Home » Kulturë » ME KRIJUES SHQIPTARË, NGA SUEDIA, NË LAÇ-KURBIN…

ME KRIJUES SHQIPTARË, NGA SUEDIA, NË LAÇ-KURBIN…

(Përurohet vepra “Thesar Kombëtar”-3)

Nga: MURAT GECAJ

S.Iseni e M.Gecaj

Nga e majta: S.Iseni e M.Gecaj

 

1.

Në ditët e festave të gezuara popullore të 7 e 8 Marsit 2015, qyteti i Laçit, në Kurbin,  pati në gjirin e vetë mysafirë jo të zakonshëm. Ata ishin ishin emigrantë shqiptarë, me banim në Suedinë e largët, atjë në Skandinavi, si Osman Ahmetgjekaj, Saranda Iseni e Naim Latifi etj. Pra, përfaqësonin Shoqatën e Shkrimtarve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani” të Suedisë, me Hysen Ibrahimin në krye. Ata e kishin zgjdhur pikërtisht Laçin, për ta përuruar veprën e tyre të re, “Thesar Kombetar-3”, pasi Shoqata e tyre ka nderin të mbajë emrin e njërit nga Papët më të njohur të Vatikanit, i cili e ka origjinën nga kjo krahinë me tradita ta lashta e të reja atdhedashurie. Por në këtë veprimtari morën pjesë dhe të ftuar nga Kosova, Tirana e Durrësi, Lezha etj.

 

Suedi - Pamje nga salla, ku u  zhvillua veprimtaria…

Pamje nga salla, ku u  zhvillua veprimtaria…

 

Përveç anëtarëve të Shoqatës Kombëtare të Miqësisë dhe Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, me qendër në Laç dhe që kryesohet nga Nikollë Lleshi, pjesëmarrës në veprimatrinë e orgaznizuar ishin poetë e shkrimtarë, studiues dhe punonjës të artit e kulturës, mësues, nxënës e prindër, përfaqësues të bashkësive fetare, nga media e shkruar dhe ajo elektronike (RTSH, TV-Lezha) etj. Gjithashtu, ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Laçit, Artur Bardhi dhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Prefektura e Lezhës etj.

2.

Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar të Shqipërisë e Italisë, fjalën përshëndetëse, në emër të mikpritësve, e mbajti Nikollë Lleshi. Ndër të tjera, ai tha se ishte një ngjarje e shënuar për jetën e banorëve të Laçit, por dhe të mbarë Kurbinit, që në ditët e festave të 7 e 8 Marsit aty kishin ardhur krijues të njohur të Shoqatës së Shkrimtarave dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, nga Suedia, si dhe të ftuar të tjerë. Përurimi i veprës së re të kësaj Shoqate, “Thesar Kombëtar-3”, me 757 faqe, ishte një dëshmi e mjaft botimeve të saj, me vlera të shumëfishta, si letrare, kulturore e shkencore, por mbi të gjitha me përmbajtje të lartë atdhetare.

Në vazhdimësi, u dëgjuan me vëmendje përshëndetjet e bëra nga Artur Bardhi e Hysen Ibrahimi, si dhe përshëndetja e dërguar nga kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Diasporë, Hasan Qyqalla, me banim në Gjermani. Këtë e lexoi një nga sponsorët kryesorë të kësaj veprimtarie, Naim Latifi.

 

Ballina e librit, që u përurua në Laç-Kurbin

Ballina e librit, që u përurua në Laç-Kurbin ( 8 mars 2015)

 

Pjesë e rënndësishme e kësaj veprimtarie përuruese ishin temat e paraqitura, rreth veprës së re “Thesar Kombëtar-3”. Kështu, një zbërthim të detajuar i bëri asaj studiuesi i njohur Vlash Prendi. Më pas folën me nota vlerësuese për këtë botim, Martin Gecaj e Osman Ahmetgjekaj, Engëll Ndocaj e Besi Bekteshi.

Në  emër të kryesisë së Shoqatës së Miqësisë e Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, Nikollë Lleshi i njoftoi pjesëmarrësit në veprimtari se, bazuar në ndihmesën e tyre të çmuar për këtë Shoqatë, kishin vendour që t’i pranonin Anëtarë-Nderi, disa veta. Ata janë: Hysen Ibrahimi, Padre Giovani Parugine, Besi Bekteshi e prof. Murat Gecaj.

3.

Ajo, që i dha një gjallëri të veçantë kësaj veprimtarie festive në Laç-Kurbin ishte shfaqja e bukur e artistëve të ansamblit të këtij qyteti. Atë e drejtuan moderatoret Saranda Iseni, nga Suedia dhe Fatmira Aliu. Kështu, këngët e vallet e pushtuan mjesdisin e sallës së kinoteatrit, ku ndodheshin të ftuarit e shumtë. E meriton t’i përmendim këtu të gjithë numrat e paraqitur, por ndër ta ishin këngët me përmbajtje atdhetare: “Jemi bijtë e nënës shqipe”(nga Agustin Çela, Gjergji Leka e Preg Prenga), “Kudo shkojmë, Shqipe na thonë” (nga Kastriot Kola), “Princesha e Kastriotit” e “Moj Sarandë, moj Delvinë” etj. Gjithashtu, u duartrokitën këngët e Gjesilda Përshetës, Fatmira Aliut e Mide Aliut dhe emigrantes në Itali, Vjollca Grecaj, si ”I kam thënë bilbilit” e “Moj e bukura, që del në derë” etj.

 

Suedi Të ftuar dhe artistë popullorë, që dhanë shfaqjen

Të ftuar dhe artistë popullorë, që dhanë shfaqjen…

 

Mjaft ritmike dhe mbresëlënëse ishin vallet popullore, që u interpretuan me mjeshtëri nga djem e vajza të shkathëta. Ato përfaqësonin krahina të ndryshme të Atdheut tonë dhe sollën emocione te të pranishmit, në këtë festë të paharruar.

Me këtë rast, të pranishmëve iu dhuruan disa kopje të veprës “Thesar Kombëtar-3”, por dhe të mëparshmet, pra nr.1 e nr.2. Po kështu, autori M.Gecaj u dhuroi disave prej tyre librin e tij më të ri, “Me shpirt atdhedashurie”, përgatitur dhe mundësuar për botim, nga veprimtarët e dalluar të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në Boras të Suedisë, Sokol Demaku e Bahtir Latifi.

Në mbyllje të tërë kësaj veprimtarie, të pranishmit morën pjesë në koktejin e shtruar nga Bashkia e qytetit të Laçit dhe bënë fotografi të përbashkëta, që do të mbeten kujtim i pashlyer, për të gjithë ata.

Tiranë, 9 mars 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress