Home » Lajme » MË NË FUND RIGJYKIMI FILLOI

MË NË FUND RIGJYKIMI FILLOI

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE
Albanian National Movement
orhan.rexhepi@live.com
Preshevë

MË NË FUND RIGJYKIMI FILLOI

Dje, më datë 23 Prill 2012, në Gjyqin e Qarkut në Beograd, pas shumë e shumë peripecive të qëllimshme filloi RIGJYKIMI kundër 17 Shqiptarëve (Lënda është ribashkuar) nga Lugina e Preshevës, të cilët akuzohen për kinse krime lufte ndaj Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun.

Pas leximit të AKTAKUZËS së rikonstruktuar dhe pas hedhjes poshtë të saj nga ana e djemëve tanë si montim politik, FJALËN e PARË e tha edhe i ekstaraduari nga Zvicra
SHEMSI NUHIU, i cili gjithashtu menjëherë dëshmoi se i tërë procesi është i montuar politikisht, dhe më kryesorja, u dëshmua se ai asnjëherë nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Pastaj u paraqitën tre dëshmitarë, dy të PROKURORISË, Aleksandar dhe Mirosllav Stoshiq (të dy nga Gjilani) dhe një i palës Mbrojtëse, Psikolog-ja Snezhana Kitanoviq. Për çudi, edhe dy të parët ishin në favor të djemve tanë.

E tërë Seanca gjyqësore zgjati rreth pesë orë e gjysmë.

Vazhdimi i ri-Gjykimit u caktua për datat 24 dhe 25 Maj 2012, edhepse sipas ligjeve Serbe ky RIGJYKIM duhet të përfundojë më 7 Maj 2012.

24. 4. 2012
Beograd-Preshevë
LKSH
Orhan Rexhepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch