Home » Lajme » Me 67 vota për, 30 kundër pa asnjë abstenim është zgjedhur Qeveria Kurti

Me 67 vota për, 30 kundër pa asnjë abstenim është zgjedhur Qeveria Kurti

Sot Kuvendi i Kosovës me propozimin te Lëvizjes Vetëvendosje, ka zgjedhur për kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufcën.

Pro zgjedhjes së Konufcës kanë votuar 69 deputetë, 33 kundër.

Në ora 17.30 thirret senca e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit ku me 67 vota për, 30 kundër pa asnjë abstenim është zgjedhur Qeveria Kurti.

Të pranishëm ishin 107 deputetë të Kuvendit të Kosovës. 

Pas fjalës së shefave të grupeve parlamentare e disa deputetëve të opozitës është votuar Qeveria.

Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë Kurti 2.

Lëshimi i seancës është bërë pak para betimit të Qeverisë Kurti 2.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch