Home » Sport » Me përkushtim në punë arrihen rezultate, ja si është përmirësuar gjendja e barit të stadiumit

Me përkushtim në punë arrihen rezultate, ja si është përmirësuar gjendja e barit të stadiumit

Për stadiumin e qytetit në Preshevë kohë më parë është ngritur mjaftë debat medial. Shkak i këti debati ishte tharja e barit të stadiumit i cili në mungesë të ujit për ujitje ishte tharë gati tërësisht. Ish Kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi kishte kontraktuar rregullimin e barit dhe vendosjen e sistemit të ri të ujitjes me ç’rast ishte kontraktuar të vendoset sistem mjaft modern për ujitje, e që të aktivizohej ky sistem kërkonte shtypje të fortë dhe sasi të madhe të ujit. Por ishte bërë një gabim pasi që bari ishte vendosur pa u siguruar uji paraprakisht dhe në munges të ujit bari gati se ishte tharë në tërësi dhe egzistonte rreziku potencial që ky investim të dështonte.

Pas ndryshimeve në pushtetin lokal, Kryetarja e Komunës Ardita Sinani sapo u emërua në postin e ri menjëher u deshtë të ballafaqohet me këtë problem dhe kishte dy mundësi: ta lejojë barin në mëshirë të fatit ose të siguroj fonde për gjetjen e burimit të ujit për ujitje. Fatmirësisht u gjetën fonde nga buxheti komunal për shpimin e pusit të ri me ç’rast doli sasi e konsiderueshme e ujit dhe Sekretari i OKF-së Besim Nasufi me një punë të palodhshme arriti që në tërësi ta sanojë problematikën e barit që shumëkush kishte humbur shpresat se stadiumi do të gjelbërohet përsëri. Siç duket edhe në fotografit e më poshtme bari në stadium tani më është plotësisht i gjelbëruar dhe falë angazhimit të Kryetares Sinani në sigurimin e fondeve për hapjen e pusit si dhe sekretarit Besim Nasufi i cili shpesh shihet edhe në orët e vona të natës duke ujitur, stadiumi i qytetit tani më ka një pamje çfarë do duhej ta ketë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore