Home » Lajme, Vendore » Më 8 Maj do të hapet Panairi ndërkombëtar “PRISHTINA 2013”

Më 8 Maj do të hapet Panairi ndërkombëtar “PRISHTINA 2013”

Zyra për zhvillim ekonomik lokal e cila funksionon në kuadër të Administratës komunale  i njofton Bizneset dhe në përgjëthsi  veprimtaritë dhe prodhuesit e ndryshëm nga komuna e Bujanocit por edhe nga ajo e Preshevës se më 8 Maj do të hapet Panairi ndërkombëtar “PRISHTINA 2013”

Me qindra ekspozues të ndryshëm  nga Shtetet e rajonit dhe mbarë Europës e kanë konfirmuar pjesëmarjenë në këtë Panair i cili është tradicional dhe mbajtja e tijë organizohet që nga viti 2001.

Numri i vizitorëve  në këtë Panair me vite të tëra e kalon 1 Miljon visitor nga Kosova dhe Shtetet e Rajonit.

Komuna e Bujanocit pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës duke filluar nga sivjet dhe gjithnjë në të ardhmen do ta ketë në dispozicion  edhe Stendën e vetë falas permes së cilës do të i prezentoje kapacitetet dhe potencialet e veta para qindra mijërave të vizitorve në këtë Panair.

Poashtu njoftohen dhe ftohen Bizneset nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës se munden  ta e shfrytëzojn Stendën e Komunës së Bujanocit në këtë Panair që ta e ekspozojn materjalin propagantistik, katalogjet dhe eksponatet e veprimtarive dhe prodhimeve të veta para vizitorëve sikur që munden  të i organizojn edhe takimet pune me Afarist të ndryshëm pjesëmarës në këtë Panair ndërkombëtar “PRISHTINA 2013”

Për detaje më të hollësishme mundeni të kontaktoni Zyrenë për zhvillim ekonomik local në Bujanoc, personeli i së cilës është në dispozicion për Afaristët dhe prodhuesit nga Lugina e Preshevës për të i asistuar në lidhje me Panairin. Udhëheqëse e Zyresë Fazila Azemovic – Koordinator për ndërmarje të vogla dhe të mesme Nexhat Behluli.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch