Home » Lajme » Me moton “Ne jemi të fjalës”, në Bujanocë të shtunën është themeluar subjekti më i ri politik me emërtimin “Partia Demokratike”

Me moton “Ne jemi të fjalës”, në Bujanocë të shtunën është themeluar subjekti më i ri politik me emërtimin “Partia Demokratike”

Inicues për themelimin e subjektit më të ri politik është ish kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili edhe u zgjodhë Koordinator i këshillit nismëtarë i Partisë Demokratike, deri në Kuvendin e saj zgjedhor. Fillimisht gjatë promovimit të kësaj partie u propozua që mbledhjen ta udhëheqë Grupi punues në përbërje të: Nagip Arifi – kryesues, Rahim Rahimi, Arbër Pajaziti dhe Imran Aqifi, anëtarë, dhe Muhamet Jashari – proçesmbajtës. Si rezultat i ngulfatjes të të menduarit ndryshe, gjegjësisht si rezultat i filozofisë së veprimit politik sipas diktatit, të një personi, grupi i anëtarëve të kryesis së degës së PVD-së në Bujanoc, i përbërë nga 7 anëtarë nga gjithsej 15, vendosën ta njoftojnë opinionin e gjerë e në rend të parë votuesit shqiptarë të komunës së Buajnocit, se që nga dita e sotme e më tutje do të veprojnë me një organizim dhe strukturë të re politike me emrin – Partia Demokratike (PD), tha para të pranishmëve, e që ishin me një numër jashtëzakonishtë të madhë Nagip Arifi. Gjatë promovimit u tha se, nevoja e themelimit të këtij subjekti politik, del nga vet realiteti i krijuar: formimi i grupit të këhsilltarëve të pavarur nga seanca e parafundit e KK të Buajnocit, dhe së dyti, duke qenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe obligimet që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë për një përspektivë të ardhshme. Në këshillin nismëtarë të Partisë Demokratike u zgjodhën 25 persona, shumica prej tyre figura me ndikim dhe mjaftë të forta në degën e PVD-së në Bujanoc, të cilët për shkak të mosknaqsive si me degën ashtu edhe me qendrën e kësaj partie, vendosën të formojnë PD-në. Koordinatori i këshillit Nismëtarë i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Komunës së Bujanocit, fjalimin e tij e përmbylli me moton “NE DO TË VAZHDOJMË ATY KU E LAMË.RTV Presheva

However, I really can’t profess that my answers are the right ones because they are fluid, in constant flux from day to day, minute to minute, www.essaysheaven.com/ and student to student

One Response

  1. mefaili thotë:

    Me moton ne jemi te fjales dhe me fjalimin hyres. ta fillojm aty ku elam, me shkon ne mendja se keta as edhe nje gje nuk kane len pa bere, pervec KOORRUPSIONIT dhe gjerave te pista tjeter gje nuk kan se ta fillojn prap

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch