Home » Kulturë, Lajme » “ Me armë në dorë për mbrojtje të Shqipërisë”

“ Me armë në dorë për mbrojtje të Shqipërisë”

VEBI XHEMAILI - Libri“Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim e bashkim kombëtar (1912-1918), Prof.dr. Vebi Xhemaili, Tetovë, 2008, 399 faqe”

Nexhmedin Ramadani, Kumanovë

Është më se e vërtetë se lufta e shqiptarëve të Maqedonisë dha një kontribut të çmuar për mbrojtjen e trojeve të tyre etnike dhe autoktone në të cilat gjendeshin. Kontributi i tyre dëshmoi edhenjëherë aborgjinalitetin, autoktoninë, jonënshtrimin., ndaj secilit okupator apo pushtues që kishte për qëllim shfarosjen e këtij populli ku në shek. XIX shtriheshte në një sipërfaqe rreth 75 000 km katrorë, e ku brenda kësaj treve banonin 1 800 000- 1 900 000 banorë.

Është për të ardhur keq se, Histografia Shqiptare nuk i kushtoi më tepër vëmendje shqiptarëve të Maqedonisë së sotme (që dikur ishin pjesë e vilajetit të Kosovës) në luftë për mbrotje të Shqipërisë Etnike, e më konkretisht shqiptarëve të rrafshit të Pollogut që në këtë periudhë dhanë një kontribut çmuar për lëvizjen shqiptare, ku në të vërtetë ky kontribut ishte i bazuar nga programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që kishte për qëllim unifikimin e forcave shqiptare si dhe luftën e saj për autonomi.

Uparteidet e ndryshme që u bënë kundër banorëve vendas të këtyre trevave, çuan që shumë vullnetarë dhe liridashës të kapin armët për çlirimin e bashkimin kombëtar në periudhën e viteve 1912-1918, por edhe më pas kësaj. Më konkretisht, Prof.Dr.Vebi Xhemaili është ai i cili në mënyrë korrekte e eksplikon në librin e tij; kontributin e shqiptarëve të Pollogut në Kryengritjen e Përgjithshme të Vilajetit të Kosovës më 1910-1912 si dhe pjesmarrjen e tyre drejtprdrejtë në shpalljen e pavarsisë. Poashtu, këtu elaborohen ngjarjet e viteve 1912-1915 kur filloi lufta e armatosur kundër pushtetit serb, në të cilën përfshihet pjesmarrja e shqiptarëve të Pollogut në Kryengritjen e Shtatorit të vitit 1913 ( në Dibër) kundër barbarizmave serbe.

Është mëse e vërtetë se shumë studiues të ndryshëm, si të huaj gjithashtu dhe vendas, janë përpjekur që ta minimizojnë kontributin e atdhetarëve të trevave lindore të Shqipërisë në luftën e tyre për autonomi, e sidomos atdhetarëve shqiptar që kanë kontribuar për çështjen shqiptare në fushën e Pollogut ( Tetovë e Gostivar) që kanë qenë pjesmarrës në shumë ngjarje me rëndësi gjatë periudhave të ndryshme që nga viti 1912 e deri më 1918.

Kontribut të çmuar në këtë periudhë kanë luajtur rol atdhetarët e njohur të familjes shqiptare Dërralla, si Mehmet Dërralla, gjithashtu dhe i biri i tij Halim Dërralla. Ata kanë qenë krahu i djathtë i Hasan Prishtinës, të cilët poashtu sëbashku me personalitetet e shquara të periudhës së shek. XIX, si; Isa Boletini, Bedri Pejani, Riza Gjakova e shumë të tjerë, udhëhoqën Lëvizjen Kombëtare në luftë për çlirimin e vilajetit të Kosovës dhe për bashkimin e saj me Shqipërinë Autonome.

Për studiuesin dhe historianin shqiptar, prof.dr Vebi Xhemaili nuk ka qenë aspak e bezdisshme kjo punë ngase ai është munduar dhe përpjekur që të gjithë këtë “pluhur” i cili e kishte mbuluar një libër të tërë me veprimtarinë e patriotëve shqiptar të këtyre trevave, ta shpalos dhe ta hedh në dritë përmes dokumenteve ekzistuese dhe raporteve të konsujve të huaj, sepse kjo në fakt është në dobi tonë si dhe në dobi të gjeneratave që do të na vijojnë më pas. Edhepse konsujt e huaj, ku ndër to mund të veçojmë konsullin austriak Shtorck që ka luajtur një rol të pakrahasueshëm për të pasqyruar të vërtetën historike e trajtonte çështjen shqiptare apo më konkretisht gjithë shqiptarët i trajtonte si “muhammedan” , prof. Vebi Xhemaili mundohet që në mënyrë puritane “t’ia tërheq vërejtjen” duke e shikuar këtë në mënyrë eklatante “si problem të konsullit që nuk e kishte të qartë politikën turke dhe marrëveshjen e saj me afat trevjeçar që kishte lidhur me Sërbinë në vitin 1914”. Prandaj, autori në fjalë “vrasjën e heshtjes” e bëri me punën e tij të palodhshme duke ekskomunikuar në; raportet dhe telegramet e konsujve të huaj ( si ai rus, frances , austro-hungarez), dokumentet e ndryshme arkivore, dëshmi të cilat nuk ishin thënë më parë., si dhe mongrafitë e ndryshme.

Shumë studiues kanë pasur pak njohuri për hyrjen e Kryengritësve shqiptar në Shkup më 12-13 gusht të vitit 1912 ku hyjnë aty dhe e çlirojnë kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës. Kundër aspiratave shqiptare për liri e bashkim kombëtar, haptazi kishte reaguar dega e partisë VMRO që vepronte në rrethin e Shkupit, ku i kishte dërguar një kërkesë kryetarit të qeverisë bullgare Geshovit, “që mos të lejojë që Shkupi të hyjë në kuadër të autonomisë së Shqipërisë”, Prandaj, këtu studiuesi mundohet që të vë në pah; se kush janë këta maqedonasit e sotëm!? Cila degë e partisë reagoi në qendër të Sofies!?- Kështuqë, për shumë studiues shqiptar ose kjo ka qenë e paqartë ose nuk kanë dashur fare të mirren me këtë problematikë.., e prandaj që sot këtyre mediokrave sllaviste iu dalin në shesh të vërtetat historike për shqiptarët e këtyre trevave. Aspiratave për çështjen shqiptare assesi nuk i’u pengoi tre burrave të mëdhenj shqiptar; Isa Boletini, Bajram Curri dhe Idriz Seferi të cilët planin për sulmim e bënë në fshatin Smirë, e më pas sulmet e tyre u bënë nga tre drejtimet ; ku më konkretisht veçojmë Karadakun e Gjilanit e që më pas përmes Karadakut të Shkupit dhe të Kumanovës depërtojnë në Shkup. Ky manovrim i suksesshem i tyre e detyroi komandën turke që të hiqte dorë nga mbrojtja e mëtejshme e Shkupit dhe e Kaçanikut. Gjithashtu profesori në mënyrë tejet të qartë e eksplikon aksionin e suksesshëm të vullnetarëve nga Presheva e Kumanova që u treguan tejet objektiv për të depërtuar më konkretisht në Shkup.

Objekt trajtimi i kësaj monografie është qendresa e pandërprerë e popullatës shqiptare të kësaj treve që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Kuvendin e Vlorës, më 28 nëntor 1912. Në këtë libër trajtohet gjithashtu edhe luftërat e shqiptarëve të këtyre trevave nën sundimin bullgar e deri në mbarimin e Luftës së Parë Botërore, e cila përbën një etapë të re të luftës për çlirim nacional kundër dhunës, terrorit dhe masakrave të ushtrisë bullgare.

Prandaj neve si studiues të rinj duhet të përpiqemi që vazhdimisht, të dëshmojmë dhe të hedhim në dritë faktet e ndryshme historike të cilat deri më tani kanë qenë insinuata të shumë studiuesve si shqiptar, poashtu dhe atyre të huaj. Ëilliam Durant thoshte se “çdo shkencë fillon si filozofi, por

mbaron si arti”, prandaj unë jam i mendimit që të arrisim deri te vlera artistike duhet të punojmë, krijojmë, mos të jemi pjesë e diskutimit të shumë blasfemive të ndryshme.

Kështuqë edhe nëse e vërteta është me ngjyrat bardhë e zi, ne duhet të jemi piktorët të cilët të metat e saja duhet ti ngjyrosim me ngjyrat tjera postkontrastike që i vështrojmë në pikturë.

Ta vrasim heshtjen !!!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch