Home » Lajme, Politikë, Vendore » Me 89 vota pro, nje kunder dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës votoi pro shpërndarjes

Me 89 vota pro, nje kunder dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës votoi pro shpërndarjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë ende pa i skaduar mandati kushtetues, prej katër vjetësh.

Me 89 vota pro, nje kunder dhe dy abstenime, Kuvendi votoi pro shpërndarjes.

Propozimi i deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit, pason dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik, pasi që po të njëjtën ditë kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Tashti pritet që presidenti i vendit të përcaktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në nenin 66 të Kushtetutës thuhet se zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së Kuvendit, jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch