Home » Sport » Më 6 tetor, Seferi vs Stankovic

Më 6 tetor, Seferi vs Stankovic

Nuri Seferi bën pjesë në top dhjetëshin e ranglistës botërore WBO, dhe është kampion evropian ende i pamposhtur, nga vit 2008

Boksieri shqiptar nga Berna e Zvicrës, Nuri Seferi, më 6 tetor do të kryqëzojë dorezat me sfiduesin e tij nga Serbia, Nenad Stankovic. Lufta do të zhvillohet në sallën “Boris Trajkovski Sports Arena”, më të madhen sallë të mbuluar në Maqedoni, që ka kapacitet për 6000 veta.

 

Nuri Seferi, që ndryshe njihet edhe si “Tajsoni shqiptar” prej tri vitesh ka zënë vend në top dhjetëshin e ranglistës botërore WBO, ndërsa është kampion evropian ende i pamposhtur, nga vit 2008.

 

“Gëzohem që do të boksoj para shumë shikuesve të vendit tim. Kundërshtari im Stankovic do të bëjë çdo gjë që të më shkatërrojë por nuk do t`ia dalë. Do të jetë një betejë e madhe të cilën nuk do ta lëshoj nga duart”, ka thënë boksieri 35 vjeçar.

 

Në po këtë mbrëmje do të luftojë edhe Sefer Seferi, vëllai më i ri i Nuriut dhe nxënësit e të dyve, Agron Dzila dhe Ergun Mersin./albinfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch