Home » Lajme, PDK, Vendore » ME OBAMËN FITOI AMERIKA DHE BOTA

ME OBAMËN FITOI AMERIKA DHE BOTA

Partia Demokratike Kombëtare, fitoren e Barak Obamës, në krye të Shtëpisë së Bardhë, e vlerëson fitore të rëndësishme për SHBA-të dhe mbarë botën.

 

Rizgjedhja për mandatin e dytë në krye të shtetit më të fortë në botë e Obamës, tregon qartë besimin e zgjedhësve Amerikan, për një burrshtetas, i cili gjithnjë po tregon një

frymë të re të përparimit dhe demokracisë.

 

PDK, gjithashtu, vlerëson se fitorja e Obamës është edhe fitore e shqiptarëve kudo qofshin ata, pra edhe të Kosovës Lindore, të cilët me gëzim të madh pritën fitoren e presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë.

 

Partia Demokratike Kombëtare, përgëzon fitoren e Obamës dhe popullit amerikan, duke i dëshiruar suksese të reja në rrugën e përparimit dhe afirmimit të demokracisë amerikanë, thuhet në mesazhin e urimit të liderit të PDK-së, z. Nexhmedin Saqipi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch