Home » Sport » Më 3 maj votohet për pranimin e Kosovës në UEFA

Më 3 maj votohet për pranimin e Kosovës në UEFA

Nëse votimi do të jetë pozitiv, atëherë Kosova plotëson kushtet edhe për anëtarësim në FIFA. Në një rast të tillë, Kosovës do t`i mundësohet të luajë në kualifikimet për Botërorin 2018

Theodore TheodoridisMë 3 maj në Kongresin e UEFA-s do të votohet për pranimin e Kosovës në organizatën Evropiane të Futbollit. Në rast se pranohet, Kosova do të bëhet anëtari i 55-të i UEFA-s, shkruan portali në gjuhën angleze, sportskeeda.com, duke iu referuar deklarimit të një funksionari të organizatës në fjalë, të bërë sot. Fjala është për prononcimin e sekretarit të ri të përgjithshëm, Theodore Theodoridis.

Trupi ekzekutiv i UEFA-s pra do të votojë me 3 maj, për ose kundër pranimit të Kosovës. Nëse votimi do të jetë pozitiv, atëherë Kosova pritet të plotësojë kushtet edhe për anëtarësim me të drejta të plota në FIFA, që do të votohet po ashtu gjatë majit 2016, transmeton albinfo.ch. Në një rast të tillë, Kosovës do t`i mundësohet të luajë në kualifikimet për Botërorin 2018, shkruan portali në fjalë.

Serbia ka rezistuar kundër anëtarësimit të Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, shkruan sportskeeda.com

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch