Korrjet e kulturës së grurit në tërë territorin e Komunës së Preshevës, kanë filluar më 5 Korrik, ndërsa ajo pritet të zgjasë deri më 25 Korrik, nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshimë i papritur i motit.
Agronomi Qenan Daliu, për TV Presheva, theksoi se në bazë të planit për vitin 2011 në tërritorin e Komunës së Preshevës, është paraparë të mbjillen rrethë 2000 hektar, mirpo një gjë e tillë nuk ka ndodhurë, janë mbjellur më pak se sa që është paraparë.
Sipas rendimenteve në ditët e para të korrjes për vitin 2011 sillen prej 3.8 tonë – 4 tonë grurë, për një hektarë.Edhe në hapsirat tjera korrjet për vitin 2011, kanë filluar rrethë 1 javë më parë ashtu si edhe në vendin tonë, kurse priten të përfundojnë përnjëherë në të gjithë rajonin kah fundi i këtij muaji.