Home » Lajme » Më 8 shkurt Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara prezanton raportin e rregullt tremujor

Më 8 shkurt Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara prezanton raportin e rregullt tremujor

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, më 8 shkurt do të mbaj seancën e radhës në të cilën do të prezantohet raporti i rregullt tremujor i Sekretarit gjeneral të OKB-së, Ban Ki-moon për situatën në Kosovë, kanë deklaruar për mediet serbe, përfaqësues të misionit të Serbisë në OKB. Seanca e fundit në të cilën është folur për Kosovën, në fund të nëntorit, është shoqëruar me diskutime të ashpra midis përfaqësuesit të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, në njërën anë, të cilat atëherë kanë bërë thirrje për heqje të barrikadave në veri të Kosovës dhe përfaqësuesit të Rusisë dhe të Kinës, të cilët, si zakonisht, thirren në mbrojtje të sovranitetit të Serbisë
Ministri serb i mbrojtjes, Dragan Shutanovac, e ka cilësuar si “tërësisht të rrejshëm” dhe “monstruoz”, dokumentin e Fondit për të Drejtën Humanitare, në të cilin shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, akuzohet se nuk ka penguar krimet e rënda të luftës kundër civilëve në Kosovë, gjatë luftës 1998-1999. Natasha Kandiq, udhëheqësja e Fondit për të Drejtën Humanitare, thotë se është e çuditur me reagimin e zotit Shutanovac, aq më tepër kur dihet se edhe edhe në kohën e Millosheviqit, dokumentet e Fondit nuk janë cilësuar si “të rrejshme. Provat në të cilat bazohet aktgjykimi i Tribunalit të Hagës në rastin e ish presidentit serb Millan Millutinoviq dhe të tjerëve, viktimat e mbijetuara nga Drenica, të cilat kanë dëshmuar në Tribunal ose i kanë dhënë deklaratë Fondit, flasin për krime lufte, të rënda dhe masive, kundër civilëve shqiptarë në Drenicë. Ky rajon ka qenë zonë e përgjegjësisë së Lubisha Dikoviqit, atëbotë komandant i brigadës së motorizuar 37 të armatës jugosllave. Ndonëse e ka pasur për detyrim të parandalojë krimet, e madje edhe ka pranuar se ato janë kryer nga ushtarët e tij, Dikoviq nuk e ka bërë këtë gjë, ndërkohë që ka edhe dëshmi që flasin për plaçkitje të pronave të shqiptarëve, në të cilat ka marrë pjesë edhe vetë, thotë Kandiq për Radion Evropa e Lirë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch