Home » Lajme, Vendore » Me moton “Duam librin shqip”, studentët bashkë me nxënësit e shkollave të Preshevës bënë marshin protestues

Me moton “Duam librin shqip”, studentët bashkë me nxënësit e shkollave të Preshevës bënë marshin protestues

Në bashkëpunim me studentët qe studjojne ne trojet etnike shqiptare, nxenesit e Preshevës marshuan ne drejtim te “Sheshit te deshmoreve” para godines se Komunes se Presheves ku paraqitën kerkesat e tyre per lejimin e perdorimit te teksteve ne gjuhen shqipe neper shkollat fillor dhe te mesme ne Lugine te Presheves.

Protesta per Abetaren - 1Të nderuar studentë, nxënës, prindër,

A mund të burgosen librat? Dëgjuam dikë të thoshte JO.
Por kjo s’është e vërtetë. Librat tanë janë burgosur dhe ata po trajtohen si mall i ndaluar.

Më lejoni që para jush të parafrazoj ish presidentin francez François Mitterand, i cili pat thënë se në qoftë se njeriu nuk është i rrethuar me libra, ai e humb kontaktin me botën. Dhe, tani më është vërtetuar se qeveria serbe këtë po e do, që ne të humbasim kontaktin me botën e qytetëruar, që pastaj të na akuzojnë se jemi analfabetë, të paditur, primitivë, të pacivilizuar, të dhunshëm, johumanë e terroristë.

Protesta per Abetaren - 2Por, ne mbi të gjitha duam që drita e diturisë të na shpjerë përpara, duam shkronjat tona shqipe në shkollat tona, duam librat tanë në gjuhën e bukur shqipe, duam për secilin shkollar nga një Abetare…

Të nderuar studentë, nxënës dhe ju prindër, periudha e iluminizmit ka kohë që ka kaluar por neve shteti serb po synon që akoma të na mbajnë në errësirë.

Protesta per Abetaren - 3Përmes burgosjes e mohimit të librit shqip, ata duan të na ndryjnë shpirtin me përdhunë. Por kjo kohë do të mbarojë një ditë, si çdo kohë e ndalimit, e dhunës e rrenës klluçe…

Tani e tutje, të nderuar qytetarë, shpirti jonë vetëm sa do të rebelohet më shumë e do të jetojë gjer në agun e një dite, një dite që patjetër do të çelë përmbi dhé.

Protesta per Abetaren - 5Udhëtim nëpër skëterrë, e quante shkrimtari fatin e shqiptarëve që prekin skëterrën në tokën e vet, atë skëterrë që e ofrojnë shtetet si ky, në emër të demokracisë.

Ne i drejtohemi qeverisë serbe, se libri është fanar ndriçues që ndrit skëterrat e ngritura nga ju.

Andaj, nga ky vend iu themi:
Lironi librat tanë!
Protesta per Abetaren - 6Kthjelluni dhe reflektoni, mos i pengoni shqiptarët autoktonë në Luginë të Preshevës që t’i ushtrojnë të drejtat e tyre.
Faleminderit!

– Fjalim i lexuar në emër të Këshillit të Studentëve të Luginës së Presheves, në protestën e sotme.

 

 

 

Protesta per Abetaren - 4

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch