Home » Histori, Lajme » Me përvjetorët e trishtimit njerëzor – MOBILIZIMI – DHUNA DHE SFIDAT

Me përvjetorët e trishtimit njerëzor – MOBILIZIMI – DHUNA DHE SFIDAT

Libri MobilizimiPo mbushen 17 vjet, nga dita e Mobilizimit të dhunshëm. Personazhi i gjallë i këtyre ngjarjeve sa të dhimbshme edhe aq krenare, Nexhmedin Saqipi, përkujton trishtimin njerëzor me një libër monografik, i cili së shpejti do ta shoh dritën e botimit.

 

Të gjithë e pranojnë se nga presionet dhe provokimet më të rënda psikike, ishte  Mobilizimi i dhunshëm. “Për ta pranuar mobilizimin, është dashur shumë guxim, maturi, këmbëngulësi, besim, për t’u bërë “kurban i popullit” për ta shpëtuar popullatën nga eksodi i vërtetë”, thotë, autori i librit, Nexhmedin Saqipi, i cili me mjeshtëri i ka përshkruar ngjarjet, që I prinë dhe pasuan Mobilizimit.

 

JehonaMë 24 prill 1999, ditë e shtunë, lajmi merr dhenë se janë ftuar 150 të rinj vetëm  nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit, me ftesë për tu mobilizuar në radhën e Ushtrisë Jugosllave, me moton “ta mbrojmë Atdheun!”.

 

Ftesa për mobilizim erdhi pikërisht pasi Ushtria  Jugosllave  u vërtetua se Tërnoci ishte i palëkundur në rrugën e qëndresës për t’i mos i braktisur vatrat stërgjyshore. Këtë stoicizëm qytetarët tërnocas e treguan edhe pas një varg provokimesh nga radhët e pushtetit ushtarak qoftë përmes kërcënimeve, bastisjeve, qoftë përmes nxjerrjes me dhunë nga shtëpitë dhe dërgimi mbi fshat te vendi i quajtur “te Muri”.

 

Bujanoci dhe Presheva, ishin kthyer me sy e veshë nga Tërnoci. Pritnin kolonat e të zhvendosurve, për të ikur në Maqedoni dhe më larg, por ja që ndodhi Mobilizimi dhe të mobilizuarit i dhanë fund eksodit të tmerrshëm.

 

Libri përbëhet prej 5 kapitujve, nëpër të cilat përshkruhen ngjarjet, që nga vitet e 90 – ta e deri, në vitin 1999, kur ndodhi Mobilizimi dhe ngjarjet që pasuan pas tij.

 

Nexhmedin Saqipi, autori i librit monografik “Mobilizimi – dhuna dhe sfidat”, paraqet një kontribut serioz për një periudhë të frikshme dhe të rrezikshme nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar.

 

Libri monografik “Mobilizimi – dhuna dhe sfidat”, do të përmbush një boshllëk rreth një ngjarje reale e cila ngriti peshë njerëzimin, si dhe do të jetë një udhë-rrëfim për brezat e rinj, për të mësuar për të kaluarën dhe një përkujtim për brezat e vjetër, të cilët e provuan vetë një periudhë,që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën njerëzore,të Tërnocit dhe më gjerë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch