Home » Lajme » Me moton “Dëshmorët na duan të bashkuar”, në Gurishte të Rahovicës, është mbajtur manifestimi kushtuar rënies heroike të dëshmorëve të kombit

Me moton “Dëshmorët na duan të bashkuar”, në Gurishte të Rahovicës, është mbajtur manifestimi kushtuar rënies heroike të dëshmorëve të kombit

Të pranishëm në manifestim përpos familjarëve të dëshmorëve, ishin edhe mijëra qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, invalidë si dhe veteranë të trija luftave të fundit çlirimtare në hapsirat shqiptare, si në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, udhëheqësit e pushtetit lokal të Preshevës dhe përfaqësues të disa partive politike, kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, dhe shumë figura publike. Ndërsa këtë manifestim i cili është i dhjeti me radhë që prej rënies së dëshmorëve, u bë edhe më madhështorë prania e vëllezërve nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, por edhe nga Çamëria, të cilët me pranin e tyre e nderuan gjakun e dëshmorëve të kombit të rënë në luftën çlirimatre në Luginë të Preshevës, nën emblemën e UÇPMB-së. Manifestimin e sotëm, e hapi krytari i BL të Rahovicës Fadil Azizi, i cili i përshëndeti të pranishmit, dhe tha se përkulja ndaj dëshmorëve dhe familjarëve të tyre është gjëja me e vogël që ne mund të bëjmë, pasi për ne është obligim moral, njerëzor dhe kombëtarë. Më pastaj fjalën e mori edhe përfaqësuesja e OVL-së, e cila paraqiti një historiat të shkurtër të UÇPMB-së, dhe kërkoi nga subjektet politike që të mos harrohet gjaku i dëshmorëve, kurse porosia për ta ishte politika të bëhet për popull e jo me popull. Manifestimin në fjalë e përshendeti edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, pastaj presidenti i unionit të shoqërive kulturoro artistike shqiptare, Azgan Haklaj, si dhe përfaqësuesi i deleguar i Çamëve, enkas për këtë manifestim, të cilët thanë se dëshmorët kanë rënë për tu bashkuar dhe ideali i tyre herdo kurdo do të realizohet nga pasardhësit e tyre. Ndërsa, SHKA Rexho Mulliqi nga Presheva, edhe kësaj radhe ishte përkujdesur që manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit të mos i mungoj programi kulturor me valle dhe këngë shqipe, kurse kësaj iu është bashkangjitur edhe asambli i Çamërisë. Vlen të theksohet se organizimi i këtij manifestimi kushtuar dëshmorëve të luftës çlirimtare në Luginë të Preshevës, është bërë nga OVL, kurse ishte i nivelit mjaftë të lartë, ku mbetën edhe të mahnitur të gjithë pjesëmarrësit nga trojet shqiptare.
RTV Presheva

Well, parents monitor their children to help them become happy, http://spyappsinsider.com/ healthy adults

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch