Home » Lajme, PDSH » Me moton ” TË BASHKUAR DREJT FITORES ” PDSH ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Zhunicë & video

Me moton ” TË BASHKUAR DREJT FITORES ” PDSH ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Zhunicë & video

Me moton ” TË BASHKUAR DREJT FITORES “duke rethuar numrin NJË Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Zhunicë, në një ndër bastionet me te fuqishëm të PDSH nga ku vjen edhe kreu i këtij subjekti politik.

Në një atmosferë festive i madh e i  vogël  kishin daluar për ta pritur liderin e tyre Ragmi Mustafa.Fillimisht u prezantuan disa nga projektet që kjo bashkësi lokale ka realizuar me mjetet e tyre si dhe falë ndihmës së kryetarit të bashkëis lokale Selajdin Mustafa.

 

Para elektorit  fillimisht  ka folur kandidatja për këshilltare Afërdita Misini, e cila ka ftuar që të gjithë të unifikuar të rethojnë numrin 1 për fitoren e PDSH-ës.E  kur i erdhe radha liderit të PDSH -së Ragmi Mustafa simpatizantët nuk u përmbajtën dot  brohoritjet dhe thirrjet për fitore ishin nga të gjitha anët.

Ndërkaq kreu Mustafa-së rikujtoi momente kur PDSH nisi rrugëtimin e saj si një subjekt më mision realizimin e të të drejtave të shqiptareve .
Ai gjithashtu përgëzoi banorët e Zhunicës , si afaristët dhe diasporën për bashkëpunimin e tyre në realizimin e projekteve të shumta që sot janë në interes edhe të fshatrave tjerë si rruga që lidhë Preshevën me vendbanimet për tej magjistrales. Në fund zoti Mustafa tha se edhe çështja e arsimit do të vazhdojë të jetë prioritare në mandatin e ardhshëm ,ashtu që çdo i ri të regjistrohet në fakultetin e tij të preferuar. Tubimin kreu i PDSH e përmbylli me besimin se shqiptarët edhe këtë herë do të përqafojn  Partin Demokratike Shqiptare duke rethuar numrin një me moton ” TË BASHKUAR DREJT FITORES “.

E këtë mesazh pas tubimit e përcolli dhe më tej atmosfera e festive e simpatizantëve.

4 Responses

  1. Lushi thotë:

    Shihe more edhe Selim Brosha aty.e paska ndryshyar fizionomine

  2. abeja thotë:

    ky sajti kosovalindore.com a i PDSH-s eshte apo cka eshte puna??? Shka ke kjo vec tubimet e pdsh-s ketu ku jan tjerat parti, hec e hyn tane ne ket sajt…

    • KosovaLindore thotë:

      Ky sajt është i të gjithëve pa dallim, pra, i të gjithë atyre që dërgojnë artikujt e tyre. Nuk jemi kundër askujt që e shohin të arsyeshme të publikojnë atë që ato subjekte dëshirojnë ti publikojnë dhe asnjëherë nuk ka ndodhë që të huazojmë ndonjë lajm (artikull) nga ueb-sajtet tjera si motra, përveç nëse ata shprehin dëshirë që ta publikojnë ndonjë artikull që është i karakterit të interesit të këtij rajoni. Ju pëlqen ose jo kjo përgjigje, e vërteta qëndron pikërisht kështu. Nëse jeni simpatizues i ndonjë subjekti që nuk po shihni përfaqësim, mirë është që ti pytni ata se është kështu apo jo i nderuar vizitorë. Sa i përket video inçizimeve që i dërgon PDSH-ja, neve nga përfaqësuesi i tyre na servohet materiali i montuar dhe për shërbimin që ua kryejm në këso raste ata e kryejn obligimin që u takon ndaj shërbimeve që ua kryejm. Me gjithë respekt juve dhe gjithë vizitorëve tanë nga Kosova Lindore.

  3. Dave thotë:

    UnebDuke pasur parasysh nevojebn pebr njeb aoesnshr shkalleb, aoesnshr pebr teb kryer kebteb lloj profili Tqazamnd njeb klaseb teb dyteb, shpenzimet lidhur me blerjen, instalimin dhe Bhrbrdary, ju lutem debrgoni me mua. Faleminderit

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch