marrveshje parashihte në disa pika të saj si drejtë avancimit të të drejtave të shqiptarve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si dhe ç’mobilizimin e UÇPMB-së, që ishte faktor kryesor në këtë porces dhe amnestinë e pjestarve të saj.

Vlen të cekete  me plote kuptimin e  fjalës se kjo marrvjeshje nuk  është zbatuar  as edhe një pikë nga pala serbe deri më sotë, përkundrazi bile ka sanksionuar  dhe më vrazhdë këtë popullatë e rajonë, ku shteti serb duke e bërë si  zonën më të militarizuar në rajonë për kokë të  banorit dhe duke diskriminuar   në vazhdimsi në çdo sfer të jetës këtë popullat edhe ashtu të pa mbrojtur dhe në mëshirën e kohës.

Përvjetorët po vinë  e po shkojnë por as sotë e kësaj dite nuk kemi një mekanizëm mbrojtës  dhe legjitim të kësaj popullate dhe gjendja e kësaj popullate ditë e më tepër po i  keqësohet, mbetemi me shpres që së pari shteti serbe të rrespektoj Konventat Ndërkombtare për të Drejtata e Njeriut si dhe te mbështetja e Tiranës dhe Prishtinës, dhe tek vedisimi i klasës politike në Kosovë Lindore që të ndjekin misionet e Rilindasve.

Valon Jashari

Nga: Valon Jashari  – Historian dhe ish-veteran i UÇPMB-së dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë” lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë, dhe ish i burgosur në grupën e Dobrosinit dhe tani akoma në këtë porces gjyqësor.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch